Agim Çiraku: Fati sot na ndau pa mëshirë, miku im Kasëm Hysenbelli!

990
Sigal

Agim Çiraku

Botues i ‘Telegraf’

Kur njerëzit humanë, solidarë dhe plot vlera individuale në shërbim të kombit, ndahen nga jeta, mbrapa mbesin vlerat e mira që ata kanë lënë për familjen, shoqërinë dhe  në veçanti për fushat ku kanë kontribuar. Të tillë vlera kishe dhe rrezatoje edhe ti, shoku dhe miku ynë, Kaso. Në këtë ditë të trishtë, me dhimbje Ju shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmëve për ndarjen nga jeta të kolegut dhe modelit të medias dhe shtypit të pavarur, Kasëm Hysenbelliu!