Myslim Pashaj: Për detin, shkojmë në luftë me Greqinë

657
Sigal

Koloneli Pashaj: Për detin, mund të shkojmë në luftë me Greqinë

Myslim Pashaj, koloneli që denoncoi i pari marrëveshjen famëkeqe për detin me Greqinë, flet ekskluzivisht për gazetën “Illyria”, për këtë çështje që meriton vëmendje të thellë nga institucionet përgjegjëse shqiptare dhe ekspertë të fushës.

Eksperti Pashaj, njohës i mirë i hartave detare, ka hedhur dritë mbi këtë marrëveshje, e cila është lënë në hije që nga viti 2009, kur e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Pashaj deklaron se ka një draftmarrëveshje të re me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar, e cila duhet të zbardhet nga grupi negociator. Ai shton dyshimet se kemi të bëjmë me rastin e parë të ngjashëm, kur Greqia kërkonte të pushtonte ujërat territoriale shqiptare. Pashaj kërkon që institucionet shqiptare të mbajnë përgjegjësi dhe të mos heshtin.

-Ju ishit i pari që denoncuat marrëveshjen e detit me Greqinë, e cila u rrëzua më 2009 nga Gjykata Kushtetuese. Tashmë, kjo “marrëveshje” ka mbetur pezull, në heshtje. Çfarë po fshihet nga Tirana dhe Athina zyrtare? A po përgatiten skenarë të tjerë të mundshëm, që shkelin ujërat territoriale të Shqipërisë, nga Greqia?

Marrëveshja Famëkeqe midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, që mbush vitin e njëmbëdhjetë, që si një transhe detare mbetet një moment historic, aq me ndjeshmëri të madhe,  vijon edhe sot. “Illyria” pyet e habitur se si kaluan kaq vjet dhe kjo çështje ka ngelur pezull?! Pse ka një heshtje dhe pothuajse të fshehtë? Të gjitha këto të vënë në mendim, të ndijojnë në shqetësimin kombëtar të natyrshëm. Shqipëria ashtu e papërgatitur, po me kurajo, për Paktin e pushtimit të Detit Jon të Shqipërisë, bëri një oponencë po aq historike në vitin 2009, dhe ia doli që të thyejë atë kompasin e turpshëm të Sali Berishës, në  Gjykatën Kushtetuese.

-Por ç’është bërë deri tani?

Sali Berisha dhe njerëzit e tij të politikës dhe po ashtu edhe teknikë të Detarisë, por që kanë fytyrën e Politikës, sipas modelit shqiptar, vijojnë të mbrojnë atë vendim që e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të ketë qëndrim më anormal se ky. Këto ndodhin në Shqipëri. Pas saj, Sali Berisha, i kthehet në të kundërt dhe flet për Qeverinë e Edi Ramës, sikur ajo po shet 1200 km2 (!!) në një logjikë që s’mund të ketë përputhje racionale. Flasin për ndarjen  e Detit, kur nuk dinë se sa  Det Territorial përfshihet dhe deri ku shkon ai, kur nuk dinë se ku ndodhen hapësirat  Ekonomike Ekskluzive në Otranto! Sepse Qeveria shqiptare është e papërgatiur të mbrojë dhe të fitojë të Drejtën e saj Ndërkombëtare, por në mënyre naive e dhuron dhe ia dorëzon atë hapësirë, si një pushtim shtetit fqinj. Ja, dhe kjo është e pazakontë!

-Po qeveritë socialiste ç’kanë bërë e ç’kanë arritur?

Është dramatike t’ua thuash shqiptarëve se institucionet tona nuk janë të gatshme dhe nuk janë në gjendje që të ndihmojnë në sfond, qeverinë me studimet e tyre për të mbështetur mbrojtjen e së Drejtës sonë Detare Ndërkombëtare. Një Institut i tërë është në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ai nuk e kryen dot misionin e tij. Ky është një realitet, kur pas njëmbëdhjetë vjetësh ende nuk ke të prodhuar një hartë të Detit dhe hapësirave detare që do të delimitohen! Nuk mund të ketë kumt më pessimist, se sa mungesa e përgjegjësisë kombëtare, në mbrojtje të së Drejtës sonë Detare Ndërkombëtare.

 -Ju po thoni se nuk kemi institucione përgjegjëse dhe individë të aftë, që të mbrojnë hapësirën territoriale të vendit gjatë procesit të delimitimit me Greqinë?

Pra, Shqipëria nuk është e zonja që të mbrojë hapësirën e saj Detare në Otranto dhe detin Jon. Ky vend nuk është zot i Detit Territorial dhe Hapësiarave Ekonomike Ekskluzive.

-Çfarë ka sjellë kjo?

Duhet që të bëjmë me dije atë që e kemi theksuar në disa intervista në mediume të ndryshëm shqiptare, se gjatë vitit 2019, janë dhënë deklarata skandaloze, që do të bënin çdo qeveri të turpërohej përpara popullit të vet. Së pari, se ka ndodhur që të mos përmenden termat dhe argumentet e Gjykatës Kushtetuese, me të cilët është hedhur poshtë Pakti i Parë. Nuk janë përmendur faktorët gjeografikë, por me një ligjërim që duket i çuditshëm, hapet vija ndarëse detare tipike si ajo  “Vijë e mesme e baraslarguar nga të dy brigjet”, siç u pushtua në vitin 2009. Dhe pas kësaj, shqiptarët duhet ta dinë se sipas informacioneve që jepen në mediume, është përgatitur dhe dorëzuar zyrtarisht një draftmarrëveshje e re, dhe  ajo është firmosur nga Anëtarët e Grupit Negociator. A duhet të ketë tejdukshmëri për këtë draftmarrëveshje tinzare? Vetëm Prof. Ksenofon Krisafi nuk e ka firmosur! Dhe kjo nuk ka përbërë ndonjë shqetësim! Ato mund të jenë bërë për të vënë në gjumë palët shtetërore që përgatiten për ndarjen e re, dhe ne studiuesit e pavarur, gjithë opinioni i ndjeshëm shqiptar do ta marrim vesh vetëm atëherë kur kjo farë draft marrëveshje të shndërrohet një ditë …në marrëveshje!!  Dhe këtu mund të vijmë tek tmerri braktisës shqiptar, që gjen mënyrat për të sjellë sërish në tryezë Marrëveshjen e firmosur “toidhio” si ajo e Basha-Bakojanis. Dua që të jem i kuptueshëm me lexuesit. Për ta thënë shkoqur se e tërë kjo që po ndodh duhet që të vlerësohet me ndjeshmëri të lartë!

-Z.Pashaj, ju sapo hodhët sërish dritë mbi këtë skandal të lënë në heshtje. Sapo thatë se ka një draftmarrëveshje të re. Po sa i takon grupit negociator, a keni ndonjë informacion?

Oh! Kjo është një mandolinë tjetër në sfond. Një grup i gjerë e i gjatë, shumëngjyrësh dhe pangjyrë, të cilët mblidhen rrotull asaj tryeze. Që në krye të fjalës për ato që mund të kenë ndodhur,  mendoj se në radhë të parë mbajnë përgjegjësi të lartë anëtarët e Grupit Negociator, ata që kanë firmosur draftmarrëveshjen, ata që kanë dëgjuar deklaratën e Ministrisë së Jashtme dhe nuk kanë reaguar. Duhet që në mënyrë urgjente të bëhët një ballafaqim dhe pas këtij, duhet që Grupi Negociator të dorëhiqet, dhe ta marrë vesh i gjithë opinioni shqiptar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

-A ka specialistë të rendit të lartë, që dallojnë dhe kanë peshë në atë grup negociator?

Padyshim që ka dhe njerin prej tyre tanimë e njohin të gjithë. Ky është Kapiten i Rangut të Parë Artur Meçollari. Unë kam lexuar disa prej studimeve të tij, të cilat ai i ka paraqitur edhe para një auditori të lartë në Ministrinë e Jashtme, para shtatë vjetësh. Ky studim merret me vijat bazore në vijën bregore të Shqipërisë, përgjatë Detit Jon. Çfarë është nxjerrë në pah? Ai ka lënë mënjanë të gjithë ato pika, të cilat e kanë bërë të ndryshme marrëveshjen e parë që u rrëzua. Aty s’ka një radhë, për faktorët gjeografikë, për natyrën e brigjeve, për tiparet arkipelagore të ishujve në Korfuz, për ishujt, shkëmbinjtë detarë, për Barketën, (Pleshtin) që është pika kulmore e “pushtimit” të Detit Territorial të Shqipërisë, aty nuk është veçoria e Gjirit të madh të Sarandës dhe të gjirit të Qytetit, po asilloj, aty nuk është analizuar me hollësi Gjiri i Ftelias.

-Pse janë lënë mënjanë?

Atë e di grupi negociator. Veç kësaj, kush e ka ushqyer me informacione institucionin e lartë? Ku janë bazat studimore dhe ku janë këshillimet? Unë mendoj se ish-ministri i Jashtëm Bushati nuk e ka patur nga afër ekspertizën e duhur dhe kjo e ka çuar atë,  në disa përfudime paraparake shumë të diskutueshme. Atëherë ç’bën Grupi Negociator?

-Barketa, siç thoni ju është shembëllimi më real i padrejtësisë së madhe detare që ka ndodhur në Detin Territorial përkundruall gjirit të Sarandës, apo jo?

Them se do të vijë një ditë që Kryeministri i Shqipërisë, do të gjejë një hapësirë kohe për të bërë një pyetje ‘pleshti’, (se kështu e ka emrin e dytë ai shkëmb!) për pozicionimin e tij,  teksa vjen nga thellësia si një turrë relievi nënujor dhe aty  dikton të dy shtetet, që të mendojnë mirë për të drejtat e tyre detare. Këtë duhet ta kishte bërë Meçollari dhe Grupi gjatë inkursionit Detar përgjatë vijës detare, të kishte matur thjesht se ç’pozicion zë ky shkëmb mbiujor në atë hapësirë. Aty, ky grup i gjerë dhe i gjatë, do të merrte vesh se qendra e shkëmbit është 32 metër në drejtimin juglindor prej vijës së mesit të ngushticës, pra ‘SHKËMBI  ËSHTË  I  SHQIPËRISË’ dhe këtë nuk e di askush. Në qendër të tij, Sali Berisha dhe Kostandin Micotaqis kanë vënë kompasin ndarës duke ia pushtuar Detin Territorial Shqipërisë. Atëherë, për çfarë është shqyrtuar tërë ai studim madhor, ku ka qenë qëllimi i tij?

-Cilat ishin vijat e kuqe që rrëzuan marrëveshjen me Greqinë, dhe cila është strategjia e shtetit helen për të nënshkruar një marrëveshje?

Vijat e kuqe ishin vijat pushtuese të shtetit fqinj që në kushte thjesht diplomatike, pa luftë dhe përpjekje të tjera të pushtohet deti territorial dhe Hapësira Ekonomike Ekskluzive në Otranto. Për një kohë të shkurtër në hark të një viti, pa u thelluar në të Drejtën Detare Ndërkombëtare u percaktua një gjeometri e “Vijes së mesme të baraslarguar”, për ta bërë këtë pushtim të jashtëzakonshëm.

-Ditët e fundit janë shtuar përplasjet mes Turqisë dhe Greqisë, sa i takon kontestimeve për disa ishuj në Egje dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike. Si i shihni këto përplasje?

Ndarjet detare në Mesdhe kanë zënë vendin e alarmeve të mëdha Europiane e Ndërkombëtare, çka ka paralajmëruar tërmete të tjera në këtë zonë. Konflkti Greqi-Turqi, është për shkak të pozicionimit të ishujve dhe shkëmbinjëve ujorë të panumërt që ndodhen aq afër brigjeve kontinentale turke. Në 113 km gjatësi e tillë, është edhe situata midis Shqipërisë dhe Geqisë, ku 85%  e kësaj vije është Det Territorial, (njëlloj si dhe hapësira tokësore) pra është një gjendje Cassus Belli, (gjendje lufte që mund të ndodhë nesër midis të dy shteteve tona), dhe këtë mund ta sjellë si e thamë atypari, Barketa, (Pleshti), për të cilin ne nuk bëjmë zë.

 Intervistoi: Eneida Jaçaj

Myslim Pashaj: Draftmarrëveshje e re për detin me Greqinë, grupi negociator të mos heshtë,  institucionet shqiptare të mbajnë përgjegjësi

Marrë nga Gazeta “Illyria”