Sekserët e shëndetësisë! Drejtoresha e Manastirliut jep 1 miliard lekë brenda ditës për tendera

230
Sigal

Ministria e Shëndetësisë ka hapur ditët e fundit “thesin” e parave publike, të furnizuara nga taksat e shqiptarëve, të cilat po ua shpërndan oligarkëve kryesorë të fushës. Tendera në vlerë të frikshme po ofrohen nga Manastirliu dhe titullarët e institucioneve në varësi të saj.

Silvana Bala drejtoresha e Shefqet Ndroqit i ka dhënë një pjesë të majme të përmbajtjes së thesit të parave publike Adil Canit. Pronari i kompanisë Greemed shpk sipas joq është shpallur fitues nga Bala në dy tendera si konkurrent i vetëm në garë.

Procedurat e Prokurimit Publik janë shënuar me Flamur të Kuq, në shkelje të ligjit të Prokurimeve Publike, gjë që hedh indicie për hetim nga organet ligjzbatuese.

Të dyja lotet e tenderit i janë dhënë kompanisë së Canit si t’i ishte thënë: Fut dorën në thes e nxirr 1 miliardë lekë të popullit, t’i hash gëzuar!

Sponsori i klubit sportiv KF Korabi të Peshkopisë i është dhënë për 1 ditë 1 miliard lekë nga taksat e popullit në shkelje të ligjit.