Itali/ Goditet organizata e prostitucionit, në krye të bandës një shqiptare

380
Sigal

Katër nga nëntë anëtarët e organizatës kriminale që ushtronin prōstitucion, vjedhje dhe trafikim drōge kanë rënë në prangat e policisë italiane. Mediat fqinje shkruajnë se hetimet për organizatën nisën në vitin 2016 dhe pjesë e saj ishin shqiptarë, rumunë, si dhe italianë.

Të arrestuarit

Mësohet se në krye të organizatës kríminale ishte shqiptarja e arrestuara, Liljana Shoshari, 35-vjeç, banuese në Rezzato. Dyshohet se Shoshari shfrytëzonte prōstitutat dhe shiste drōgë.

Gjithashtu mes të arrestuarve ishte shoferi si dhe personi që shpërndante vajzat në ‘vendet e punës’. Ai është shtetasi nga Kalabria, Ludovico Ratta, 61-vjeç, banues në Reggio Emilia. Ndërsa rumuni, Ionica Paun, 38-vjeç gjithashtu banor i Rezzato kishte për detyrë të gjente pozicionet më të mira në rrugë për vajzat që prōstituonin.

Po ashtu është arrestuar edhe shqiptari, Emiljano Osmani, 27-vjeç, shok i drejtueses së grupit, i cili merrej me kontrollin e vajzave prōstituta.

Në arrati 5 persona

Autoritetet fqinje bëjnë me dije se pesë personat e tjerë janë në arrati. Policia beson se të arratisurit janë jashtë vendit. Tashmë ata janë identifikuar dhe për arrestimin e tyre është angazhuar Interpoli.

Mësohet se personat në arrati janë rreth 21 vjeç, si dhe një çift që ishte banues i Reggio.

Mediat italiane shkruajnë se pas zbulimit dhe goditjes së organizatës kriminale duhet të kuptohet se kush e ka mbështetur atë për përdorimin e apartamenteve, ku vajzat çonin klientët.

Në rrugët e Reggio Emilia, më saktësisht në Via Emilia në kufirin me Parmas vajzat që prostituoheshin flisnin shqip.

Të dhënat tregojnë shfrytëzimin e një numri të madh vajzash midis moshës 20 dhe 30 vjeç, por karabinierët nuk përjashtojnë edhe përfshirjen e disa të miturve. Vajzat e reja u sollën nga Shqipëria dhe Rumania, në Brescia. Nga atje, të paktën një herë në ditë, por më shpesh dy ose tre, ata u sollën në Reggio Emilia për ‘të punuar’.

Gjithashtu ne disa raste vajzave i janë dhënë edhe disa kilogramë kōkainë për t’i transportuar nga një qytet në një tjetër.

“Secila kishte detyra specifike” – shpjegoi Josè Ghisilieri, komandant i karabinierëve të Castelnovo Monti: “Ato ishin në gjendje të bënin qindra kilometra në ditë”.

Gjithashtu mësohet se njëri nga të arrestuarit më herët, kur edhe nisën hetimet, Leonard Keci ishte furnizuar me drōgë nga shqiptarët Shoshari dhe Osmani, çka ndriti edhe dyshimet për ekzistencën e një organizate kríminale.