Evdal Nuri: “Pazari i Ri”, 30 kafenetë që e rrethojnë dhe pandemia   

759
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

“Pazari i Ri” 

Ai është shumë i bukur , edhe unë këtë mendim kam. Vërtet i bukur . Por, po  ta vëzhgosh të tërheqin më shumë vemëndjen  kafenetë  se sa tregu i fruta perimeve. Të gjithë  i dimë ku ndodhet. Kur na pyesin  i orientojmë tek Sheshi ‘” Avni  Rustemi“. Kisha kohë që s’kisha kaluar. Kisha parë  e dëgjuar  bukuritë e tij. Me të vërtëtë  kalimtarit i lë mbresa  pozitive.  Ambienti i mirë i rrethuar nga godina të lyera , tërheqëse dhe pastërti . Kohë më parë  unë merrja peshk.  Ishin tri  shitësa të mirë që mbanin peshk të freskët . Kalova  nga hyrja e sheshit në krahun e majtë . Në merkato  gjithashtu bukur.  Tregtohesh mish e nënprodukte të tij , por  nga jashtë ajo është rrethuar me kafene,  të cilat bënin” rrethimin e parë”.  Për t’u futur brenda  në pjesën e jashtme do të shohësh nga të dyja anët kafene !  U ula   për një kafe atje ku më parë merrja peshk. Fillova të shikoj për rreth. Koha ishte shumë e bukur dhe tavolinat që pinin kafe  ishin vendosur jashtë. Fillova t’i  numëroj  tek sheshi ku më parë i thoshin tregu i ambasadave.  Banakët ishin  zëvendësuar me  tavolina  ku   pihesh kafe e ngroheshin në Diell.

Më  tepër do t’më besojnë ata që pinë  kafe aty . Që e kaluam Spanjën dhe jemi një nga vendet e parë në Evropë  për kafe e  mësova,  por që këto të “kenë pushtuar” dhe tregun  ku bëjmë pazar s’e besoja!  Vazhdova numërimin . Tre të parat ngjitur  me njera-tjetrën, pastaj numërova  7,9,13, 17, plot 20  kafene . Po të shohësh pak më gjerë,  atje ku ishte  merkatua e vjetër   mund t’a quajmë  “rrethimi  i tretë “ , numuri shkon në 30.  Dukesh sikur ishte pazar kafesh e  jo vend tregëtim  fruta- perime , mbase më tepër kishte njerëz për kafe !  S’e mohoj se në qendër kishte  banakë  të mirë , por  pak njerëz se çmimet ishin të larta.  Një banore e lagjes më tha , se unë pazarin s’e  bëj atje , mbase  çmimet janë më të larta se  në dyqanet për rreth .  Nëse nuk ka blerës do të fillojë të bjerë konsumi.  Me kalimin e ditëve ato prishen.. Qepena  do të mbyllen. Produktet nuk do të jenë më të freskëta.  Më shumë erë e keqe do të vijë nga tezgat e peshkut e mishit dhe akoma më shumë klientë do të largohen. Më vjen  keq kur shikoj qepena të mbyllur  e tezga bosh, ndërkohë kafenetë  plot.  Do të ishte më e arsyeshme që lokalet të  ishin në funksion të pazarit dhe më pak në funksion të kafeneve.   Kafet plot, pazari bosh . Shumica vijnë për kafe e jo pazar . Kjo është e dukshme që në kontaktin e parë! Dhe tani dy fjalë për “Parkun Rinia” . Punë e madhe u bë.  U shpenzuan 1- miliard lekë ! Ditën e parë e pashë në televizion , dukesh  bukur, shumë bukur!  Të dytën shkova  për ta parë. Pëlqeva këndin e lodrave për fëmijët , nga larg shumë bukur.  Desha të ulesha diku , por s’gjeta asnjë stol. Pash pleq e gra me fëmijë që ishin ulur tek disa bordura .  Çimentoja   të ftoh  prapanicën në dimër e ta djeg  në verë !  Ato s’kishin mbajtëse e njerëzve  po i dhimbte kurrizi . Është e nevojshme të vihen stola të paktën aq sa ishin më parë ! Ka njerëz  që  pinë kafe , por ka shumë të tjerë  sidomos moshat e treta, që s’ia mban xhepi e duan të çlodhen e ta soditin natyrën s’i më parë, por s’munden! Atje  janë “  të konkretizuara” të   gjithë format  e reliefit , malet , kodrat, luginat , liqenet, gjiret , fushat ,  rrugë e rrugica,  por vetëm për  të kaluar e parë e jo për t’u çlodhur!

Kafenetë në Shqipëri

Shqipëria përgjithësisht është nga fundi për çdo renditje, fjala vjen për të ardhurat për frymë, për ndotjen  e ajrit, pagat , pensionet  e  kështu me radhë, por  ka një renditje ku  “shkëlqejmë” në vendet e para, atë të kafeneve, që i gjen me shumicë në çdo cep jo vetëm në kryeqytet, por kudo. Në Qendër, Bllok, tek Kryqëzimi i “21 Dhjetorit” , “Zogu i Zi” e kudo  ndeshesh me  qindra kafene , që duken  s’i vagona treni ngjitur me njera- tjetrën.
Sipas  të  dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2019, në Shqipëri kishte mbi  16 mijë bare e restorante (4 mijë restorante dhe 12 mijë bare), të cilat përbëjnë rreth 15.4% të subjekteve private në Shqipëri. Pesha që zenë baret e restorantet ndaj totalit të bizneseve, në Shqipëri është më e larta në Europë.   Shqiptarët rezultojnë që e pëlqejnë të shpenzojnë kohë në kafe më shumë se pjesa më e madhe e vendeve europiane me  150 euro/frymë,  shpenzimet për bare e restorante arritën rekord në 2019-n. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i restoranteve u rrit me 26%, duke arritur në rreth 4 mijë, krahasim me 5 apo 6 vjet më parë.  Shpenzimet për kafene e restorante janë dyfishuar në total, në bare dhe restorante janë të punësuar rreth 45 mijë persona . Duhet pranuar , se në 2020-n sektori i bareve e restoranteve ka pësuar goditje të madhe, fillimisht për shkak të karantinës disa mujore në pjesën e parë të vitit dhe më pas nga kufizimet në oraret e mbrëmjes.  Këto kanë çuar në papunësi e varfëri.

Kafet dhe pandemia

Pandemia Covid -19 ka krijuar vështirësi në tregun e punës duke cënuar kryesisht grupet më të prekshme,  gratë dhe të rinjtë.  Shumica  e këtyre i është bashkuar  të tjerëve  dhe  i  gjen  në kafe.    Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit 2020 humbën punën mbi 12 mijë e 600 persona në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2019 . Të dhënat zyrtare tregojnë se në tre mujorin e katërt të vitit 2020 ishin të regjistruar të papunë rishtas në zyrat shtetërore të punës rreth 5000 të rinj të moshës 15-29 vjeç.  Ngushëllimin  e gjejnë në kafe.
Në rrugë të hedhin gjob po s’pate maskë , në kafe pa maskë mund të rish me orë,  të japësh e marrësh Covid -19 e s’të gjobit njeri.  Dy miqt’ e mi  s’kishin maskë , kur panë dy policë u futën në kafe e i shpëtuan gjobës!  Pra, kafenetë,  por duke mos harruar dhe autobuzat e grumbullimet  e ndryshme  mbeten vatra kryesore e përhapjes së pandemisë . Kjo  ka çuar në mbi 126.000 raste pozitive,  nga të cilat 31.000 raste janë aktive,  për pasojë mbi  2260  humbje jete. Në sektorin e shërbimeve dhe bizneseve të lidhura me turizmin, si hotelet, baret dhe restorantet.  Indeksi i punësimit   kanë shënuar në  rënie nga 35-50 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2020. Këta në vend që të punojnë ngrysin ditë në kafe. Rritja e papunësisë në moshën 15-29 vjeç ndikon për keq në emigracionin , që janë  të larta  para  dhe pas krizës pandemike.  Dëshirë për të lënë vendin është më e lartë tek të rinjtë se te grup-moshat e tjera. Shkaqet lidhen me një seri faktorësh socialë dhe ekonomikë.  Instituti Shqiptar i Statistikave ka raportuar se vitin e kaluar, 25.5% e të rinjve nga mosha 15 – 24 vjeç nuk ishin as në shkollë dhe as në punë. Dëshira e të rinjve për të ikur jashtë vendit është më e lartë , ku sipas barometrit të Ballkanit, gjysma e të pyeturve në Shqipëri, pa dallim moshe, raportojnë se do të dëshironin të jetonin larg vendit vitin e  për mos t’a  ngrysur jetën s’i parazit në kafene !