Gazeta TELEGRAF
Ja si projekti i rrugës Uji i Ftohtë – Orikum do t’u vihet në shërbim anëtarëve të bandës së “Rilindjes”, duke prishur ndërtime turistike dhe dëbuar pronarët vlonjatë
Zoti kryetar: Gjeni forca dhe ndërprisni projektin e rëndomtë të rikostruksionit rrugës së Kalasë. Ai nuk zgjidh komunikimin me vijën bregdetare dhe ka kosto të lartë ndërtimore dhe njerëzore. Ballafaqoheni me projektin novatortë zgjerimit detar,’Uji i Ftohtë-Radhimë’, i cili realizon në selinë e belvederes Gjirit, një aveny balneare dhe turistike. Duke kthyer bregdetin shkëmbor në një plazh ranor dhe duke realizuar komunikimin e lirë me gjithë banorët dhe turistët e Kalasë.
MBI RIKOSTRUKSIONIN E RRUGËS UJI FTOHTË-ORIKUM
1. Më dt.18/7/2020 Bashkia Vlorë prezanton projektin e Rikostruksionit rrugor Uji Ftohtë-Orikum me gjatësi10,3 km, ose nga Tuneli deri te marina e Orikumit: e cila është rruga e vetme që lidh Vlorën me Orikumin. Projekti parashikon zgjerimin, rregullimin, shtimin e korsive të biçikletave dhe ndërtimin e dy mbikalimeve, për të lehtësuar qarkullimin e brendshëm, sidomos në zonën e Kalasë. Rikostruksioni sjell përmirësime, por shoqërohet me koston e prishjeve të ndërtimeve turistike, pa llogaritur dëmet dhe dhimbjen njerëzore të pronarëve të objekteve që do të sakrifikohen.
2. Por rikostruksioni nuk rregullon marrëdhënien midis ndërtimeve turistike dhe bregdetit, për të cilën janë ndërtuar të gjitha objektet bregdetare. Sipas hierarkisë të interesave të turizmit dhe turistëve, duhet rregulluar komunikimi me gjithë vijën bregdetare dhe në vijim të realizohet rikostruksioni i rrugës egzistuese. Rikostruksionet e rrugëve nuk janë projekte krijuese, por një rutinë teknike që kanë dhe kosto të lartë, ekonomike dhe shoqërore , sepse prishin dhe shumë ndërtime egzistuese. Prandaj në ndihmë projekti krijues i zgjerimit të bregdetit nga tuneli Uji Ftohtë deri në Radhimë. I cili siguron një autostradë bregdetare , mjedis të gjelbëruar dhe një hapsirë balneare me rërë për banjo detare. Njëkohësisht zgjidh dhe kalimin e turistave për në Jug.
ÇFARË PËRFAQËSON BELVEDERJA NATYRALE UJI FTOHTË-RADHIMË-ORIKUM
3. Nga ana urbane terreni kodrinor formon ballkonin linear natyror më të gjatë dhe më turistikun, në mjedisin balnear të gjirit të Vlorë. Nga ana fizike përbëhet nga formacione me pjerësi të butë dhe të përshtatshme për ndërtime të shkallëzuara urbane. Si pozicion gjeografik gjendet në qoshe të Gjirit të Vlorës, i orientuar drejt Jug-Perëndimit i mbrojtur nga korentet Veri-Lindore dhe i ventiluar nga flladet detare, që kur inteferohen në Mezzo Kanal, shtojnë freskinë në relievin e Kala-Radhimës. Si bukuri natyrore, bashkëjeton me gjithë refleksin e ujrave detare të Gjirit tëVlorës, duke u konsideruar si selia ose belvederja e turizmit vlonjat.
4. Por veç tyre bregdeti ka dhe disa bonuse gjeo-administrative. Nën mbikqyrjen e relievit Orikum-Radhimë- Uji Ftohtë dhe me sinor fundor shkëmbin e Tynelit, merr fund pronësia bregdetare e detit Mesdhe. Që nga ana gjeografike nënkupton hipotekën bregdetare të Jonit me Adriatikun. Ndërsa ndarja elastike ujore realizohet në Gjirin e Vlorës.Tërësia e prurjeve natyrore është arsyeja që në skrapatën e Kala-Radhimës janë realizuar ndërtime agresive të gjitha kategorive urbane. Mjedisi përshkohet nga një rrugë kryesore nga Tyneli Uji Ftohtë deri në Radhimë-Orikum, e cila është ndërtuar dhe rikonstruktuar sipas gjurmës egzistuese, e pa u lidhur me bregdetin dhe ndërtimet përreth.
VARIANTI I ZGJERIMIT TË BREGUT UJI FTOHTË-RADHIMË
5. Në bregdetin Uji Ftohtë-Radhimë realizohet mbi 83% e aktivitetit turistik të Vlorës. Por marrëdhënia me vijën bregdetare është e kufizuar dhe pjesore. Për arsye të bregdetit shkëmbor . Banorët dhe turistët zbresin me vështirësi për banjo detare, dhe nuk shfrytëzojnë gjithë perimetrin e bregdetit. Në zona të caktuara gëlqerorët e thepisur, jo vetëm nuk lejojnë banjot detare, por evidentojnë pamje natyrale, të egra dhe jo miqësore. Megjithëse pronarët e ambienteve turistike kanë ndërtuar plazhe e brigje private, ato nuk plotësojnë nevojat publike për banjot detare. Por objekti kryesor i nji pushuesi është vështrimi direkt i bregdetit dhe detit, zbritja dhe qëndrimi sa më komod pranë vijës bregedtare dhe larja sipas dëshirës në ujrat detare. Për të realizuar që i gjithë bregu shkëmbor Uji Ftohtë-Radhimë të bëhet i shfrytëzueshëm, studimi parashikon që të merret nga deti, një sipërfaqe detare gjërësi B=60-100-150m. Kjo ndërhyrje bregdetare do të zbatohet në bregdetin nga Tyneli Uji Ftohtë deri te Delta e Lumit Radhimë me gjatësi deri L=7,4-10,3 km. Duke gërmuar shkëmbin realizohet mbushja , nivelimi dhe sistemimi i sipërfaqes, që merret nga deti, njëkohësisht rregullohet zbritja e shkallëzuar e pushuesve nga banesa deri në vijën bregdetare fushore. Projekti është plotësuar dhe me një variant të mekanizimit të zbritjeve, nëpërmjet elektro-shkallëve si në supermarkete, ashensorë, planeve me kremalier ejt, sidomos 2,5 km e para, ku bregdeti është shumë i thyer. Në gjirin e Vlorës ka një korrent detar të fuqishëm antiorar, që mban të pastër detin në Gjirin Vlorës, i cili duke u ndeshur me thyerjet shkëmbore shton errozionin e bregut turistik. Zgjerimi bregdetar e lehtëson qarkulllimin sipërfaqësor dhe fundor të ujrave detare.
“Shumë elementë arkitektonik dhe funksional nuk mund të evidentohen në formatet e shkrimeve mediatike, por koncepti i zgjerimit urban dhe kostruktiv është detajuar për publikun e gjërë”
“SI DO TË REALIZOHET ZGJERIMI I BREGDETIT NGA ANA KOSTRUKTIVE.
6. Zgjerimi dhe rregullimi i brigjeve shkëmborë ose të çregullta, është bërë me një proces hidroteknik të zakonshëm në ndërtimet hidro urbane, portuale, në brigjet e deteve,lumejve, liqeneve,lagunave etj. Nëpërmjet vendosjes së kollonave të ngulura në tabanin e hapësirave ujore ose palankolave, realizohen mbrojtjet dhe përmirësimet e brigjeve, ndërtohen porte dhe terminale, sigurohen terrene bujqësore dhe përfitohen terrene etj. Me këto metoda të thjeshta jo vetëm zgjerohet bregdeti i Kalasë, por futet një praktikë e re në sistemimin e brigjeve detare, lumore në vendin tonë etj.
7. Nga ana teknike zgjerimi i vijës së bregdetit duhet të fillojë nga fundi i zgjatimit jugor të Lungo Mares. Ajo gjendet rreth 700 m larg Tynelit Ujit Ftohtë dhe ka një gjerësi dalje në det B=35m.
8.Projekti parashikon që në aksin e Tynelit, dhe në daljet ekstremale të ish Fabrikës së vajit dhe të Kalasë , zgjerimi detar do të ketë gjerësinë të B=60-80m. Ndërsa gjiret e ngushta apo xhepat shkëmborë arrrijnë gjerësinë bregdetare mbi 100-150m dhe më shumë. Kollonat janë të ngjashme me pilotat, që ngulen në gropat e themeleve të godinave, por me ndryshimin se këto të gjirit të Vlorës, inkastrohen në tabanin shkëmbor të detit, në prezencë të thellësisë detare 12-20m. Përforatriçet lundruese që realizojnë çpimin, vendosjen e kallëpit dhe derdhjen e pilotave të betonit. Në gjirin e mbrojtur të Vlorës, makineritë lundruese punojnë në kushte shumë komode . Fig.2. 8. Projekti parashikon vendosjen e kollonave rrethore me diameter D=60-80…100 cm në largësinë mes.B=25m. Për formimin e murit vertikal mund të vendosen soleta apo trarë të parapregatitur Fig.3. Ndërsa në zonat e cekëta mund të përdoret vendosja e Palankolave e kombinuar me Pilota me dimensione të vogla. Nga zgjerim i bregdetit përfitohet S=75 Ha sipërfaqe bregdetare, e cila do të mbushet duke gërmuar shkëmbijtë e thepisur të brigjeve natyrale të kalasë dhe duke sistemuar sip e përfituar. Kostua e zgjerimit të vijës bregdetare është afërsisht e njëjtë me atë të rikostruksionit të rrugës Uji Ftohtë-Orikum. Por nuk është praktikuar nga specialistët, sepse është e panjohur dhe e pa aplikuar në ndërtimet vendore. Pa ditur se një ditë do të realizohej rikostruksioni i rrugës Uji Ftohtë-Orikum, në botimin Mesdheu –Adriatiku dhe Projektimi Porteve … është realizuar nji kapitull që trajton zgjerimin e bregdetit Tynel-Orikum nëpërmjet sistemit pilotave.
“Nga ana teknike zgjerimi i vijës së bregdetit duhet të fillojë nga fundi i zgjatimit jugor të Lungo Mares. Ajo gjendet rreth 700m larg Tynelit Ujit Ftohtë dhe ka një gjerësi dalje në det B=35m”
KOMPOZIMI I ZGJERIMIT TË BREGDETIT
9. Nga zgjerimi i bregdetit përfitohet një sipëfaqe fushore bregdetare min S=750 000 m2. E cila ka si qëllim kryesor të kthejë bregdetin e Kalasë në në Aveny apo Autostradë turistike me gjerësi min 80m, me 3 funksionet e pedonales relaksit, banjove detare dhe konsumit e qarkullimit tranzit të mjeteve. Nëkohësisht duke gërmuar shkëmbin për mbushjen e zgjerimit detar, do të përpunohen e ndërtohen shkallëzime, që banorët dhe turistët e kalasë të zbresin direkt në zgjerimin detar. Në fig Fig.5. jepet varianti nji prerje të zgjerimit bregdetar. Në anën e majtë të dizenjos , dallohen dy seksione tynelesh me nga dy vija kalimi secili. Projekti parashikon që në rrëzë të zgjerimit bregdetar, të ndërtohen katër vija kalimi 2+2 (VajtjeArdhje) dhe parkime, të cilat mbulohen ose mbyllen elementë të parapregatitur, duke formuar seksionet katrore apo harkore të galerive apo tyneleve me shumë hyrje- dalje me qëllim që tranziti për në jug të shijojë kënaqësinë e qëndrimit në zgjerimin bregdetar, ndërsa lokalet e shërbimit të përfitojnë koston e konsumit turistik. Mbi galeri apo tynelet e formuara janë parashikuar shkallë zbritëse dhe ngrehina turistike të gjitha kategorive. Projekti parashikon që në vijën detare të sistemohet një gjerësi bregdetare b=50m, me një shtresë rëre, me trashësi H=50cm, që mund të merret në zonën e Deltës së Vjosës, ose Akërnisë. Ajo plotëson kushtet dhe kërkesat e banjove detare.
10. Natyrisht që planimetria e zgjerimit bregdetar do t’i nënështrohet përpunimit urban dhe arkitektonik në disa variante. Por autorët do fiksonin disa elementë që janë të detyruar për planin arkitektonik.Vendosja e infrastrukturës tyneleve apo galerive, brezit me rërë balneare, sistemit të rrjetit komunal të ujrave të bardha dhe të zeza, ndërtimit në brendësi të zgjerimit të pishinave apo vëndeve të banjove, të grup moshave të ndryshme janë të detyruara.Vlen të theksohet se në bregun e ri detar thellësia është e menjëhershme, ajo shkon 5-8-10—-20m. Për të shmangur rënien në thellësi, studimi ka parashikuar që në bordure të vendosen tre trarë konsola që krijojnë thellësi H=50 cm,100cm,150 cm. Ato zgjaten si taban deri në rreth 10 m (3×3,3) m. Ky koncept është materializuar dhe në figurën Fig.5.Aty jepet dhe një simbolikë të ndërtimit të pishinave në brendësi të zgjerimit detar. Projekti urbano- arkitektonik parashikon dhe sipërfaqet e gjelbëra dhe lojrave, korsitë e biçikletave. Në fig,5. jepen dhe prerjet e katër shkallëve zbritëse dhe shesh pushimeve respektive.Nga studimi i relievit kodrinor dhe vendosjes së godinave të ndërtuara turistike janë parashikuar të ndërtohen shkallë zbritëse në varësi të vendit, të paktën çdo 100-150 m largësi. Shumë elementë arkitektonik dhe funksional nuk mund të evidentohen në formatet e shkrimeve mediatike, por koncpeti i zgjerimit urban dhe kostruktiv është detajuar për publikun e gjërë.
“Rikostruksionet e rrugëve nuk janë projekte krijuese, por një rutinë teknike që kanë dhe kosto të lartë, ekonomike dhe shoqërore, sepse prishin dhe shumë ndërtime egzistuese. Prandaj në ndihmë projekti krijues i zgjerimit të bregdetit nga tuneli Uji Ftohtë deri në Radhimë”.
11. Autorët argumentojnë se zgjerimi bregdetar duhet të realizohet para rikostruksionit të rrugës Kalasë. Sepse do zgjidhte shumë kërkesa dhe do të eleminonte shumë vepra arti që janë parashikuar në preventivin e rikostruksionit duke përgjysmuar koston e ndërtimeve dhe prishjeve urbane. Prandaj i takon drejtuesit të bashkisë Vlorë, Z.Kryetar i Bashkisë Vlorë; Gjeni forca dhe ndërprisni projektin e rëndomtë të rikostruksionit të rrugës Kalasë. Ai nuk zgjidh komunikimin me vijën bregdetare për arsye të bregut shkëmbor. Ballafaqoheni me projektin novator të zgjerimit detar Ujit Ftohtë në Radhimë që realizon në selinë e belvederes Gjirit Vlorë një aveny balneare e turistike, cila do të kthente bregdetin shkëmbor në një plazh ranor dhe do të realizonte komunikimin e lirë me gjithë banorët dhe turistët e kalasë . Zgjerimi i bregdetit Kalasë është i detyruar të realizohet. Ajo jo vetëm i shërben perpektivës së turizmit në Gjirin Vlorë, por edhe gjithë bregdetit Shqiptar. Në qoftë se do të realizohet mbas rikostruksionit të rrugës Kalasë kjo do të kishte një kosto shtesë për ekonominë shqiptare. Nga ana tjetër do të pengonte aktivitetin turistik në belvederen e Gjirit Vlorë.