“Ushtarët e ERE” miratojnë vendimin që do karbonizojë qytetarët në dimër, katërfishojnë çmimin e energjisë elektrike

141
Sigal

Në muajin dhjetor 71 278 familje shqiptare harxhojnë më shumë se 800 kilovat orë (energji elektrike) në muaj dimri. Një në dhjetë familje e shkel pragun prej 800 kv dhe për pasojë preket nga rritja e çmimit dhe e tarifës për konsum të energjisë elektrike. Ky është vlerësim i bërë nga Open Data Albania. Edhe pse qeveria shqiptare fillimisht u shpreh se një masë e tillë do të prekte rreth 40 mijë familje, rezulton dyfish.

Enti rregullator i energjisë miratoi  rritjen me 4.4 herë të çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë që shpenzojnë më shumë se 800 kwh në muaj. Nga 1 tetori deri në 31 dhjetor familjet që do shpenzojnë mbi 800 kWh në muaj do faturohen me 42 lekë për kilovat.

Përfaqësuesi i Furnizuesit të Shërbimit Universal paraqiti në mbledhjen e Bordit të Entit Rregullator “kërkesën për çmimin për 800 kwh.

“Ky ndryshim në rritjen e çmimit për sasinë mbi 800 kwh do rrisë shpenzimet e blerjes së energjisë në periudhën tetor-dhjetor 2022 me 1.8 miliardë lekë. Bazuar në nevojën për të ardhura për shkak te rritjes se kostos së energjisë vlerësojmë se çmimi të jetë 42 lekë për kwh për konsumin familjar mbi 800 kwh në muaj rikuperon koston e blerjes së energjisë duke siguruar likuiditet të nevojshëm për FSHU, për garantimin e furnizimit me energji elektrike”, u shpreh ai.

Familjet që shpenzojnë deri në 800 kilovat energji elektrike në muaj, do të paguajnë çmimin prej 9.5 lekë/kwh. Ndërsa konsumatorët familjarë që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat, do të paguajnë çmimin prej 42.95 lekë/kwh për çdo sasi kilovati më tepër se 800 (kjo sipas Propozimit FSHU data 22 shtator).

Si rezultat i propozimit të këtij çmimi të ri, pritet që Familjet që konsumojnë mbi 800 kwh, për periudhën tetor-dhjetor 2022 1.92 miliardë lekë në muaj apo 96% më shumë se në të njëjtën periudhë 2021

Për periudhën tetor-dhjetor parashikohet konsum total i energjisë elektrike 831,070,793 kËh në të dyja fashat, me vlerë totale 3.86 miliardë lekë nëse zbatohet çmimi 42 Lekë/kwh për klientët familje që konsumojnë më shumë se 800 kwh në muaj.

Për shembull: Një familje konsumon 1000 kilovat energji elektrike në muaj, për këtë sasi të shpenzuar përpara 1 tetorit 2022, ajo duhet të paguajë 11,400 lekë me TVSH (1000 kwh 9.5 lekë/kwh plus 20 % TVSH). Pas 1 tetorit, po e njëjta sasi e konsumuar do të faturohet total 18 920 lekë me TVSH ku 800 kwh do të llogariten me 9.5 lekë për kwh, ndërsa 200 kw llogariten me çmimin 42 lekë për kwh plus TVSH mbi çmimin e shitjes prej 20%. Për të njëjtën sasi të konsumuar, konsumatori Familjar do të paguajë 7 520 lekë apo rreth 66% më shumë.