Rrogtarët e shtetit bredhin për pushime në vendet ekzotike të botës, duke harxhuar më shumë se turistët europian. Administrata, përfituesit e PPP-ve dhe të tenderave, shpenzuan 624 milion euro për turizëm dhe festa jashtë shtetit. Fluturojnë ccmimet e avionve, ja destinacionet e preferuara
Rrogëtarët e shtetit bredhin për pushime në vendet ekzotike të botës, duke harxhuar më shumë sesa turistët gjermanë. Pastrimi i parave nga bizneset e huaja, abuzimi me taksat, zhdukja e 190 milionë eurove dhe si u rrit borxhi i Jashtëm me 121 milionë euro për 1 vit
Administrata, përfituesit e PPP-ve dhe tenderëve , shpenzuan 624 milionë euro për turizëm dhe festa jashtë shtetit
Shqiptarët lanë në turizëm jashtë Shqipërisë 624 milionë euro. Nëpunësit e shtetit, të parët
Në Shqipëri ndeshen dy realitete. Njerëz që janë pa punë, të cilët shtohen, nuk kanë bukë të hanë, njerëz që braktisin Shqipërisë dhe enden si azilantë ekonomikë nëpër Evropë, sepse nuk sigurojnë dot as mbijetesën e familjes. Biznese që falimentojnë, ku sipas statistikave 33 biznese mbyllen çdo ditë në Shqipëri për shkaqe të ndryshme ekonomike, të ardhurat e planifikuara në buxhet nuk u realizuan në 2018-n ku sipas të dhënave të INSTAT, “gropa” e buxhetit ishte 5 miliardë lekë të ardhura të parealizuara. Por akoma më e rëndë paraqitet situate për 2019 ku deri në Shtator të ardhurat janë në pikiatë dhe parashikimi pas largimit të kompanive të mëdha si, TAP, HEC të Devollit, shitja e Telekomit, por edhe e disa bankave ka bërë tatimeve dhe doganave tu mungojnë mbi 40% të planifikimit vjetor të buxhetit. Por ka, dhe jo pak, shumë shqiptarë, që pushimet e tyre i bëjnë në vendet ekzotike të Evropës. Ajo që bën përshtypje, sipas statistikave, që publikon edhe sajti më prestigjioz ekonomik monitor.al, është se turistët shqiptarë shpenzojnë, p.sh., në Gjermani, më shumë sesa shpenzojnë turistët gjermanë. E dyta, pjesën më të madhe të turistëve shqiptarë që udhëtojnë nëpër Evropë (dhe jo vetëm) janë zyrtarë të lartë dhe nëpunësit e Administratës Publike ose, siç thotë populli, rrogëtarët e shtetit.
Turistët shqiptarë shpenzojnë më shumë se sa ata gjermanë
Sipas statistikave në Shqipëri jo vetëm që është rritur numri i turistëve të huaj, që preferojnë të bëjnë pushimet e tyre në vendin tonë, por edhe shqiptarët që udhëtojnë jashtë kanë qenë më të shumtë në numër dhe si rrjedhojë kanë shpenzuar më shumë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-qershor, paratë e shpenzuara jashtë ishin 624 milionë euro, me një rritje prej 10% me bazë vjetore. Edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë kanë arritur nivelet rekord të larta që pas viteve ’90. Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, për 6 muajt e parë të vitit, daljet e shtetasve shqiptarë arritën në 2.4 milionë, me një rritje prej 6% me bazë vjetore.
327 euro është shpenzimi mesatar i turistëve shqiptarë në Evropë
Sipas të dhënave që publikon monitor.al shpenzimi mesatar i shqiptarëve jashtë rreth 327 euro, sipas të dhënave nga INSTAT për numrin e të huajve dhe Bankës së Shqipërisë për shpenzimet gjithsej. Mesatarja e shpenzimeve të shqiptarëve jashtë rezulton më e ulët për shkak se një pjesë e madhe e pushuesve shkojnë në vendet fqinjë, ku është relativisht lirë dhe qëndrojnë pak ditë. Por kur udhëtojnë në vendet e Evropës Perëndimore, shqiptarët nuk kursehen dhe shpenzojnë më shumë sesa mesatarja evropiane.
Turisti shqiptar harxhon në Gjermani 496 euro, turisti gjerman 443 euro
Për në Gjermani, ku mesatarisht rrinë 10.9 ditë, shpenzimi mesatar është 496 euro ose 47% më shumë se mesatarja evropiane. Vetë gjermanët për pushime jashtë vendit të tyre shpenzojnë mesatarisht 443 euro për udhëtim, sipas Eurostat. Prej disa vitesh bilanci i udhëtimeve në Shqipëri është pozitiv, ndërsa deri në 2014-n shqiptarët shpenzonin më shumë jashtë, sesa të huajt harxhonin në Shqipëri. Për 6-mujorin e parë 2017, bilanci i udhëtimeve ishte pozitiv me 162 milionë euro, 4% më shumë se janar-qershor i një viti më parë.
A hetohen punonjësit e Administratës Publike, sa shpenzojnë në turizëm?
Është fakt që mirëqenia e rrogëtarëve të shtetit rritet nga viti në vit dhe kjo demonstrohet edhe në hyrje-daljet jashtë shtetit të zyrtarëve të shtetit dhe nëpunësve të administratës publike. Shumë nga këta vërtet kanë shërbime shtetërore, të cilët pasi gjezdisin shumë vende të botës me ditë të tëra, pasi kthehen, dorëzojnë në financë edhe dietat, biletat e avionëve, hotelet, etj. Por, më të shumtët janë turistët që zënë vendin e parë midis të gjithë turistëve shqiptarë që pushojnë jashtë Shqipërisë. Nëse ndokush e vë në dyshim këtë, le të verifikojë hyrje-daljet e nëpunësve në sistemin TIMS. Pyetja janë:
- Sa është rroga që marrin këta zyrtarë dhe nëpunës të administratës publike, që shkojnë dhe bëjnë pushimet e tyre jashtë shtetit?
- Sa ditë bëjnë pushime jashtë Shqipërisë?
- Sa janë shpenzimet e tyre jashtë shtetit?
- Sa kanë deklaruar në dogana?
- A i justifikon rroga që marrin me shpenzimet që bëjnë në pushimet jashtë Shqipërisë?
- A i deklarojnë këto shpenzimet e pushimeve jashtë Shqipërisë nëpunësit dhe zyrtarët e shtetit?
Rriten edhe të ardhurat nga turistët e huaj në Shqipëri
Si turistët e huaj në Shqipëri, ashtu dhe shqiptarët jashtë, kanë shpenzuar më shumë në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e të huajve në vend për periudhën janar-qershor arritën në 785 milionë euro, duke shënuar një nivel rekord maksimal historik, që pas viteve ’90. Rritja e fluksit të turistëve të huaj, teksa Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar turistik, ka bërë që të hyjë më shumë valutë nga turizmi në vend. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nga shpenzimet e të huajve në Shqipëri janë rritur me 8.7%. Të dhënat e mëparshme të INSTAT kanë treguar se ka një rritje të hyrjeve të të huajve në vend. Për periudhën janar-qershor, Shqipërinë e vizituan 1.9 milionë të huaj, me një rritje prej 9.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Peshën kryesore vijojnë ta mbajnë shtetasit nga Kosova, me rreth 29% të totalit, të ndjekur nga maqedonasit, me 15%, grekët me 11.5%, malazezët me 9.3%, italianët me 7.3%. Rreth 30% e hyrjeve ishin për qëllime pushimi, sipas INSTAT. Shpenzimi mesatar i të huajve në Shqipëri rezulton rreth 410 euro, sipas të dhënave nga INSTAT për numrin e të huajve dhe Bankës së Shqipërisë për shpenzimet gjithsej.
Bizneset e huaja largojnë nga Shqipëria, 190 mln euro
Bizneset e huaja që kanë investuar në Shqipëri nuk i përdorin paratë e fituara për të zgjeruar më tej aktivitetin e tyre, por i transferojnë ato menjëherë në vendet e tyre, duke nxjerrë shifra të mëdha parash nga ekonomia shqiptare. Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë, se vetëm për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kompanitë e huaja transferuan jashtë ekonomisë shqiptare rreth 190 milionë euro fitime. Sipas të dhënave të sapo publikuara në Bilancin e Pagesave, rezulton se shifra e fitimeve që bizneset e huaja po transferojnë jashtë është rritur nga viti në vit me ritme të shpejta. Sipas BSH, në dy vitet e fundit, fitimet e transferuara jashtë gati janë dyfishuar, nga 108 milionë euro që ishin në gjashtëmujorin e parë të 2016-s në 190 milionë euro këtë gjashtëmujor.
Shkaqet e rritjes së fitimit të bizneseve të huaja në Shqipëri
Rritja e fitimeve të transferuara jashtë është rezultat i disa faktorëve.
Ndër to dallojmë së pari maturimin e një sërë investimeve të huaja. Këto investime janë kryer para disa vitesh dhe, tani, kompanitë po transferojnë fitimet e tyre jashtë.
Bizneset e huaja nuk riinvestojnë në Shqipëri
Por përtej këtij fakti, rritja e fitimeve që transferohen jashtë tregon mungesë besimi në ekonominë shqiptare. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria është një nga vendet e fundit në Evropë me për peshën e fitimeve të riinvestuara. Sipas FMN-së, në Shqipëri pesha e investimeve të huaja që vjen nga fitimet e riinvestuara është vetëm 15%, kur në vendet e tjera të rajonit, ajo varion nga 40 deri në 60 për qind. Shumica e bizneseve të huaja që kanë investuar në Shqipëri nxitojnë që të nxjerrin sa më parë fitimet jashtë vendit, pasi nuk kanë besim në ekonominë shqiptare. Risku i tyre buron së pari nga pasiguritë politike, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit dhe klima e rënduar e biznesit në vend. Si rrjedhojë në vend që t’i investojnë sërish fitimet që kanë realizuar këtu, ato nxitojnë për t’i nxjerrë sa më parë jashtë vendit. Kjo ka pasoja të mëdha negative për ekonominë, pasi përveçse nxjerr shuma të mëdha parash jashtë vendit, nëse do të ishin investuar këto ato para do të krijonin më shumë punësim dhe të ardhura për familjet shqiptare. Tregu në Shqipëri është duke u tkurrur, pasi popullsia po ulet siç konfirmohet nga të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave. Rënia e popullsisë së bashku me rënien e fuqisë blerëse të familjeve e bënë Shqipërinë një treg jo shumë interesant për investime të reja nga jashtë. Fitimet e kompanive të huaja që kanë investuar sakaq në Shqipëri duhet të ishin një burim i mirë për të rritur investimet e huaja. Ndaj transferimi i tyre jashtë është një sinjal i zymtë për ecurinë e investimeve të huaja gjatë viteve në vijim, veçanërisht tani që po përfundojnë edhe dy projektet e mëdha si gazsjellësi TAP dhe Kaskada e Devollit.
Sa taksa paguajnë bizneset e huaja në Shqipëri?
Shteti ynë a ka ndonjë kontroll financiar mbi kapitalet monetare që largohen nga Shqipëria? Një nga dritëhijet e nxjerrjes jashtë të fitimeve nga bizneset e huaja është edhe pagesa e taksave. Sa i kanë paguar detyrimet fiskale bizneset e huaja që nxjerrin jashtë Shqipërisë fitimet e tyre monetare? A kontrollohen këto fitime monetarë që nxirren jashtë Shqipërisë me sa taksa kanë paguar? A janë deklaruar këto miliona euro që nxirren jashtë Shqipërisë si fitime dhe a janë taksuar ato? Përse nuk realizohen të ardhurat e planifikuara në buxhet? Përse bizneset (e sidomos të huaja) deklarojnë të ardhura për çdo vit e më pak, ndërsa realisht, çdo vit nxjerrin jashtë shuma monetare më shumë sesa viti i mëparshëm?
A ka kontroll të bizneseve të huaja për pastrimin e parave?
- Cilat janë këto biznese të huaja që nxjerrin 190 milionë euro jashtë Shqipërisë?
- A kanë verifikuar nga institucionet shtetërore të specializuara, se çfarë janë këto biznese, që “eksportojnë” valutën nga Shqipëria?
- Kompani dhe truste ekonomike të huaja?
- Kompani biznesi që kanë ortakë shqiptarë?
- Kush janë ortakët shqiptarë, apo janë biznese të vetë shqiptarëve?
- Janë kompanitë offshore?
- A kanë bërë, sipas ligjit, këto kompani, këto biznese atë pjesë të riinvestimeve të fitimeve, që e kanë detyrim ligjor?
- A ka monitorim dhe kontroll të rreptë, sipas ligjit, se me nxjerrjen jashtë Shqipërisë të valutës, nëse bëhet pastrimi i parave?
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-qershor, paratë e shpenzuara jashtë ishin 624 milionë euro, me një rritje prej 10% me bazë vjetore
Për 6 muajt e parë të vitit, daljet e shtetasve shqiptarë arritën në 2.4 milionë, me një rritje prej 6% me bazë vjetore
Për 6-mujorin e parë 2017, bilanci i udhëtimeve ishte pozitiv me 162 milionë euro, 4% më shumë se janar-qershor i një viti më parë
Për në Gjermani, ku mesatarisht rrinë 10.9 ditë, shpenzimi mesatar është 496 euro, ose 47% më shumë se mesatarja evropiane.
Vetë gjermanët për pushime jashtë vendit të tyre shpenzojnë mesatarisht 443 euro për udhëtim
Vetëm për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kompanitë e huaja transferuan jashtë ekonomisë shqiptare rreth 190 milionë euro fitime