Edval Nuri: Qofshim si ishim, e mos qofshim si jemi…!

464
Sigal

Dilnim, shëtisnim, psonisnim, takonim shokët, bisedonim e  pavarësisht ankesave ishim mësuar me atë mënyrë jetese          

 

Nxënës të  “Ismail Qemalit”   shpjeguan se s’po marrim vesh, ca ditë në shkollë, e ca ditë në shtëpi  

Jemi ankuar kot! Dilnim, shëtisnim, psonisnim, takonim shokët, bisedonim e  pavarësisht  ankesave ishim mësuar me atë mënyrë jetese.                                                      Një nga miqtë  më merr në telefon  e më thotë: “Tani po i lutem “ Zotit”, jo na bëj më mirë, por  të jemi  të paktën si ishim”. Pra paska më keq! Dhe vërtet,  më keq jemi  e si duket do të jemi!

1-  Pandemia do ikë, por e keqia do na ndjekë …                                                                                                                                                                           Kanë  ikur dhe pandemi të tjera, si  gripi Spanjoll, që  u mori  jetën  mbi 50 milionë njerëzve. Ai i Honkongut, që  shkaktoi  mbi 1- milionë  të vdekur në të gjithë botën, ai shpendëve e tjerë.    Ky i shekullit tonë ka prekur deri tani mbi 60 milionë njerëz me mbi 1.5 milionë viktima në mbarë Botën. Në Europë ka marrë jetën e mbi 400 mijë individëve.          Covidi tek ne u zyrtarizua në dhjetëditshin e parë të marsit. U infektuan  dy dhe u morën masa drastike. Një karantinë e fortë dy mujore që na çmendi. Kuptohet s’ishim mësuar, u mërzitëm, por thamë se kaloi. U vu në jetë “Hapja e Madhe”!     U karantinuam  me 2 raste,  u hapëm me 200,  pa asnjë masë mbrojtëse, sikur gjithçka  kaloi! Kjo na solli gradualisht shtimin e rasteve nga 200, 500, e  mbi  800 ditët e fundit. Gjendja e rënduar , mbi 900 të vdekur e  mbi 42.200 të infektuar.    Vdekjet kanë qenë  nga më të ndryshmet  e nga të gjitha moshat. Në këtë situatë sejcili thotë: “Nëna ime”. Jemi të friksuar sidomos moshat e treta, mbase korona “inatin”  me ne e ka më   tha një ditë  F.Shkalla, ish – futbollist i talentuar  i ‘Labinotit’ të Elbasanit !  Jemi brezi më i vuajtur, më i binduri, i varfër, por dhe në këtë rast u dashka të flijohemi më tepër !?    Kaluam pranverën, verën, vjeshtën  në “Arrest shtëpie”. Rrobat na kanë mbetur varur  dhe pse i kemi nxjerë  sipas stinëve, por s’po i veshim. Tani na thonë  se dimri do të jetë më i vështirë. Dalim për ajrim vetëm një orë me maska, duke “lidhur gojën e hundët” , larg qoftë sikur po na çojnë në  “Botën tjetër!” Frikësohemi se më kë u këmbyem rrugës, më kë u takuam  tek buka, perimet, në supermarket ?  Pra, jetojmë me ankthe e depresion!                 Katër  masat e fundit, ajo për vendosjen e detyrueshme të maskave, ndalimi i lëvizjeve nga ora 22- deri 6 të mëngjesit, ajo e grumbullimeve jo më shumë se 10-vetave,  kanë dështuar.  Dhe mësimi alternativ në shkolla  s’po jep rezultat, mbase numri po shtohet. Nxënës të “Ismail Qemalit” shpjeguan se s’po marrim vesh, ca ditë në shkollë e ca ditë në shtëpi. As shkollë e as shtëpi.
Na dhemb  gryka, kemi kollë, tronditemi, friksohemi  se na kapi dhe ne.  Shërohemi pas disa ditëve,  na gënjen mendja  e themi: “Ishalla e kemi kaluar.”  Raste ka plotë. Miku im në Durrës,  tetë ditë me  temperaturë 39. Dy herë bëri tamponin doli negativ edhe pse shenjat e tjera i kishte  për Covid -19!  Një tjetër në Tiranë, temperatura 38,  analiza negativ. Pas  disa ditëve  bëri skaner e i thanë se ke dy javë që e ke kaluar koronavirusin! Tani s’po flitet për karantinë, se rastet janë shtuar aq shumë, sa s’ka mundësi kontrolli.  Shumica   s’kanë shqetësime,  s’bëjnë tamponin, mbase ai ka burokracitë e veta, dalin, psonisin, takojnë e përqafojnë njëri-tjetrin, duke përhapur masivisht këtë virus! Për një sebep telefonova dy miqtë e mi në Berat. Të dy sëmurë, asnjë vizitë, asnjë analizë, do kalojë më thanë. Hajde gjeje këtë. Sa  raste ka të tilla ? Kanë vdekur  apo  janë shëruar, por s’kanë  bërë analiza e s’janë  regjistruar! Pra, shifrat janë më tepër se sa deklarohen, por dhe në këto kushte, 40% e të testuarëve dalin pozitivë. Kjo duhet pranuar,  ndofta jo për fajin të mjekëve që po lodhen boll. Këtu ka të bëjë jo vetëm me frikën, por kultura e sejcilit, lehtësia për analiza e tjera!

2 . Njerëzit ndihen të raskapitur  fizikisht dhe   mendërisht.                                                            

Kjo periudhë  është  e dhimbëshme. Ankthi dhe depresioni po na shoqërojnë. Më e vështira është vetmia që po na  vret më shumë se gjithçka. Të gjithë kanë frikë se mund të preken, e sejcili  mbron kokën e tij,  e kanë të drejtë. Shoh njerëz s’i të goditur, flasin me vete, të largohen, kthejnë rrugë se kanë frikë! Kjo situatë na ka ndryshuar  tërësisht regjimin, e si duket,  do të vazhdojë gjatë. Duhet një kohë  që të kthehemi në shëndet të plotë. Disa njerëz po e kalojnë sëmundjen shpejt, por  tek të tjerë mund të lerë probleme. Kjo na dëshpëron më tepër. Disa njerëz edhe pse s’kanë shenja e quajnë veten të sëmurë.                                                                                                                                                            Do  bashkëjetojmë na thonë, por  kjo “bashkëjetësë “  përfundon me vdekje ! Virusi s’na do, se po t’na donte, s’do na e  merrte jetën.   Situata na ka çuar  në  mërzitje, zhgënjim, nervozizëm, si dhe  në acarim të marrëdhënieve familjare, ekonomike,  shoqërore,  politike, sociale  e sidomos atë shendetësoren.

Ankthi  na  pengon nga jeta  sociale dhe private, që është e dashur për ne. Depresioni  ka ringjallur , “plagë të së kaluarës” !  Këto shfaqen në kujtesë, ashtu s’i i ke përjetuar më parë, por shpjegimin e bën në kushtet ku  jeton, me një frymëzim të ri negativ!    “Kur jeta ndalet, nuk ndihesh mirë. Përballja me këtë zbrazëti është e padurueshme. Duhet të jesh në një gjendje mendore të shëndetshme që ta përballosh. Bllokimi i dytë ishte si një shuplakë.. Kur vemë maskën, ne nuk shohim më shprehjen e fytyrës së njerëzve ose i shohim shumë më pak. Me maskën venë, ne nuk mund të shohim nivelin e sëmundjes, jemi më pak të aftë të vlerësojmë vuajtjet e njerëzve.      

                                                                  

3- “Elita kurohet me avion në Stamboll, populli me çaj e paracetamol”                             Këtë shprehje e lexova tek fusha”Ali Demi” .                                                                           

Nga fillimi i pandemisë së COVID-19, nga aeroporti i Rinasit kanë fluturuar  mbi  565 charterë ambulancë drejt Turqisë dhe më pak drejt Italisë, duke u kushtuar pacientëve shqiptarë mbi 6.7 milionë euro për udhëtime dhe 12 milionë euro të tjera për kurimin në spitalet private. Mirë të pasurit , por të varfërve s’i u bëhet halli….. !?    Karantina nxorri 50 mijë të papunë. Të dhënat e INSTAT  tregojnë se 50 mijë persona kanë humbur vendet e punës në 6 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me fundin e 2019-s. Kjo përbën rreth 6% të totalit të të punësuarve në vend. Pjesa më e madhe e tyre ishin nga bizneset e vogla, ku numuri i të falimenruarëve i kalon 6300 . Duke përfshirë dhe detyrimet e prapambetura dhe detyrimet jashtë bilanci të PPP-ve, borxhi real pritet të kalojë 90% të PBB-së, duke arritur në nivele të paqëndrueshme e  kthyer në një rrezik edhe më të madh se pandemia, në momentin që kjo e fundit, me shpresë, do të mbarojë.      FMN  projekton marrjen e një Eurobondi të ri me vlerë 500 milionë euro  për të amortizuar pasojat e pandemisë. Kjo do t’na varfërojë më tepër.

Sëmundjet e bëjnë edhe më të vështirë përballimin e  jetesës,  sidomos në situatat që po kalojmë. Në një gjendje të tillë ndërmarin akte ekstreme. Ditët e  fundit u shënua rasti i pestë  që i kanë dhënë fund jetës, duke u hedhur nga dritaret e  spitaleve  ku kuroheshin!

Periudha e pandemisë ndikon në mënyrën sesi mendojmë, ndiejmë dhe veprojmë.

Po jetove me frikën e vdekjes, të tjerët bëjnë ç’të duan me ty. Dhe kështu po ndodh me ne.  Në këtë situatë të varfërimit ekonomik e  shpirtëror, të   një sëmudjeje  vdekjeprurëse                            të  një politike  të tejskajshëm   me ne  tallen s’i u do qejfi, duke na sunduar më lehtë!