Ilmi S.Qazimi: Trim në luftë, hero në punë! Sot me kë të të krahasoj unë?

148
Sigal

“Lum ai që lë gjurmë të mira në këtë jetë!”

I lindur në Çepan, më 10 tetor 1927, Qemal Bego, si djalë i parë i Hysnijes dhe Hysenit (ky emigrant ekonomik, mbetur në Francë i pakthyer në atdhe) me një vëlla e një motër, kreu me ndërprerje ca vite të shkollës fillore në Çepan më 1936-1942 dhe pastaj nisi shkollën e Luftës. Vetëm pas Çlirimit të vendit dhe vendosjes së pushtetit popullor kreu të mesmen dhe disa kurse të shkurtra kualifikimi.

Një telefonatë e orës shtatë të mëngjesit së pesë shtatorit 2024:”Alo,…gëzuar festën e 82 vjetorit të Çlirimit të Skraparit, nga pushtuesit gjermanë. Mos harro se më 10 shtator mbushen plot 81 vjet që kur u nis ajo udhë e gjatë e Luftës…Isha 16 vjeç…” E dëgjoj deri në fund. I kthej urimin dhe i premtoj se do të shkoj ta takoj e të bisedoj përsëri atje në kodrat e Tiranës ku ai del përditë. Gjithkush do të ndjente kënaqësi të veçantë që takon një luftëtar shekullor, por është e pamundur që ta quash “plak”, ndonëse ai për dy vjet regjistrohet si ndër të paktit e tejrralluar njëqindvjeçarë, pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar. I gjatë, shtatdrejtë, me thinja të fisnikëruara, fjalëpak dhe i veshur vetëm thjeshtë. Kostum stinor pa kollare. Ecën pa shkop. Nuk mban kapele. Nuk vesh kapotë. Lexon pa syze. Dëgjon pa aparat. Nuk e pi duhanin. E ka bërë def rakinë. Bisedon me logjikë të plotë, të ftohtë dhe vetëm atdhetarisht. Ka humor si dikur. Takon thuajse përditë vëllain e vetëm se gruaja e motra i janë ndarë nga jeta. Me telefon flet me djalin dhe nipërit në Amerikë. Çdo ditë takon ndonjë shok e mik që ka mbetur…Në sytë e tij shkrepëtijnë xixa lumturie: i gëzohet shumë djalit dhe djemve të djemve të djalit që ka këtu në Tiranë, por më tepër akoma, mbesës së porsalindur që ka risjellë emrin e  gjyshes së vet, ish-të resë së stërgjyshit. Ai ka provuar shumë vuajtje, andrralla, hidhërime, por edhe jo pak, gëzime në këtë segment  shumë të gjatë kohor prej afër një shekulli. I lindur në Çepan, më 10 tetor 1927, Qemal Bego, si djalë i parë i Hysnijes dhe Hysenit (ky emigrant ekonomik, mbetur në Francë i pakthyer në atdhe) me një vëlla e një motër, kreu me ndërprerje ca vite të shkollës fillore në Çepan më 1936-1942 dhe pastaj nisi shkollën e Luftës. Vetëm pas Çlirimit të vendit dhe vendosjes së pushtetit popullor kreu të mesmen dhe  disa kurse të shkurtra kualifikimi.

Ishte vjeshtë e vitit 1943. Ishte kohë luftrash. Kohë kur askush nuk e imagjinonte dot se si qe e ardhmja. Askush prej atyre, prej nesh që jemi pak më afër moshës së tij dhe ca më larg këta të lindurit pas viteve 1990. Ishte moti që duhej secili të vendoste të zgjidhte o kurbetin, o atdheun, o pushkën o parmendën, o qëndrimin e mekur në hi, o luftën partizane për liri. Qemali ynë, 16 vjeçar, zgjodhi udhën e fundit. Ishte 10 shtatori i vitit 1943 kur ai me dëshirën e tij, shënon emrin te kryetari i komitetit krahinor të zonës së Çepanit, për të kryer detyrën e korrierit partizan në komandën e vendit në fshat.

Qemal Bego Partizan,1944


Partizan aktiv në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar

Fillimisht u aktivizua  korrier në Komandën e Vendit, të krahinës  prej 16 fshatra të Çepanit, deri në dhjetor 1943. Ja se si përshkruan gazetari B. Koçi një episod: “ Dhe Qemali ishte jo thjesht nga ata korrierë që çojnë diku “një copë kartë”, si “amanet luftarak”, të urdhrave e porosive në front ku të rrezikohej koka. Shumë më shumë. Transportues municioni, fishekë armësh të llojeve të ndryshme të kohës, të cilat ua dinte zananë, mësuar nga luftëtari i thekur i po atij fshati, emërmadhi Vaip Gogo. Në një rast ai hodhi mbi kurriz një thes të linjtë të mbushur me fishekë dhe, ashtu si një çamarrok i kohës, i duhej ta transportonte, jo pak larg, por deri në fshatin Nishicë, më shumë se katër orë për të mbërritur deri atje ku e prisnin luftëtarët. Ai mban mend të na thotë se ishte axhami, nuk dinte të llogariste dot se mund të mbetej në rrugë edhe nga uria. Aty, në të dalë të fshatit, rasti ia solli të merrte një copë bukë të gatuar me urov, bluar në mokra të gurta. Ia dha, si për të mos i rënë zalia për bukë, plaka i vuajtur File, e cila e lut si ta kishte fëmijën e saj: “merre të keqen nëna, ta kesh me vete se je për udhë të gjatë!”

Ishte vjeshtë e vitit 1943. Ishte kohë luftrash. Kohë kur askush nuk e imagjinonte dot sesi qe e ardhmja. Askush prej atyre, prej nesh që jemi pak më afër moshës së tij dhe ca më larg këta të lindurit pas viteve 1990. Ishte moti që duhej secili të vendoste të zgjidhte o kurbetin, o atdheun, o pushkën o parmendën, o qëndrimin e mekur në hi o luftën partizane për liri. Qemali ynë, 16 vjeçar, zgjodhi udhën e fundit. Ishte 10 shtatori i vitit 1943 kur ai me dëshirën e tij, shënon emrin te kryetari i komitetit krahinor të zonës së Çepanit, për të kryer detyrën e korrierit partizan në komandën e vendit në fshat.

Dje mes një atmosfere të ngrohtë, u festua me njerëzit e dashur dhe miqtë e Qemal Bego, përvjetori i 97-të i tij. Jetofsh sa mali i Tomorit i shtrenjti ynë Qemal. Shëndet dhe mirësi!

 

Se si u rreshtua partizan në Grupin e tretë të Skraparit, rrëfen vetë Qemali:” Ishte 4 janar, një ditë me dëborë mbi një pëllëmbë në fshatin tonë. Erdhi Abaz Rogu, veshur me një jambullëk të gjatë dhe një maliher në krah dhe që nga dera e jashtme e avllisë së shtëpisë tonë dykatëshe më thërret:” Hajde se do nisemi! “ Vesha një xhybele të trashë, mbatha edhe opingat, hodha  patickën në sup, ca fishekë nëpër xhepa. U përcolla me nënën  që dha një torbë me bukë, lakror, dy rripa pastërma dhe një pagure nga ato të grekut me  pekmez. Nënia më tha:’Lufta kërkon kokë, or bir! Ki mendjen! Udhë e mbarë! U kthefsh i fituar!” U nisëm dhe qëndruam një hof në Siticë. Aty erdhi edhe Skënderi. Vaipi që na kishte mësuar se si të përdornim bombat e dorës, kish ikur dy  ditë më parë. U bëmë nja dhjetë a dymbëdhjetë vetë. Të tërë  të rinj. Unë sa kisha kaluar  16 vjeç. Nuk dinim se çfarë do bënim, por dinim që po shkonim në luftë kundër gjermanit që kishte pllakosur tërë dynjanë!” Pushoi pakëz dhe filloi prapë: “Kur vajtëm në Liqedh ishte mezi i ditës dhe dëbora kishte pushuar!” Qemal Hysen Bego, mori pjesë realisht e aktivisht në luftimet e Tendës së Qypit; në luftimet për shpartallimin e forcave gjermane dhe në çlirimin e Beratit e të Kuçovës. Gjithnjë pranë Zylyftar Veleshnjës e Abaz Rogut.

Ja se si tregon me mall e lot në sy:”Këto ditë hapja ato albumet dhe koleksionet e gazetave që kanë shkruar për Grupin e Skraparit ku isha unë dhe për batalionin e tretë të brigadës së parë, që komandonte Mehmet Shehu. M’u kujtua lufta në Tendën e Qypit, ku pasi më ishte vrarë shoku im korrier, Ilmiu nga Muzhencka, shkova përpjetë drejt majës ku kërciste dyfeku e mortaja. M’u kujtuan shokët si Zylyftari, Sabriu, Iljazi, Skënder Malindi, Petrefi, burizani. Beteja qe fytafyt. Atje o vdisnje, o shpëtoje. Pashë me sytë e mij se si çëngëlizeshin trupat e vdekur, apo gjakosur nëpër dëborë. Në atë luftë u plagosën Iljazi dhe Zylyftari. Po u plagos edhe skuadërkomandanti im Abaz Rogu. Dhe komandanti i kompanisë Sabri Muzhaka.Gjermanët ishin ushtri e organizuar dhe me armatime të rënda, por ne kishim një  shpirt të fuqishëm dhe një urrejtje të madhe. Luftonim në tokën tonë. Ne partizanët e thjeshtë nuk dinim se si u mbyll ajo betejë, por kur dëgjuam që gjermanët po tërhiqeshin tutje nga Berati e kuptuam fitoren. Mua, si më i ri që isha më caktuan që të shkoja në Kajcë se atje qenë shtruar për t’u mjekuar Zylyftari dhe Iljazi. Rrugën nuk e dinja, por më në fund vajta dhe u kam shërbyer tërë natën aq sa kisha mundësi pa vënë gjumë në sy, aty, me sa mbaj mend, në shtëpinë e Xhako Kajcës. Pastaj më caktuan me detyra të tjera, por betejën e Tendës së Qypit kurrë nuk e harroj. Edhe sot  më dalin para syve trupat e gjakosur e të vdekur në dëborë. Tani që po shoh albumet e shkrimeve dhe fotografive, më dalin të tëra përpara. Desha që t’ia merrja këngës me zë të ulët “Komandant Mehmeti NË SULM po thërret!” Më paskëshin rënë lot, se u hap dera e dhomës dhe hyri njëri nga nipërit e më pyeti:” Gjyshi, çfarë ke? A të dhëmb gjë? E kur  i tregova albumin, nipi m’u hodh në qafë !”

Në fundtetor 1944 ishte partizan në Brigadën e dhjetë Sulmuese të krijuar në Karbunarë të Lushnjes që komandohej nga Njazi M. Çepani. Qemali ishte aktiv në të gjitha në luftimet që ajo zhvilloi për çlirimin e Tiranës si dhe në luftimet për pengimin e forcave gjermane që lëviznin drejt Veriut. Në fillim të vitit 1945 e caktojnë në Brigadën e tretë të Mbrojtjes së Popullit të ngarkuar për asgjësimin e kriminelëve të mbetur në qarkun e Vlorës, ku kujton me respekt komandantin Gani Vajza. Aty u dekorua përsëri me medaljen e trimërisë. Në vazhdim, për dy vjet rresht mori pjesë si oficer në mbrojtjen e kufirit bregdetar në rrethin e Sarandës. Në fund vitin 1949 deri në maj 1950 u ngarkua me detyrë në krahinën e Hasit si oficer në reparte që vareshin nga Ministria e Punëve të Brendshme, për përballimin dhe asgjësimin e bandave të shovinistëve  serbë. Edhe atje është falendëruar për punë të mirë dhe trimëri në detyrë. Në maj 1950, për arsye familjare u pranua kërkesa e tij për t’u liruar nga forcat e armatosura dhe ai u vendos familjarisht në qytetin e Beratit.

Kontributi si pjesmarrës dhe drejtues në luftën për ndërtimin e Shqipërisë së re

Nga maj 1950 deri fundviti 1986 ka punuar në qarkun e Beratit. Fillimisht referent-topograf në seksionin e bujqësisë  e industrisë së qarkut për disa vjet. Në korrik 1960 e caktuan në detyrën e kryetarit të kooperativës bujqësore të fshatit Drenovicë, e cila ishte një kooperativë  me vështirësi të mëdha mbasi gjendja e tokave ishte e mjerueshme, sepse ujrat e Semanit përmbytnin pjesën fushore kurse kodrat për rreth ishin të pasistemuara. Nga 800 hektarë vetëm rreth 200 mbeteshin për t’u punuar edhe ato pa sistem kullimi e vaditjeje. Edhe blegtoria ishte në gjendje shumë të rëndë, pa stalla, pa bazë ushqimore të siguruar e pa kujdesin shëndetësor përkatës. Në fund të vitit ndaheshin vetëm 24 lek për ditë pune. Ai rrëfen me thjeshtësi:” Punuam me sakrifica të mëdha. U bë argjinatura për mbrojtjen nga përmbytja e Semanit; u bë sistemimi dhe parcelimi i tokave me kanale kulluese e vaditëse; filloi të bëhej nivelimi i tokës me qëllim që të rritej prodhimi; me bonifikimin e zonës së Roskovecit dhe me krijimin e rezervuarit të Kurjanit, tokat e Dronovicës shpëtuan nga përmbytja. Së bashku me kuadrot, me specialistët dhe me të gjithë kooperativistët, me një organizim të rreptë, me shëmbullin tonë personal iu futëm punës për të dalë nga gjendja e keqe, për të rritur pjellorinë e tokës dhe për të realizuar frontalisht të gjitha detyrat e ngarkuara. Në vitin 1961 filloi kthesa në ekonominë e kooperativës duke  siguruar plotësisht bukën dhe duke ndarë 106 lek për ditë pune. Në vitin 1962 u arrit vlera prej 160 lek për ditë pune. U ndërtuan tre stalla të reja me kushte të mira për mbarështimin e blegtorisë.

Në tetor 1986, sa kish hyrë në vitin e gjashtëdhjetë, e nxorrën në pension. Kurrë nuk ia dhanë pensionin që i përkiste si Hero. Në këto afër 40 vjet si pensionist aktiviteti atdhetar i Qemalit është shumë i gjerë në Berat e në Tiranë, po aq intensive sa kur ishte në punë. Kur iu festua 90 vjetori i lindjes ai tha këto pak fjalë: “Ju falënderoj të gjithëve për nderin e madh që po më bëni! Një jetë të tërë, si gjithë të tjerët, edhe unë dhashë kontributin tim në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe në ndërtimin e jetës së re në Shqipëri.”

Në vitin 1966 u bë bashkimi i tri kooperativave bujqësore në një të vetme: Dronovicë, Samaticë, Kutalli e Pobrat dhe përsëri Qemali u caktua kryetar. Ishte detyrë tepër e vështirë sa edhe gjumi më zinte me copa se ishin punë të mëdha për të kryer, sepse luhej më bukën e popullit. Punë e parë ishte sistemimi i të gjithë tokës me parcela me gjatësi 600-700 ml dhe gjerësi 180-200 ml. Tarracimit të tokave kodrinore i vumë një rëndësi të veçantë dhe arritëm që  e gjitha toka të vihej plotësisht nën kulturë, të mbrohej nga erozioni, përmbytja, etj.Vaditja , plehërimi, parcelimi i vazhdueshëm, ndjekja e përditshme e rritjes së bimëve dhe gjithë proceseve të jetës së kooperativës, organizimi e kontrolli, bëri që të realizoheshin mirë detyrat në drithërat e bukës, pambuk, duhan e në prodhimin e mishit e të qumështit. Kooperativa e Kutallisë u bë kështu shembull në të gjithë vendin dhe aty erdhën për të marrë përvojë shumë kuadro e punojës nga i gjithë vendi. Asgjë nuk do të ishte realizuar po qe se nuk do të ishte shembulli personal i kuadrove nga kryetari e deri te më i thjeshti. Për kontributin e dhënë për afër dhjetë vjet në këtë kooperativë Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, me dekret nr.4600  datë 22.11.1969 i ka akorduar titullin më të lartë “Hero i Punës Socialiste”. Punova me të njëjtin vrull e ndërgjegje edhe pesë vjet të tjera në atë kooperativë, duke patur vetëm arritje të konsoliduara në të gjithë sektorët. Vlera e ditës së punës ishte mbi 160 lek për ditë pune dhe ekonominë tonë bujqësore e vizituan të gjithë udhëheqësit më të lartë të shtetit të asaj kohe, duke na inkurajuar e ndihmuar për të realizuar detyrat e ngarkuara. Pastaj ai tregon:”Për 14 vjet rresht edhe fëmijët i kam lënë vetëm, por punën në kooperativë kurrë nuk e lashë asnjë ditë ! Dhe së bashku me specialistët e kuadrot e tjerë punuam pa u lodhur për të qënë kurdoherë në ballë, korrekt me popullin dhe detyrën, me shtetin dhe me ligjet e kohës. Vetëm po të ishe ditë e natë në krye të detyrës mund të arriheshin ato suksese që u shënuan në atë kooperativë”. Më pas për 12 vjet, Qemal Hysen. Bego punoi drejtor i Stacionit të Makinave e Traktorëve të Urës Vajgurore. Kjo ndërmarrje, si rezultat i punës së ndërgjegjshme drejtuese u kthye shumë shpejt një shembull në të gjithë republikën për realizimin e planit e të çdo detyre.

Qemal Hysen Bego nuk doli kurrë në pension

Në tetor 1986, sa kish hyrë në vitin e gjashtëdhjetë, e nxorrën në pension. Kurrë nuk ia dhanë pensionin që i përkiste si Hero. Në këto afër 40 vjet si pensionist aktiviteti atdhetar i Qemalit është shumë i gjerë në Berat e në Tiranë, po aq intensive sa kur ishte në punë. Kur iu festua 90 vjetori i lindjes ai tha këto pak fjalë:”Ju falënderoj të gjithëve për nderin e madh që po më bëni! Një jetë të tërë, si gjithë të tjerët, edhe unë  dhashë kontributin tim në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe në ndërtimin e jetës së re në Shqipëri. Në luftë, në punë e në jetë njoha shokë, shoqe e miq, të cilëve iu jam mirënjohës! Jam i lumtur që kam pranë këta shokë lufte e pune! Ju faleminderit të gjithëve!Tani që është krejt i përveçëm, në vitin e 98 të jetës së tij, ai thotë:” Po të doni suksese gjatë jetës suaj, punoni me ndershmëri e disiplinë; vetëm thjeshtësi e dashuri për njerëzit; mos harroni vendin ku lindët dhe atë ku derdhët djersën tuaj; askush nuk e fitoi këtë botë!”Lum ai që lë gjurmë të mira në këtë jetë!”Dhe vijon fare thjeshtë e pa bujë:” Ruani unitetin në familje e në shoqëri.”Ai gëzohet për arritjet që sheh nëpër Shqipëri në vitet e demokracisë, por thotë shpesh e më shpesh :”Nuk duhet harruar lufta që bëmë për t’u çliruar, gjaku i dëshmorëve dhe djersa e punëtorëve e fshatarëve tanë!”