Inxh. Xhevair Ngjeqari: Porti tregtar i Treportit-Teci dhe barbarët e Gjirit të Vlorës

422
Sigal

 

Porti tregtar i Treportit-Teci dhe barbarët e Gjirit të Vlorës. Pashallarët apo pushtetarët shqiptar ose i kanë mashtruar, ose i kanë urdhëruar të shkatërrojnë Gjirin e Vlorës. Specialistët apo barbarët e paguar duhet ta dinë se së Pyllin e Sodës nuk ndërtohen porte tregtare dhe industri ndotëse. Ja aksioneri i aeroportit të Vlorës deri në 2060

 

/Gazeta TELEGRAF

Në Pyllin e Sodës dhe Tre Port nuk ndërtohen as porte tregtare, as industri ndotëse. Pashallarët e shtetit shqiptar ose i kanë mashtruar, ose i kanë urdhëruar të shkatërrojnë Gjirin e Vlorës.

Pushtetarë apo specialistë kriminelë , të paditur, të paguar, apo urdhëruar duhet ta dinë se brigjet ranore urbane janë të “SHËNJTA” në Mesdhe dhe Adriatik. Në bregdetin e Pyllit të Sodës dhe Tre Portit nuk ndërtohen porte tregtare dhe industri ndotëse.

A do të dalë një burrë shteti në Shqipëri të ndalë grabitjen e qeverisë shqiptare në bashkëpunim me kompanitë private, që kërkojnë të ndërtojnë me dhunë vepra të natyrës aeroportit  antiekonomik të Vlorës, Tre Portit etj. :* Kur nga kopshti i Popullit, Komandanti një Mollë fut në Gurmas, Ushtria e shkul me Rrënjë nga Pas.* Kur i pari i vendit abuzon , niveli i korrupsionit shtrihet në gjithë piramidën e organizimit shtetëror . Kur Pashai abuzon me fondet buxhetore,  “ Grabitja” bën kërdinë në piramidën shtetërore

1. U deklarua se në Kepin e Treportit Vlorë do të ndërtohet Porti Tregtar ose Porti i Mallrave. Cili është ai grup specialistësh apo istitucion që mashtron Edi Ramën se në kepin Treport mund të ndërtohet një port mallrash. Cili ka qenë ai grup specialistësh apo istitucion që ka mashtruar Sali Berishën , që ndërtoi në Pyllin e Sodës, portin e karburanteve dhe kimikateve likuide, Petroliferën  Italo Rumena, Tecin dhe Parkun industrial? Në bregdetin urban, ranor dhe të cekët të Pyllit të Sodës, nuk ndërtohen as porte mallrash, as industri ndotëse. Për këto zullume doktori u ndëshkua me urrejtjen e nji milion votave kundër. Po të njëjta krime mjedisore dhe urbane po përsëriten.Ku e gjejnë forcën këto banditë të shkatërrojnë nji pronë publike dhe të shpenzojnë paratë e popullit për vepra jo funksinale ,jo perspektive dhe anti mjedisore dhe anti njerëzore.

2. Në portin e kimikateve të qeverisë së Doktorit edhe në portin e Tre Portit të Piktorit P.S., thellësia detare është rreth 2 herë më e cekët se porti i Durrësit. Ndërsa thellësia 10m gjendet 2,5 km larg bregut .Të dyja këto dy brigje janë të destinuara për porte turistike, peshkimi dhe plazhe turistike .Të dy portet janë larg max 3-4 km nga njëri tjetri. Një port i vogël mesdhetar minimal duhet të ketë thellësinë 12m. Në portet tregtare përpunohen të gjitha kategoritë e mallrave minerare,karburanteve, kimikateve ,ndërtimore, ushqimore, deri te kafshët e gjalla. Portet jo vetëm kërkojnë basene të mëdha dhe të thella ujore ,por kërkojnë dhe terrene të lira improduktive të mëdha dhe larg qendrave urbane.Treguesit hidroportual tregojnë se ndërtimi i porteve tregtare në Pyllin e Sodës ose te Tre Porti nuk plotëson asnjë kusht hidromaritim dhe nuk realizon asnjië pritshmëri ekonomike. Në vend që rilindja të pastronte pyllin e Sodës nga Teci, Petrolifera, shton në portin e mallrave në Tre Port ose shton një tjetër krim ekonomik dhe mjedisor. Kur nuk plotësohet asnjë kusht funksionalo–mjedisor.

3. Populli Vlorës duhet të ndërgjegjsohet.Gjiri Vlorës është pronë e qytetit,krahinës Vlorës dhe vijim e Shqipërisë.Ai nuk është pronë e nji drejtimi të përkoshëm shtetëror.Me ndërtimin e qytetit të Vlorës gjiri nuk është më zonë e lirë Portuale, Industriale dhe Militare. Edhe të mos ishte ndërtuar qyteti i Vlorës, në bregdetin e cekët nga Uji Ftohtë–Tri Port, nuk ndërtohen porte tregtare dhe industri ndotëse. Nqs do të ndërtohet një port i madh mallrash ai nuk realizohet në Pyllin e Sodës .

4. Bregdeti ranor ose i cekët i Gjirit të Vlorës fillon që nga Tuneli i Ujit të Ftohtë dhe vazhdon në gjithë Adriatikun shqiptar. Këta drejtues shteti ose këta farë pashallarësh ose i kanë mashtruar ose i kanë urdhëruar. Për të shkatërruar gjirin e Vlorës në brigjet urbane kur bregdeti është i cekët dhe fushor ranor, vlerësohet me eksponencat më të larta mjedisore dhe turistike. Rëra dhe bregu shpallen të Shënjta, sepse rërat dhe brigjet fushore janë shumë të kursyera në detin Mesdhe edhe në zgjatimin Verior të Adriatikut.

5. Bashkëjetesa midis Gjirit dhe Vlorës dhe veprimeve ciklike natyrore janë të përjetshme. Ndërhyrjet dhe tjetërsimet në hipotekën e Gjirit tëVlorës kanë një kosto të lartë urbane dhe mjedisore dhe njerëzore. Natyra ka vetë-sistemuar në gjirin e Vlorës brigjet e cekta ranore, për ndërtime urbano-turistike , në vijën Uji i Ftohtë– Pylli i Sodës-Triport-Kepi Dajlanit-Delta e Vjosës dhe Bregdeti Radhimë-Orikum-Pasha Liman, të destinuara për aktivitete turistike. Mbi këto vlera Gjiri i Vlorës përbën një patrimonio kombëtare dhe mesdhetare.

6. Natyra ka vetë-ndërtuar brigjet e thella shkëmbore për ndërtime portuale oqeanike në izoipsin Uji i Ftohtë-Radhimë-Pasha Liman-Karaburun, Ishulli Sazanit dhe Kepi Dajlanit-Delta e Vjosës -Gjiri Vlorës përbën portin natyral më të madh dhe më të thellë të Mesdheut dhe Europës.( më i madh se Porti Roterdamit, Hollandë).

7. Gjiri i Vlorës formon një nga relievet më të ralla urbane, turistike portuale dhe gjiret më panoramike të Adriatikut dhe Mesdheut. Zotëron kufirin ndarës të dy deteve në shkallën më të lartë të mos përzierjes së tyre në një qëndër urbane. Me zhvillimin e qytetit dhe aktivitetit turistik ndërtimet portuale dhe industria duhet të xhvendosen në drejtim të deltës së Vjosës.

Gjiri i Vlorës dhe Porti i Roterdamit

8. Porti Roterdamit,në Holandë, radhitet në katër vendet e para në nivel botëror. Portet investojnë për të siguruar basene ujore dhe thellësi detare. Porti i Roterdamit ka gjatësitë e terminaleve dhe bankinave mbi L=40km dhe thellësinë max.detare me gërmim, 24m. Mega Porti natyral i Gjirit të Vlorës zotëron një perimetër bregdetar mbi L=51-63, km , pa llogaritur se bregdeti i gjirit është e një bankine natyrale, që komunikon direkt me basenin ujor me thellësi natyrale max . h=30–50 m.

9. Portet investojnë për të siguruar basene ujore të mëdha,të mbrojtuar dhe thellësi natyrale detare. Ndërsa në bregdetin e Vlorës thellësia 24m arrihet në bregun natyral. Baseni ujor i Gjiri të Vlorës me sipërfaqe S=220 km2….(Katër herë më e madhe se baseni ujor në portin e Roterdamit ), lejon përpunimin e të gjitha kategorive të anijeve dhe aeroplan mbajtëse të hapësirave oqeanike. Por port nuk ndërtohet në thellësinë 6-8m në Pyllin e Sodës apo Tre Port.

10. Portet Tregtare janë vepra strategjike, ekonomike, monumentale, që luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e një kombi dhe rajoni. Pozicioni i vend ndodhjes të bregdetit shqiptar e ka aftësinë gjeografike të shtetit port, shtetit korridorpër trasportimin e mallrave euro-amerikane në Ballkan, në rrugën më të shkurtër. Megjithëse nga Shqipëria nuk kalon asnjë ton mall për në ballkan dhe anasjelltas , asnjë qeveri nuk interesohet për këtë pasuri kombëtare dhe euro ballkanike. Ky është një krim ekonomik më vehte.

Gjiri i Vlorës ose Gjibraltari i Adriatikut

I dërguari i parë amerikan, Maksuell Bllejk arriti në Vlorë dt.10/06/1922,dhe falë edhe kontributit të tij, më dt.28/08/1922.SH.B.A.,njohu shtetin shqiptar. Ai evidentoi menjëherë rëndësinë e jashtëzakonshme të pozicionit gjeografik të këtij qyteti duke u shprehur se.: “VLORA ËSHTË GJIBRALTARI I ADRIATIKUT”.

11. Adriatiku shqiptar asokohe ishte mbuluar nga moçalet. Gjiri i Vlorës, u konceptua dhe u pagëzua me sinonimin e Gjibraltarit të Adriatikut. Kjo shprehje e koncentruar përbën aksiomën më të madhe të vlerës Gjeoekonomike të Pozicionit Gjeografik të Shqipërisë,e prononcuar nga një i huaj. Ngushtica e Gjibraltarit, është e vetmja grykë hyrje e komunikimit të Oqeanit Atllantik me detin Mesdhe. Ajo është jetike për jetë-gjatësinë dhe ekosistemin e Mesdheut (shih kap. Mesdheut), sepse furnizon me ujë nga oqeani Atllantik V=61,35-65% të avullimit vjetor të Mesdheut. Pa Ngushticën e Gjibraltarit, Mesdheu, do të thahej çdo vit H = 07-1m. Krahasimi nënkupton se një vëllim i madh i mallrave të Ballkanit, në rrugë detare e tokësore, duhet të kalojnë nga bregdeti shqiptar me në krye portin që ka vetëndërtuar Natyra, në gjirin e Vlorës ose gjithë bregdetin e Adriatikut Shqiptar.

12. Maksuell Bllejku bregdetin Shqiptar me në krye Vlorën “Gjibraltari i Lindjes” e krahasoi me Ngushticën e Gjibraltarit, sepse: nga Karaburuni në Patras të Greqisë, Deti Jon bordurohet nga një kordilierë e zgjatur vargmalesh, i cili fillon në Karaburun, vazhdon në Llogora me malet e Çikës ,Vetëtimës, Bregut ,vazhdon me relievin kodrinor të Konispolit, Filatit, Igumenicës , Pargës, që përfundojnë në Prevezë të Greqisë. Ndërsa nga ana veriore, nga Kodra në dalje të Urës Bahçallëkut (Shkodër) deri në Trieste , Kurora e vargmaleve Dinarike shoqëron bregdetin e Adriatikut Malazes, Kroat , Slloven, gjatë gjithë vijës bregdetare .

13. ..Kjo nënkupton se Bregdeti Vlorë–Delta e Bunës , që gjendet në Jug të Adriatikut dhe në Veri të Jonit, është e Vetmja Ultësirë bregdetare dhe e Vetmja Portë Hyrje që depërton nëpërmjet koridoreve direkte të luginave të lumejve ( Drinit , Shkumbini etj ). Në brendësi të ultësirës Ballkanike ose kryqëzohet me Korridorin. *10 * në Nish-Shkup–Plodvid , pa asnjë pengesë të relievit alpin .Kjo nënkupton se bregdeti Vlorë-Shëngjin është i gjithi dhe i vetmi një port natyral dhe porti më i madh dhe i detyruar për tranzitin Euro Ballkanik. Nga sa kuptohet i gjithë bregdeti i Adriatikut dhe Jonit Lindor kufizohet nga një Kordilierë e zgjatur vargmalesh , paralel me bregun dhe vetëm në bregdetin shqiptar, natyra ka hapur një portë për të komunikuar me ultësirën Danubiane Ballkanike . Kjo është një veçori e rallë Gjeofizike.

14. Është mirë që Bllejku dhe Aksiomat të përjetësohen në piedestale, në Vlorë, Shëngjin dhe në pikën ku autostrada Morinë–Prishtinë, kalon nga baseni Drini i Bardhë në basenin e lumit Sitnica , Prishtinë, diku në Orllat? Sepse Prishtina është ndërtuar në luginat e basenit të lumit Danub .

15. Në se Gjiri i Vlorës formon Gjibraltarin e Adriatikut ,Trualli shqiptar përbën Mesdheun e Ballkanit. Sepse vetëm bregdeti Vlorë-Delta e Bunës është e vetmja ultësirë bregdetare në të gjithë Adriatikun dhe Jonin Lindor. Bile intelektualët e Vatra-s, Amerikë e kanë quajtur Gjirin e e Vlorës Mushkëritë e Adriatikut dhe Çelësi i Lindjes. Në pamje shprehjet duken si figura letrare, por ato nuk janë metafora ose pasione nacionale, por ato janë aftësitë gjeofizike reale unike të truallit shqiptar dhe euro ballkanik.

16. Të gjitha këto formulime janë bërë në Vlorë. Sepse, gjiri i Vlorës i parë nga Kuzum Baba është një vepër arti panoramike, i parë nga Belvedere e kalasë; është një vepër arti balneare dhe turistike, e parë nga rafshnalta e Fushës e Ravenës; është një vepër arti urbane, turistike, kodrinore-malore, e parë nga hidrometria; është një vepër arti portuale e nivelit botëror, e parë nga hidrografia; është një vepër arti e rrallë e bashkëjetesës të ujrave të Mesdheut me Adriatikun, në nivelin më të lartë të mos përzierjes së tyre, e parë nga ana mjedisore brenda një sipërfaqe detare 220 km2 bashkëjetojnë relievet fushore ranore, kodrinore-malore shkëmbore dhe të gjelbëruara, së bashku me aksionet e pronësisë të ishullit të Sazanit dhe mezo kanalit, e parë nga hidro-gjeologjia; është një vepër arti e gjireve dhe shpellave sipërfaqësore dhe nën ujore. Bonuset e Gjirit të Vlorës nuk mbarojnë .Të paktën që nga viti 1990 qeveria e Doktorit dhe Piktorit po e shkatërrojnë në mënyrë sistematike Gjirin e Vlorës, në mënyrën më barbare, në mënyrën më çnjerëzore. Një regjim ndërton një port karburantesh dhe kimikate likuide , ndërsa tjetri, 3-4 km më sipër do të ndërtojë një port mallrash! Kjo mund të ndodhë  vetëm në Shqipëri.

17. Ndërtimi i murit të Betonit të Lungo Mares , në bregdetin ranor të plazhit të Ri, ndërtimi me dhunë i aeroportit të Vlorës dhe ndërtimi i portit të mallrave në Tre Port formojnë financime anti mjedisore: anti ekonomike dhe anti fuksionale.Të gjitha këto bëhen për përfitime ekonomike të një grupi shtetarësh..

Kryeministri është aksioner deri në 2060 në aeroportin e Vlorës 

18. Çfarë e shtyn qeverinë të ndërtojë aeroportin e Vlorës, me kushtin për 10 vitet e para, po nuk pati pasagjerë , do t’i paguajë ndërtuesit shumën 138 milion €uro, ose 1,59 herë më shumë se kostoja e ndërtimit të parashikuar nga qeveria shqiptare.Kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri. Sipas kësaj skeme, Mabetexi me paratë e pasagjerëve të munguar, realizon ndërtimin, shlyen të gjitha detyrimet bankare me kostot, me garancinë e shfrytëzimit 10 vjeçar , dhe për 25 vitet e tjera, i vjel të ardhurat nga qarkullimi i posagjerëv, pa u shqetësuar ka apo nuk ka pasagjerë në aeroportin e Vlorës. Konçesionari ka rregulluar koston e ndërtimit dhe numrin e pasagjerëve në10 vitet e para, deri sa e ka çuar garancinë nga buxheti të tejkalojë deri 1,59 herë më shumë koston e ndërtimit. Kjo dhuratë bëhet në emër të popullit dhe ligjit PPP.

19. A do të dalë një burrë në shtetin shqiptar të ndalë grabitjen e qeverisë shqiptare në bashkëpunim me kompanitë private, që kërkojnë të ndërtojnë me dhunë vepra ndërtimore të natyrës të aeroportit antiekonomik të Vlorës. Veç kësaj, ndërtuesi do të jetë konçesionar ose do të vjelë të ardhurat në mënyrë sistematike për 35 vjet ose deri në vitin 2060. Pa tjetër duke patur dhe bashkaksioner dhe qeverinë. Nëpër qarqe, apo rrethe njerëzit e shohin qeverinë si nivelet më të larta të moralit dhe profesionalizmit. Por duke filluar nga viti1921 deri në 2021, vendi më i bekuar i Europës qeveriset nga banda apo grupe ku interesi,që shesin dhe blejnë pasuritë kombëtare, pa asnjë detyrim ndaj popullit që i zgjodhi. Niveli abuzimit fillon në nivelet më të larta. Bazuar në proverbin:* Kur nga kopshti i Popullit, Komandanti një Mollë fut në Gurmas, Ushtria e shkul me Rrënjë nga Pas.* Kur i pari i vendit abuzon , niveli i korrupsionit shtrihet në gjithë piramidën e organizimit shtetëror .