Prof. Artan Fuga replikon me kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufin, ish studenten e tij

364
Sigal

Prof. Artan Fuga: Roskoveci si Budapesti!

Prof. Artan Fuga, nëpërmjet një statute në rrjetet sociale ka kritikuar shpenzimet e taksave të qytetarëve në Bashkinë e Roskovecit, ngaqë aty ndërtojnë godina të mëdha, edhe më të mëdha se godina e kryeministrisë, duke pyetur retorikisht me ironi: Çfarë janë këto ide grandomanie? Kryebashkiakja rilindase Majlinda Bufi, u mundua ta replokojë, duke I adresuar Prof. Artan Fugës edhe fyerje personale. Dhjetëra qytetarë kanë reaguar në këtë replokë publike, kundër kryebashkiakes Majlinda Bufi. Ja  repolika e plotë midis Prof. Artan Fugës dhe kryebashkiakes Majlinda Bufi dhe disa prej komenteve të qytetarvë.

Prof. Artan Fuga: Çfarë janë këto ide grandomanie?

Mor por shoh këtë kryebashkiaken e kësaj qendre të vogël urbano – rurale të Roskovecit. Shumë e shkathët, e gojës, dhe e pasionuar pas punës duket.  Por, më duket se ka ngatërruar rolin, detyrën, funksionin, ajo është përfaqësuese e komunitetit vendor, ndonëse është zgjedhur pa kandidatura të vërteta rivale në zgjedhje moniste. Por, po e le këtë. Nuk është guidë turistike e kryeministrit në fushatë elektorale një kryebashkiake.  Ajo është përfaqësuese e të majtëve, të djathtëve, nacionalistëve, liberalëve, intelektualëve, fermerëve, konservatorëve, enveristëve të Roskovecit, pa dallim bindjesh dhe qëndrimesh politike.  Taksat e tyre janë, pse bën fushatë elektorale kjo zonja? Godina e re e bashkisë m’u duk e bukur, por krejt jashtë përmasave të një bashkie të një qendre të vogël urbano-demografike si qendër zone rurale. Sa janë harxhuar nga buxheti i taksave të popullisisë lokale aty! Pse krenohet se bashkia e një zone rurale të jetë më e bëshme se ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë?  Çfarë janë këto ide grandomanie? Aq më shumë i paraqet në kuadrin e një fushate elektorale partie, kryetarit të asaj partie, duke harruar se ato janë taksa lokale që kanë bërë atë qendër dhe atë ndërtesë. Pa lidhje fare me fushatën e forcave politike në plan kombëtar! Çfarë bëhet kështu që në kundërshtim me ligjin bëhet fushatë elektorale me fondet publike? Ore, kemi Komision Zgjedhor Qëndror ne apo jo? Ore, kemi ndarje midis pushtetit ekzekutiv qëndror, kryeministrit, dhe pushtetit lokal, apo jemi si në kohën kur shoku Mehmet shkonte në Roskovec?  Kemi ndarje mes politikës dhe fushatës elektorale kombëtare dhe administratës komunale ne apo jo?  Këto janë skandale propagandistike, mo!  Zonjat kryebashkiake bëjnë rolin e guidës turistike dhe tregojnë se ku do të vendosin llampadarët nëpër mure! E kam parë në Budapest – thotë! Ku Budapesti, ku Roskoveci! Po dale moj zonjë, më pak yrysh, se jemi bërë grandomanë!

Majlinda Bufi replikon Prof. Artan Fugën

Prof. si je? Unë jam ajo kryetarja e bashkisë rurale … Kur isha në një trajnim nga ju dhe të tjerë, edhe me Çilin bashkë në Durrës, e mban mend: Ku ishe Henri? Të bëri shumë përshtypje eseja që kisha shkruar … Më the të tjera fjalë atë ditë. Dhe unë shihja në ty deri tani, një profesor të ndarë nga politika. Po si duket qënkam gabuar … Vërtet Budapesti është shumë larg nga Roskoveci , por edhe Franca qenka shumë larg nga ju, edhe pse shkon shpesh atje …

Replika e Prof. Artan Fuga

Atë ditë në trajnim do kesh merituar dhjetë se nota kot nuk vë unë, por, meqë më drejtohesh “profesor”, sot ke një dysh të madh, sepse nuk e ke mësuar nëpër trajnime, si është roli i pushtetarit lokal në raport me fushatat elektorale, mediat dhe opinionin. Dole në imazhe të lëvizshme në publik prit pa bërë zë edhe kritika jo vetëm lavdërime. Ndryshe, je si ato dhjetanjosët, që kur marrin dhjetë u lavdërohen shoqeve, kur marrin notë te keqe, si sot, shajnë profesorët me nënë e me babë. Dhe për fyerjet personale, që me drejtove sot, ndërkohë unë nuk të fyeva kurrë, të kam ulur edhe dy nota në sjellje. Kurre nuk do të vija të banoja në Roskovecin e bukur, siç planifikoja, sa kohë të jesh ti kryetare atje, duhet të jetë e frikshme, ose deri sa të bësh autokritikë të shëndoshë në sheshin grandoman! Gjithë të mirat!

Komentet e lexuesve:

Marin Dedja: Majlinda Bufi, Roskoveci është larg nga të qënit Roskovec

Majlinda Bufi, Roskoveci është larg nga të qënit Roskovec dhe jo më Budapest! Jeni të lezetshëm sidomos kur relativizoni Shqipërinë me shtete e tjera! Nuk ju mungon fantazia fare, ashtu fiks si eseja (e cila mund të ketë qënë e përkryer ashtu siç thoni ju që ju kanë komplimentuar.l). Ky vend nuk vuan për ese shkrues apo për disenjues grafik, vuan për manaxhim. Ky vend vuan që profesionistët të japin mend aty ku duhet. Ky vend vuan për njerëz me personalitet e dinjitet, që pa ju paragjykuar me shumë mundësi ju mungon. Suksese në punën tuaj dhe kur të bëhet si Budapesti na njoftoni ta lejmë Tironën e të shpërngulemi aty. Baba tjua kishte lënë sdo kishit bërë nëpër prona publike çfarë ju ka parë syri juve nëpër ato udhëtimet e mjera jashtë vendi. Më ka pëlqyer uji si rrjedh thotë. Artan Fuga, personazhet si kjo pseudo kryetare e kanë marrë në qafë këtë vend. Ju duhet të shtoni dhe një filtër tjetër, kur bëni vlerësimet, duke pasur parasysh këtë personazhin e Roskopestit.

Aleksander Çulaj: Kryetarja e Bashkisë të Roskovecit ka abuzuar me taksat e qytetarëve

Përderisa Kryetarja e Bashkisë nuk kundërshtoi apo mohoi tekstin e Profesor Fugës, do të thotë se ajo ka abuzuar me taksat e qytetarëve përderisa merr pjesë, organizon tubime apo bën fushatë elektorale për zgjedhjet e përgjithshme. Mësoni se një kryebashkiak/e e ka të ndalur me Kushtetutë pjesëmarrjen, abuzimin apo propagandën. Po ashtu, mësoni se asaj zonjës së Bashkisë nuk i pikon rroga nga qielli, por paguhet nga taksapaguesit e qytetit të saj. Ndaj, në bazë të ligjit, quhet abuzim!

Alketa Grabocka: Majlinda Bufi bëj detyrën jo servilizmin…

Majlinda Bufi bëj detyrën jo servilizmin, se ju ju duket kur nxirrni këtë arrogancën injorante nga vetja sikur kapni mat profesora e doktora. Zonjë nuk e keni luksin të vuani nga deliri i madhështisë lerja kryetarit tënd ta bëjë. Bëj detyrën, lëri hartimet, se ky vend ka shumë e shumë njerëz më të shkolluar më të qytetëruar më të formuar se sa ju… Mos harro, përfaqëson një komunitet, jo një fushate partie.

Olda Prifti Cfarku: Ju është bërë ves, duan vetëm furça e lëvdata, sidomos në kohë fushate!

Bravo profesor! Ju është bërë ves, duan vetëm furça e lëvdata, sidomos në kohë fushate! Pas Koresë së Veriut që mundi Portugalinë e fitoi Kupën e Botës, gafa më e madhe është se Shqipëria është aty aty për sistemin shëndetësor e rritjen ekonomike me Gjermaninë! ( e dëgjuar së fundmi kjo se perlat s’kanë fund).

Bled Hodobashi: Janë infektuar të gjithë me sëmundjen e liderit, çrregullim narcizistik

Këto/këta janë infektuar të gjithë me sëmundjen e liderit: çrregullim narcizistik.

Valentina Vangjelovska: Si ta matim njerzillëkun! 

Profesor Fuga!! Nuk po komentoj fare sjelljen e kryetares, sepse është tipike e një njeriu që ka mbushur kokën me informacion, në rregull atë e matim me notën 10. Po si ta matim njerzillëkun!  Kjo është çështja.

Aleksander Çulaj: Kryebashkiakja  as 3 fjali nuk ka arritur t’i shkruajë në formën e duhur drejtëshkrimore

Profesor Fuga; Peronalisht, nuk merrem me politikë, as drejtpërdrejt dhe as luaj rolin e analistit. Ama, nga kompetenca që më jep profesioni, zonjës së nderuar – Kryebashkiake, do t’i vëja zerO në koment, për efekt se as 3 fjali nuk ka arritur t’i shkruajë në formën e duhur drejtëshkrimore. Merre me mend se në ç’gjendje të mjeruar arsimore i kemi përfaqësuesit e Administratës.

Murat Shallari: Mësuesve u bënë presion në 30 qershor 2019, që të votonin

Zgjedhjet ishin si zgjedhjet në Korenë e Veriut dhe Kinë. Vëllait dhe motrës time, që ishin arsimtare iu bë presion, që, nëse nuk shkojnë të votojnë, do kenë probleme në shtator dhe ashtu ndodhi i hoqën nga puna dhe nuk janë të vetmit ata, shumë u hoqën nga puna për arsyen e vetme që nuk shkuan të votojnë në zgjedhjet rilindase. Mirë atëherë, i kërcënuan se do i heqin nga puna dhe i hoqën po tani çfarë do bëjë Rilindja, çfarë kërcënimi?! Asgjë nuk bëni dot. Nuk iu votuan në zgjedhjet rilindase dhe as tani nuk iu votojnë.