Isuf Tushe, Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike
-Pse kryeministri Rama mashtronte popullin me cilësinë gjoja të dobët të naftës tonë dhe për teknologjinë gjoja të vjetër të Uzinës Përpunimit Thellë të Naftës, Ballsh?!
-Dikur naftën e përpunonim dhe shumicën e karburanteve i dërgonim me linjë hekurudhore në portin e Durrësit dhe në atë të Vlorës për eksport.
Një krim i rëndë kombëtar i veshur me shumë mistere, që konvergjojnë vetëm në një pike: vjedhje dhe korrupsion në përmasa të mëdha i klasës politike shqiptare, ashiqare në sytë e gjithë popullit, pa ju dridhur qerpiku, thua është trimëri kjo që bëjnë me pasuritë dhe popullin e tyre? Është zgjuarësi, apo është krim?! Më duket më e drejtë ta quaj kështu me plot gojën dhe shteti është paralizuar para tij. Dikur naftën e përpunonim dhe shumicën e karburanteve i dërgonim me linjë hekurudhore në portin e Durrësit dhe në atë të Vlorës për eksport, shiteshin me ҫmimin e tregut dhe të ardhurat i përdorte shteti për ekonominë kombëtare dhe mirëqënien sociale të popullatës.
Kohët ndryshuan me ardhjen e “Demokracisë”, sigurisht për sprapëthi. Ka 30 vjet që këtë linjë hekurudhore në drejtim të qytetit bregdetar të Vlorës po e përdorin rëndshëm hajdutët mafioz të politikës, oligarkët e qeverisë dhe konҫesionarët për të eksportuar naftën bruto, ARIN E ZI, që vjedhin nga vendburimet ekzistuese. Atje pranë detit, në Vlorë, e presin ujqërit e tjerë, po aq mafioz dhe hajdut, të shtetit me emrin “doganier”, që e përcjellin atë përtej detit në rafineritë e Europës, me ҫmime sipas dëshirës dhe paratë e shitjes nuk kthehen më në këtë vend për t’u vënë në shërbim të popullit dhe ekonomisë si më parë, por arkëtohen direkt në llogaritë bankare, të fshehura në parajsat fiskale offshore, të politikanëve dhe konҫesionarëve. Edhe lirë mund ta shesin, sepse mall pa zot është dhe falas e kanë, ja u ka falur shteti konҫesionarëve në këmbim të hajdutëve të tij që ka fshehur si aksionerë pas tyre.

-Dikur karburantet shqiptare shiteshin me ҫmimin e tregut dhe të ardhurat i përdorte shteti për ekonominë kombëtare dhe mirëqënien sociale të popullatës.
– Ka 30 vjet që këtë linjë hekurudhore në drejtim të qytetit bregdetar të Vlorës po e përdorin rëndshëm hajdutët mafioz të politikës.
Ata nuk harxhojnë gjë se nafta prodhohet me kosto të ulët nga vendburimet ekzistuese të zbuluara nga naftëtarët shqiptarë dhe i morën të kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme nëntokësore dhe mbitokësore, të blera me paratë e popullit. Nxjerrja e saj është po me kosto të ulët, sepse nuk ka nevojë për investime kapitale se ato janë kompletuar me puse aq shumë sa kullat e prodhimit duken si një “pyll” i dendur dhe atje punojnë një grup skllevërish fukarenj me rroga qesharake sa për bukën e gojës, bile dhe energjinë elektrike, që përdoret për të vënë në lëvizje armatën e pafund të vulfeve që ulen dhe ngrihen natë-ditë pa pushim, ka shumë mundësi që ta marrin me një ҫmim të arsyeshëm si benefit nga shteti për të “zhvilluar biznesin”, ndoshta më lirë sesa populli.
Nafta prodhohet thuajse falas shitet shtrenjtë.
Pra, kostua e nxjerrjes të naftës në këto vendburime është shumë e ulët, pothuajse prodhohet falas, prandaj këta hajdutë nuk kanë pse të mendohen aq shumë për ҫmimin e shitjes, mund edhe lirë ta shesin siҫ raportojn në dokumenta, për ta hequr sa më shpejt se naftë ka plotë në vendburim, pa hesap dhe e nesërmja nuk dihet ҫfarë mund t’ju sjell. Edhe po doli me rerë dhe me ujë nga puset, për shkak të shfytëzimit barbar, edhe po u shkatërruan vendburimet ata nuk mbajn përgjegjësi ligjore. Por sipas informacioneve ҫmimi i shitjes që vihet në letrat bakall të shtetit shqiptar, apo dhe sasia e naftës që eksportohet, ka shumë mundësi të jenë 100% fallco, të modifikuara, për të luajtur mirë lojën se gjoja kompanitë konҫesionare, nuk nxjerrin fitime prej saj dhe punojnë me humbje, prandaj shteti s’ka pse të ndërhyjë shumë në punët e tyre të pista dhe t’i penalizojë apo t’i heqë liҫencën.

– Oligarkët e qeverisë dhe konҫesionarët eksportojnë naftën bruto, ARIN E ZI, që vjedhin nga vendburimet ekzistuese.
-Pranë detit, në Vlorë, e presin ujqërit e tjerë, po aq mafioz dhe hajdut, të shtetit me emrin “doganier”, që e përcjellin atë përtej detit në rafineritë e Europës, me ҫmime sipas dëshirës.
Shteti duhet të thoët shyqyr që ata po e shfrytëzojnë atë se përndryshe ajo do ngelej atje nëntokë, stok dhe mund të “prishet”. Pastaj do na hapte shumë probleme dhe s’kishim ku ta ҫonim, sepse është një mall që nuk para ka “shume kërkesa”, dhe rrezikohemi të investojmë paratë e popullit për të ndërtuar inceneratorë siҫ po bëjmë për plehrat. Pra, shteti ka zgjedhur rrugën e heshtjes, bën qorrin dhe memecin, nuk flet fare, as politika në qeveri as opozita nuk ndihen fare se të gjithë bashkë vjedhin.
Por nuk është e vërtetë se nafta jonë bruto eksportohet me 300-350 USD/ton ose 48-56 USD/barrel, ndërkohë që ҫmimi i naftës BREND në tregun botëror është stabilizuar rreth $120/barreli dhe para ca ditësh kompania Albpetrol para disa kohësh tenderoi naftën me $97/barreli. Pra kjo është një lojë mashtruese e pistë për t’ju shmangur taksave se gjoja punojmë me humbje dhe për të mashtruar popullin. Se hanë këtë kokërr ulliri as politikanët, që fshihen atje dhe as konҫesionarët që ta shesin naftën bruto kaq lirë. Po nuk mbaron loja me kaq, sepse ne gjoja e shesim “lir” por gjoja e blejmë prap “shumë shtrenjtë”, në qytetin tjetër bregdetar, në Durrës, ku e presim të vijë nga importi me ҫisterna, e përpunuar në karburante jashtë shtetit, në rafineritë “moderne” me qëllim për t’ja shitur popullit sa frangu pulën, me ҫmime tepër të kripura nga biznesmenët oligarkë të qeverisë, dhe politikanët, që fshihen pas tyre deri tek këshilltari pranë k/ministrit, etj.
Këto ishin dy arsyet kryesore që k/ministri Rama mashtronte popullin me cilësinë gjoja të dobët të naftës tonë dhe për teknologjinë gjoja të vjetër të Uzinës Përpunimit Thellë të Naftës, Ballsh, deri sa ja arriti qëllimit dhe e shkatërroi atë duke e dërguar për skarp. Qeveria shkatërroi një vepër strategjike gjigande, pasuri publike vetëm e vetëm për t’i shërbyer politikanëve të korruptuar, oligarkëve të saj dhe konҫesionarëve në vendburimet e naftës, “ajkës së kombit tonë” se ne “jashtëqitja e kombit” kemi ikur nëpër botë bashkë me atë që na e vuri këtë emër.
– Shteti duhet të thotë shyqyr që ata po e shfrytëzojnë atë se përndryshe ajo do ngelej atje nëntokë, stok dhe mund të “prishet”.
– Ta gëzojmë Shqipërinë tonë me pasuri përrallore, por të mbushur me hajdut dhe me kriminel që po i vjedhin dhe po i gëzojn frytet e tyre.
Pra, ne jemi Shqipëria e shekullit të 21, Shqipëria e “demokracisq” që e fituam në dekadën e fundit të shekullit të 20-të, Shqipëria e “të drejtave të njeriut”, Shqipëria me njerëz bujar që presim emigrantë dhe përzëmë popullin tonë nga sytë këmbët rrugëve të botës, Shqipëria që shyqyr që na dha shtymën SHBA dhe u rrëzuam brenda në kopshtin e NATOS se as për t’u futur do kishim dhe ajo na mbron sot, Shqipëria e veshur me petkun e errët të krimit, të kriminelëve, të drogaxhinjëve, të prostitucionit, e skllavërimit modern, Shqipëria që nuk ka drejtësi dhe drejtësinë e bënë i forti, Shqipëria që i ka bërë të gjitha “detyrat e shtëpisë” dhe po pret me padurim që ta pranojë Europa në gjirin e saj, por ajo shejtan nuk na ka shumë qejf, Shqipëria që jemi kthyer në një han pa porta dhe pa shtet, Shqipëria që po tallet bota me ne dhe me pasuritë tona strategjike kombëtare, Shqipëria që prodhon dhe eksporton 1,5 milon ton naftë bruto/vit dhe nuk merr anjë fitim prej saj, Shqipëria që drejtohet nga bandat e hajdutëve dhe oligarkia shtetërore financiare bashkë me krimin e organizuar, sepse shteti dhe të gjitha institucionet e tij kanë falimentuar, Shqipëria që politika po i bën një mijë e një të zeza, etj.
Ta gëzojmë Shqipërinë tonë me pasuri përrallore, por të mbushur me hajdut dhe me kriminel që po i vjedhin dhe po i gëzojnë frytet e tyre.






















