Presidenti Meta : Mirënjohje dhe falenderime për mesazhet e mençura dhe për ndihmën e jashtëzakonshme të dhënë nga udhëheqësit tanë fetarë

234
Sigal

Mbrëmjen e sotme, Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale,  i uron shqiptarëve një natë të mirë e të qetë dhe përcjell disa fotografi nga mbledhje e sotme e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

Në shkrimin e tij, Presidenti Meta, shpreh mirënjohje dhe falenderime të pafundëta për mesazhet dhe ndihmën e jashtëzakonshme të dhënë nga këta udhëheqës fetarë, sidomos në këtë periudhë të vështirë pandemie.

Mesazhi i tij i plotë :

Me urimin për një natë të mirë, të qetë e të paqtë në familjet tuaja, po ndaj me ju këto foto sa një mijë fjalë, nga mbledhja e sotme e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.
Mirënjohje dhe falenderime pafund për mesazhet e mençura dhe për ndihmën e jashtëzakonshme të dhënë nga udhëheqësit tanë të ndritur fetarë, veçanërisht në këtë periudhë të vështirë pandemie, për njerëzit në nevojë në mbarë vendin.
Kombi shqiptar ndihet krenar për harmoninë e mrekullueshme ndërfetare!