Evdal Nuri: 27 janari, Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit. “Shqipëria, strehë e hebrenjve në ditë të vështira !”

135
Sigal

Kjo ditë përkujtimore u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, në përkujtim të viktimave të Holokaustit. Kjo përkon me çlirimin e kampit nazist të përqëndrimit Auschëitz-Birkenau më 27 janar 1945. Nga më shumë se 8.8 milion hebrenj në Europë, 5.9 milion, apo 67% popullsisë u vranë. Në Poloni, Vendet balltike , Gjermani, Austri u vranë 90 % e popullsisë hebreje . Ky ishte bilanci i tmerrshëm i Holokaustit. 1- Hebrenjtë në Shqipëri.                                                                                                                           Hebrenjtë  duhen të kenë mbritur në Shqipëri në fillim të viteve 70 të erës së re, kjo sipas burimeve romake që përmëndin anijet me robër hebrenj duke udhëtuar për në Romë. Shumica e tyre u mbytën në brigjet e bregdetit shqiptar. Në vitin 1281 një grup i vogël tregëtarësh hebrenj u vendosën në qytetin bregdetar të Durrësit. Gjatë shekullit XV-XVI hebrenjtë përbënin 1\3 e popullsisë së Vlorës, përpara se ata të shpërnguleshin në drejtim të Beratit në shek e XVII. Nga kjo periudhë deri në mezin e vitit 1800 disa prej tyre u konvertuan në fenë islame ose në të krishterë. Në vitin 1930 doli se vetëm 204 hebrenjë jetonin në Shqipëri. Gjatë luftës 2,000 hebrenj kërkuan strehim në Shqipëri. Shumica e refugjatëve hebrenj u trajtuan mirë nga popullata lokale shqiptare, Shqiptarët, me një traditë të mikpritjes të njohur si besa shpesh strehuan refugjatët hebrenj në fshatrat malore, dhe i transportuan ata në portet e Adriatikut nga ku shkonin në Itali. Hebrenjtë e tjerë iu bashkuan lëvizjeve të rezistencës në vend. Deri në fund të luftës Shqipëria ishte shtëpia e mbi 2.000 hebrenjve për shkak të guximit të qytetarëve shqiptarë në rrezikimin e jetës së tyre për të siguruar një strehë për hebrenjtë që iknin nga vendet fqinjë.

Në Luftën e Dytë Botërore, asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve.  Pas pushtimit italian dhe gjerman të Shqipërisë, popullsia hebrenje u rrit në sajë të ndihmës nga shqiptarët. Shqipëria ishte vendi që u kthye në shtëpi për hebrenjtë qysh përpara Luftës së Dytë Botërore dhe vendi ku komuniteti hebre u njoh ligjërisht me besimin e vetë e të drejtat e veta për të ushtruar besimin fetar. Shqiptarët , familjet e zakonshme vendosën jetët në rrezik për të mbrojtur hebrenjtë. Ishin myslimanë, ishin të krishterë dhe ju ofruan strehë, duke i mbrojtur edhe me jetën e tyre.

2-Hebrenjtë e Beratit. Muzeu Simon Vrusho qëndron si një dëshmi e gjallë e historisë së tyre . Ky muze është një atraksion i veçantë muzeal që sa herë rikthehesh ta vizitosh, të pasuron shpirtërisht. “Muzeut Solomoni” i kushtohet marrëdhënieve historike të popullit të Beratit me komunitetin hebre… Është një muze me tematikë hebraike që ngërthen një hapësirë kohore 500-vjeçare, nga viti 1520 kur në Berat u vendosën 25 familjet e para hebrenje.   Ka dokumente dhe foto, nga lista e parë e vitit 1526 tek ajo gjatë Holokaustit në 1944, nga mjeku Zino Matathia te  kimistja Taisa Pisha Batkina. Muzeu i shndërruar në një qendër të mirëfilltë atraksioni për turistët e huaj që vizitojnë Beratin, veçanërisht për turistët izraelitë. Simon Vrusho dhe libri i tij i çmuar “Hebrenjtë e Beratit”. Edhe pse jo mirë në gjendjen shëndetësore dhe ekonomike, kursente lekë nga pensioni dhe i përdorte për muzeun, duke punuar vite me pasion për këtë muze. Ai thoshte: ”Muzeu që Berati e priste, erdhi. Muzeu që Berati e kërkonte, u gjet, Muzeu që Berati e ëndërronte, u bë realitet.Ai ndërroi jetë vetëm një muaj pas hapjes, ndërsa bashkëshortja e tij Angjelina Vrusho vendosi ta mbante hapur këtë muze . Ajo përmbushi amanetin e tij :“Tek këmbët e mia fle një muze mos e lërë të shuhet”,- i tha ai asaj para se të ndërronte jetë. Amaneti u realizua. Muzeu i vetëm i historisë hebraike të Shqipërisë, “Muzeu Solomon”, rihapet pasi biznesmeni shqiptaro-francez Gazmend Toska e shpëton atë nga pragu i mbylljes me ivestimet bujare që bëri. Investime në rifreskimin e tij duke filluar nga godina, personeli , dekumentacioni, dhe aktivitetet e vazhdueshme që ndjekin njëra-tjetrën. Në këto aktivitete kanë marrë pjesë përfaqësuesit më të lartë të Ambasadës Izrailite dhe sdudius të njohur. Ky muze është një institucion i memories shkekullore dhe mbarëshqiptare, i marrëdhënieve, bashkëpunimit e bashkëjetesës dhe të miqësisë të komunitetit hebre me Beratin, me beratasit, me shqiptarët. Arkeologjia, foto-fakteve, foto-dokumenteve, e foto-kujtesës evidenton në këtë muze një mesazh të urtë, të qartë, të thjeshtë, atë të qeverisjes së mirë dhe me mirësi, me paqe dhe begati, me urtësi dhe filozofi, pra mesazhin e solomontë.

Një muze unik në Berat. I pari dhe i vetmi i llojit edhe në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare. Ky muze ndalet edhe tek profili mitik i Sabbatai Zevit, tek varri i tij që kërkohet ende me ngulm e vendosmëri e bindje në Bilçë, tek reflekset, apo motivet hebraike, që i gjen gjithandej në këto treva, të gdhendura në gur e në dru, në port e në dyer, në tavane apo kanate, në sahane apo tepsi, në filxhane apo sini, por me theks të veçantë muzeu ndalet tek shpëtimi dhe strehimi i mbi 600 hebrenjve në kohën e Holokaustit, duke qenë Berati,  qyteti që ka mbajtur barrën kryesore në këtë shpëtim e shpalosur për herë të parë në Berat listën e hebrenjve të shpëtuar, si dhe familjet e shtëpitë beratase që iu gjenden pranë në ato kohë të errëta. Ishin mbi 38- familje beratase që strehuan hebrenjtë gjatë luftës. Midis tyre. Isuf Qojle, Qani Civeja, Mehmet Xhezo, Xhevat Gjergjani, Vexhi Buharaja, Hysen Nallbani, Lilo Xhimitiku, Gaqi Kajana, Bahri Zeko, Sulo Muzhaka e tjerë. Muzeu “SOLOMONI” në Berat hap  edhe rrugën për muze të tjerë, por jo muze totalë, që duket sikur thonë çdo gjë, por nuk thonë asgjë, por muze individualë, me individualitet e personalitet.

3Muzetë janë fryte të një kujtese të çelur. Është një fakt i ditur botërisht tashmë se Shqipëria është ndër vendet e vetme në Evropë, ndoshta, dhe më gjerë, ku 2260 hebrenjtë e ardhur para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në  lagjet Mangalem e Goricë kishin ardhur familje të tjera hebrenje. Kanë qenë shumë familje, të cilat kishin shpëtuar nga masakrat e krimet të shpikura. Po ja një ditë në Berat në mes të nëntorit hynë nazistët. Ulërima e tankeve sikur e shpalosi edhe njëherë këtu katrahurën raciste. Gestapoja e informuar udhës bëri të njohura edhe një herë ligjet e saj për hebrenjtë.  Atë kohë, kush zbulonte dhe denonconte një hebre shpërblehej dhe konsiderohej bashmik i nazizmit, që terrorizonte Evropën mbarë, kurse njerëzit e thjeshtë, që i mbronin, konsideroheshin armiq e do të dënoheshin  s’i hebrenjtë . Berati s’është i vetëm që i ka shembujt e strehimit të hebrenjve. Me të drejtë thuhet se Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm në Evropë ku nazistët gjermanë nuk zunë dot asnjë hebre, sepse populli shqiptar i strehoi në shtëpitë e tij, i fshehu nga nazistët e i mbrojti s’i bijtë e vet. Komanda gjermane bëri dhe një përpjekje nga marsi i 1944-ës t’i grumbullonte hebrenjtë në një shesh të Beratit ku qenë vrarë pak ditë më parë 40 ushtarë fashistë. Sheshi mbeti bosh. Nisi terrori dhe bastisjet Shpirti i madh i popullit është një strehë e madhe.  Anjë hebre në duart e nazistëve. Një humanizëm i ngjashëm  ndaj 20 mijë ushtarëve italianë pas kapitullimit të Italisë fashiste, të cilët  edhe pse i kishin vrarë e djegur shqiptarët, nuk provuan kurrfarë hakmarrjeje, përkundrazi, shqiptarët i morën në shtëpitë e tyre, u dhanë bukë e strehë, dhe në mbarim të Luftës, i përcollën shëndoshë e mirë në Itali. Ky ishte populli shqiptarë . Me historinë tonë, na takon të mburremi për të kaluarën kurse , për të tashmen s’di ç’të them….!