Engjëll Musai: Kasem Hysenbelli, na pikëllove të gjithëve o vëlla!

830
Sigal

Engjëll Musai

Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”

Drejtor i Gazetës ‘Telegraf’

Kishim ditë që prisnim që t’i të ktheheshe pranë familjes dhe miqve të tu të shumtë Kaso. Të prisnim si përherë, buzagaz dhe fjalëmbël. Por nuk ishte e thënë miku ynë i veçantë dhe me zemër të madhe, pasi kjo flamë që ka mbërthyer mbarë globin të ndau fizikisht por jo shpirtërisht nga ne. Do u mungosh të gjithëve miku ynë. Nënës që aq shumë e doje dhe preokupoheshe për shëndetin e saj, familjes tënde të ngushtë, të afërmve, stafit, shokëve, por edhe mijëra shikuesve të televizionit “Fax News”, në Shqiperi dhe kudo në botë. Do u mungosh bashkëpatriotëve të tu Kaso! Ata të donin Kaso, se tek ti kishin një derë të hapur për hallet e tyre. Kemi Kasem Hysenbelliun thoshin. Sepse ekrani i televizionit “Fax News” ,u kthye në misionar dhe qytetarët e shikojnë si Kryegjyshata, Meka e Vatikani, si dhe e vetmja mundësi ku bënin thirrje për drejtësi dhe zgjimin e atyre që flinin gjumë me veshët të taposur. Si bir i Skraparit, Ju kishit vendin tuaj të nderuar në Kryesinë e Shoqatës Atdhetare Kulturore  “Tomorri” .

Ndaj me shumë dhimbje në emër të Shoqatës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes duke qenë pranë Jush, në këtë dite të trishtë. Ju ishit nderi, dhe njeriu zemërbardhë, i pastër si vetë bora që mbulon Malin e Tomorrit. Kaso! Ju ishit dhe do të mbeteni shembulli dhe frymëzimi i fjalës së Lirë dhe respektimit të të Drejtave të Njeriut, dhe jo rastësisht, por falë vizionit tuaj, kamera e Tv. ‘FaxNews’,  ishte mes njerëzve të varfër dhe ku padrejtësia dilte lakuriq, pikërisht prej vendosmërisë suaj dhe mos bërjes së kompromiseve dhe kulisave me batakçinjtë e pushteteve.

Ju me mënçurinë dhe finesën tuaj, triumfuat Kaso, ndaj harbutëve  dhe injorantëve që duan të na kthejnë në Mesjetë, ndaj shpirti Juaj nuk vdes kurrë. Ju ishit me studentët, ishit me banorët që u prisheshin shtëpitë, ju ishit në spitale, ju ishit përballë krimit dhe shtetarve hajdutë që bënin pazare me votën dhe të ardhmen e shqiptarëve, ishit përballë injorantëve dhe administratës nepotike, ishit përballë persekutove të neveritur që nuk arritën dot të të fusnin nën kthetrat e tyre. Ndaj të gjithë do të kujtojnë përjetsisht dhe Ju për ne do të mbeteni përherë në zemrat tona, vëllai ynë. Ju pastë shpirti dritë, Kasem Hysenbelli!