Çfarë u gjet në çantën e zezë që alarmoi qytetarët pranë ambasadës ruse në Tiranë

88
Sigal

Një çantë e dyshimtë është pikasur në orët e mesditës së sotme te bulevardi “Bajram Curri” pranë ambasadës ruse në Tiranë.

Çanta ka alarmuar kalimtarët të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka mbërritur në vendngjarje duke rrethuar zonën.Ajo më pas ka hapur çantën në brendësi të së cilës kishte vetëm disa rroba trupi.“Më datë 05.06.2020, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur bulevardi “Bajram Curri“, në afërsi të një objekti të rëndësisë së veçantë është gjetur një çantë e dyshimtë, ngjyrë e zezë, e cila u hap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, dhe në brendësi të saj kishte disa rroba trupi.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al