Hyqmet Zane: Donkishotizmi i një qeverisje dhe Sançopançot

599
Sigal

Nga Hyqmet Zane

Duke dëgjuar Hulsi Manjan, si kryetar i komisionit  anti-President  në parlament, menjëherë m’u kujtuan  mbresat që na ka lënë romani i Servantesit,  “Don Kishoti  i Mançës” që janë të pashlyera,  jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që e kanë lexuar këtë roman,  që në çdo kohë ka adhuruesit e vetë  të shumtë.  Shpesh krahasimet e sjelljeve të një njeriu apo të një zyrtari apo parlamentari e qeveritari,  bëhen edhe me emrin e Don Kishotit,  nga mënyra e sjelljes institucionale dhe qeverisjes. Këta që krahasohen më këtë personazh tipik,  janë për të qarë e për të qeshur, se manifestojnë anët e tyre më skandaloze, gjithnjë në dëm të popullit që ata pretendojnë se i kanë votuar.

Është e vërtetë se kur njeriu heq keq në jetën e tij, vjen një moment dhe ai bën një lutje të sinqertë: “Çfarë të kam bërë o Zot, që më ke dhënë këto të këqija?”. Është e sigurtë se është një lutje që del nga shpirti dhe që e kthjellon njeriun apo një qeveritar, (nëse), në rrugëtimin e jetës së tij. Do të them që kjo është vlera e besimit që ka në shpirt çdo njeri në raport me një je besimtar apo ateist, që nuk di se çfarë bën, se nuk ka din, fe dhe iman, thotë një fjalë e urtë. I përdor këto fjalë të fundit i ka cituar edhe kryeministri  ynë në një moment  jo reflektimi, por mashtrimi, që i duhen këto citime për të bërë mbështjelljen e mashtrimeve të tij.

E gjithë kjo më duket si një donkishotizëm tipik i shoqëruar nga sançopançot e tij që janë pa din, pa fe  e pa iman, aq të bindur janë shqiptarët në këtë që them,  sa, edhe pse e dinë që gënjehen dhe mashtrohen nga qeverisja që kanë votuar vetë, përsëri nuk bëjnë protestë, sepse janë mësuar të jetojnë në realitetin që i rrethon. E them kështu, se kur dëgjova një ditë një pasues të veteranëve të luftës, doli e foli në një televizion dhe ndër të tjerët tha “Rama ia fut kot, por ne do ta votojmë”, çka është pajtues me realitetin e të gjitha të këqijave, por vetëm se është i majtë e flet në emër të socialistëve, ai do votojë të keqen, do votojë donkishotin se është një sançopanço që di vetëm të bëjë “lepe, peqe”.

Me këtë ide dhe besnikëri sançopançoje sillet edhe Manja, që me paturpësi tërhoqën akuzat për Presidentin se “u ra me shpullë surratit” Venecia, dhe se nuk dinë se çfarë të bëjnë me sjelljen e tyre për të bërë pis Ilir Metën si President, vetëm e vetëm se ua ka treguar fytyrën donkishoteske që veprojnë .

Dhe me këtë realitet dhe mendësi të këtij populli dhe sançopançove që rrethojnë Don-in e Shqipërisë, bëhet fjalë edhe për hyrjen në Europë si një Shqipëri që sa herë kërkon Edi Rama Europën, aq herë ia përplasin në fytyrë mungesën e plotësimit të kushteve , duke ia shtuar vit pas viti nga 9 në 15. E gjitha kjo, se në Shqipëri dhe në këtë qeverisje dhe me këtë kryeministër, kemi përjetuar të gjitha të këqiat, kemi vuajtur sa kryeministri gjen kohën edhe të tallet si një donkishot që është hypur në një makinë të shaktërruar dhe që i ka mbetur vetëm buria që ai i bie që ta dëgjojnë sançopançot..

Kur them Bashkimin Europian që Shqipëria do të integrohet, vë buzën në gaz dhe them me vete “Pse kështu copë e çikë, siç na ka katandisur  kjo qeverisje do na pranojë Europa ne ?  Europa vazhdon me Samitin e udhëheqësve  të BE-së,  për problemet që lidhen me fondet për rimëkëmbjen  e ekonomive nga pasojat e Covid-19.  Më tërhoqi vëmendjen një kusht i ri që do t’i shtohet marrëveshjes : “Super emergency brake” -Super frenimi urgjent. Bëhet fjalë për një të drejtë që i jepet vendeve anëtare për të vendosur veton për frenimin e rrjedhës së lëvrimit të fondeve ndaj një vendi tjetër anëtar, kur ka argumenta se këto fonde nuk përdoren nga qeveria konkrete me efektivitetin apo destinacionin e duhur.

Le ta imagjinojmë Shqipërinë e ardhshme brenda BE-së,  të administruar  me mentalitetin që ka sot udhëheqja politike tek ne. Cila Europë  “do merrte në dorëzim” një Shqipëri me ekonomi “të zënë rob” me PPP-të e koncesione nga 30 deri 99 vjet?!!! …Askush nga ne nuk do investonte në automjetin e tij të vjetër, kur vlera e riparimit kalon vlerën e vetë makinës; më leverdi ka ta blejë një të re dhe të vjetrën ta shesë për skrap, bile të paguajë që dikush të vijë t’ja heqë qafe e t’i lirojë vendin.

Sa të predisponuar janë qeveritarët tanë sot, që ta ҫojnë Shqipërinë drejt Europës ?! Kështu si jemi katandisur  nuk na “blen “ askush, bile duhet të paguajmë që të na pranojnë. Po a ka ndonjë mundësi  të paguajë populli i thjeshtë??!! Jua kam thënë dhe tjetër herë: “Budallai mund të hajë një furrë me bukë, (deri sa të pëllcasë), por më budalla është ai, që jo vetëm nuk e ndalon, por vazhdon t’i japë bukë (ta votojë)”. A ka rrugëzgjidhje? Teorikisht  ka: Rikthimi në arkën e Shtetit  e pasurisë së përbashkët që i është përvetësuar padrejtësisht Popullit. Po Praktikisht??!!!!

Çuditërisht në Shqipëri kanë eksperimentuar qeverisje nga më të keqijat të majtët, por  ky i fundit po sillet,  edhe si Don Kishot, po aq sa edhe si Don Zhuan, po aq sa edhe si Don Korleone. Se cilin  portret ka ky njeri më të suksesshëm, këtë duhet ta kuptojë ai qytetari që sot vuan pasojat e kësaj qeverisje me Don-ët dhe Sançot e ditës që janë bërë aq të neveritshëm, sa nuk ka Zot që t’ua falë gjynahet. Çdo lutje para Zotit, është një hipokrizi  e ndyrë, se realiteti ynë sot ka marrë dhenë në Europë dhe në SHBA.