Hyqmet Zane:  Martin Luter King, si mesazh shprese edhe për shqiptarët

190
Sigal

Në çdo epokë duhet të ketë njerëz që, me guximin e ëndrrës së tyre të tërheqin drejt mbarësisë një komb të tërë

Të kujtosh Martin Luter King jo vetëm në një ditë të lindjes apo vrasjes së tij, do të duhet të mendosh dhe të thellohesh për mesazhet që ka lënë ai njeri që u bë i famshëm për veprat që bëri dhe shpresën që u dha njerëzve shpresëvrarë. Ndaj dhe kanë mbetur proverbiale fjalët e Martin Luter King që ka thënë : “Unë kam një ëndërr! Ne kemi një ëndërr!”.

Nëse bota ka një shpresë të vrarë nga pandemia e Covidit-19 apo derivatet e tij, njerëzimi i rikthehet Luterkingut se ai i frymëzoi popujt për të ëndërruar dhe shpresuar se plotfuqishmëria e Zotit ku besonte edhe vetë Martini, do të triumfojë mbi marrëzitë e atyre që mendojnë dhe zbatojnë projekte “vrasëse” në kohë dhe në hapësirë.

 

Ky është një rizgjim i përjetshëm i Martin Luter Kingut për njerëzimin, edhe pse kanë kaluar mbi gjysmë shekulli nga vrasja e tij  nga segmendet rraciste dhe me mendësi shoviniste të “supermacisë së bardhë ndaj njerëzve me ngjyrë”që menduan se do t’i mbyllnin gojën dhe do t’i vrisnin shpresën një njeriu, që doli nga njerëzit e thjeshtë, u ngrit mbi shpatullat e tyre dhe punoi dhe jetoi për t’u dhënë shpresë popujve që kanë humbur shpresën për jetën dhe u vra për ata. Amerikanët e kanë një ditë zyrtare të shënuar si “Dita e Luter Kingut” që do mbetet në historinë amerikane e botërore si “ Njeriu i ëndrrës”. Në një farë mënyre mund ta quaja poetikisht këtë festë si “Festa e ëndrrës së bukur”.

Në çdo epokë duhet të ketë njerëz që, me guximin e ëndrrës së tyre të tërheqin drejt mbarësisë një komb të tërë. Nëse bota ka një shpresë të vrarë nga pandemia e Covidit-19 apo derivatet e tij, njerëzimi i rikthehet Luterkingut se ai i frymëzoi popujt për të ëndërruar dhe shpresuar se plotfuqishmëria e Zotit ku besonte edhe vetë Martini, do të triumfojë mbi marrëzitë e atyre që mendojnë dhe zbatojnë projekte “vrasëse” në kohë dhe në hapësirë.

Në këto kushte ndodhet dje dhe sot kombi shqiptar, brenda dhe jashtë kufijëve të Shqipërisë zyrtare. “Vrasja” e këtij kombi ka nisur kur në Konferencën e Londrës më 1913 u coptuan territoret e tij dhe sot Shqipëria rrethohet nga vetvetja, por si toka të grabitura. Përsëri edhe më Konferencën e Paqes më 1919, iu bë atentat, por Presidenti amerikan Uillson e shpëtoi coptimin e mëtejshëm  dhe i dha shpresë kombit shqiptar. Më 1944 shqiptarëve iu dha një ëndërr, por shpejt shpresa iu vra me diktaturën staliniste të Enver Hoxhës. U mendua se erdhi shpresa për shqiptarët më 1990–1991 me ëndrrën  për “Shqipërinë e lirë dhe demokratike si gjithë Europa. Më 1997 u tentua të vritej në emër të ashtuquajtur “revolucioni i vonuar demokratik” që i shërbeu si petk veshës anarkisë tipike si ato komuniste. Por gjithnjë ka pasur shpresë për shqiptarët dhe sot përsëri ka një udhëkryq në udhëtimin pa shpresë nga një qeverisje hajdute dhe vrasëse të shpresës së rinisë  që po ikën për ta gjetur atë në emigracionin e dhimbshëm. Si të mos i mjaftonin këto, pandemitë dhe vaksinimet peroblematike iu bënë kular në qafë shqiptarëve që nuk dinë se çfarë të përballojnë më parë keqqeverisjen e pashpresë apo keqpërdorimin e viruesve vrastare që ulet këmbëkryq në bashkëshoqërimin me varfërinë.

Në këtë realitet, kur rikujton sot mesazhet e Martin Luter King që thoshte se “Unë kam një ëndërr sot. Unë kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të lartësohet, se çdo kodër e mal do të bëhet lehtësisht i ngjitshëm, se vendet e ashpra do të zbuten dhe vendet e honta e torturuese do të bëhen rrugë të drejta dhe lavdia e Zotit do të zbulohet e ne të gjithë së bashku do ta shohim”. Dhe për të vrarë ëndrrën e shqiptarëve duket se ka ardhur në pushtet që më 2013 një qeverisje me mendësi në emër të “rilindjes” me projekte korruptive ekstremisht  të mbrapshta që kërkon të shkëlqejë me fjalët e një kryeministri dhe llafazanllëkun e pasuesve të tij, por që në përmbajtje ka vepra kriminale me trafikantë drogash dhe vrasje për hesape drogash në Shqipëri dhe në Europë e përtej oqeanit, me shuarjen e shpresës dhe lindjen e një neodiktature që kërkon të vrasë shpresën.

Është e pranuar nga njerëzimi se jeta është karvan ëndrrash, por kur sheh se si kanë sakrifikuar të tjerët për ta prekur atë, edhe ti e ke më të lehtë. Edhe ne, shqiptarët, kemi menduar se do ta kishim më të lehtë të ardhmen, por as Luter King nuk e kishte menduar se në një vend kaq të vogël si Shqipëria ka burra qeverisës që të “vrasin” shpresën  duke ta dërmuar keq atë. Por në jetë lindim dhe rritemi me shpresën se të gjithë kanë një ëndërr si burrat e Rilindjes Kombëtare që i përktheu në ligësi dhe keqbërje në jetën e popullit të vet.  Mesazhi i Luter King është se “Errësira nuk mund ta dёbojë errësirën; vetёm drita mund ta bёjë kёtё. Urrejtja nuk mund ta dёbojë urrejtjen ; vetёm dashuria mund ta bёjё kёtё”.

Por, çfarë t’i thuash një njeriu që blindoi dhe vuri gardhe njerëzish për të rrahur demokratët që po duan të shohin një dritë përkundër errësirës që ka mbështjellë opozitën shqiptare. Nuk di se sa e kanë njohur mesazhin e Martin Luter Kingut ata që adhurojnë sorrizmin dhe shpresëvrarin e popujve që arrijnë deri aty sa edhe miqtë e këtij kombi i orienton një kryeministër kundër Presidentit të Republikës dhe ish kryeministrit që në fund të fundit janë personalitete të vendit që kanë përgjegjshmërinë e tyre në fatet e vendit. Një kryeministër që dëgjon se si një ish hetues i sigurimit të shtetit të diktaturës parashikon vrasje ?! Në një ditë që kërkohet shpresa për demokracinë e munguar  dhe të shpërdoruar nga kryetari i pretenduar i PD që jo vetëm nuk ka një ëndërr  për të ndjellë shpresë, por bëri atë që sot e quajnë një çiban që jeton dhe ushqehet me qelbin e Sorosit pa shpresë.

Shqiptarët kanë nevojë jo më për një mesazh si ai i Luter Kingut, sepse nga Rilindja Kombëtare e më pas personalitete të spikatur shqiptarë kanë dhënë me qindra mesazhe, por duan një Martin Luter King të gjallë që të vazhdojë një mission në qendër të Europës për të cilin kanë interesa gjeostrategjike edhe amerikanët e Luter Kingut.

Thotë Leon Tolstoi tek “Ringjallja” e tij se “Veprën e keqe edhe mund të mos e përsërisësh dhe të pendohesh që e ke bërë, por mendimet e këqija lindin vetvetiu veprime të këqija. Një vepër e keqe sheshon udhën për të tjera vepra të këqija, por mendimet e këqija të shtyjnë detyrimisht në këtë udhë”. Ky është eskluziv për një njeri si Lulzim Basha që e ka kthyer opozitën në shtojcë të pushtetit që “vret” çdo shpresë.

Shqiptarët kanë nevojë jo më për një mesazh si ai i Luter Kingut, sepse nga Rilindja Kombëtare e më pas personalitete të spikatur shqiptarë kanë dhënë me qindra mesazhe, por duan një Martin Luter King të gjallë që të vazhdojë një mission në qendër të Europës për të cilin kanë interesa gjeostrategjike edhe amerikanët e Luter Kingut.

Njeriu i shpresës e dinte që ëndrrat janë për të ardhmen dhe jo për të shkuarën, dhe sot kemi një njeri mendjevrarë dhe mashinist i një treni që e ka blinduar dhe bunkerizuar duke thënë se “në jemi e ardhmja, ne jemi shpresa …” e të tjera fasada idesh që më kujtojnë kryqëzimin e Kasandrave të një treni, që ai e ka marrë hua nga kryeministri, që ia ka marrë mendjen me pikturat e tij fantazma për të çuar në greminë shpresën e demokratëve përballë një lideri si Berisha që po e ndalon këtë rënie në greminë në luftë edhe me dhuruesin e trenit të “vdekjes”.