Kryetari i Frontit të Majtë, Marko Dajti: Vota për LSI është plumb për armikun dhe begati për popullin

247
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Don Korleone,  në çfarë inceneratori i ke asgjësuar ato mijëra tonë kanabis

Fronti i Majtë po ndjek me vëmendje fushatën elektorale te  rilindasve dhe programin e tyre  ekonomik të prezantuar nga fashisti Edi Rama, një program që do ta kishte zili çdo politikan i korruptuar që e dëgjon. Të premtosh se për 8 vite nuk do ketë taksa, do të thotë se popullin e quan dele dhe injorant, por ne nuk besojmë se ky popull është i pa ditur dhe pa kujtesë. Ti kujton se kanë harrur këto tetë vite qeverisje nga ti. Dje  dëgjova  premtimin  e bujshëm  nga goja juaj, don Vito, se  biznesi i vogël  nuk do ketë taksa deri ne 2029. Thashë me vete: ky është një ekonomist djall i zbritur nga qielli, nga UFO-t e pabesueshme. Programet e partive bëhen  për katër vite,  ky prezanton programin për 8 vite.

Don Vito Korleone, edhe në 2013 të njëjtën gjë premtoje, por kur more pushtetin, në emër të shtetit,  fshehtas fshive serverin e tatimeve  për miqtë tuaj  oligarkë që kishit detyrime të mëdha. Pas këtij veprimi, nxore në terren ushtrinë e taksidarëve, Policinë e Shtetit, Policinë Ndërtimore, me detyra të qarta:

1) Taksidarët e tatimeve  kishin për detyrë të vendosnin gjoba marramendëse për kupona, për mosdeklarim punonjësish e të tjera, ku shumica e bizneseve falimentuan dhe ja mbathën në emigrim

“Don Korleone, ti urdhërove Policinë e Shtetit të nxiste fshatarët të mbillnin  kanabis kundrejt pagesës. Por kur erdhi koha për t’u  korrur ti,  urdhërove  policinë të sekuestrohej prodhimi, të cilin e dërgove  në depo sekrete dhe fshatarët në burg”

“T’i kthejmë popullit Partinë Socialiste, t’ua marrim nga dora tradhtarëve. Duke votuar sot për LSI, vota juaj  është plumb për armikun dhe begati për  popullin. Rroftë Shqipëria! Rroftë  populli shqiptar!”

2) Don Vito, ti urdhërove Policinë Ndërtimore, pasi e pajise me dinamit dhe fadroma, të rrafshonte  çdo ndërtesë, që të prishte  syrin  dhe të duhej trualli  për interesat tuaja.

3) Don Korleone, ti urdhërove Policinë e Shtetit me detyra të qarta  të jetë në ndihmë të dy të parave dhe të nxiste fshatarët të mbillnin  kanabis kundrejt pagesës. Por kur erdhi koha për t’u  korrur ti,  Don Korleone, urdhërove  policinë të sekuestrohej i gjithë prodhimi, pasi të ishte paketuar  dhe fshatarët të përfundonin në burg. Prodhimi u dërgua  në depo sekrete dhe fshatarët në burg.  Ne, Fronti i Majtë, kërkojmë  nga ti, zoti Don Korleone,  të dimë  në çfarë inceneratori i ke asgjësuar ato mijëra tonë kanabis. A ka filmime? A ke dokumente? Apo e asgjësove në inceneratorët modernë të Europës! Kështu i mbajnë premtimet rilindasit?

Pra, Don Vito, programi juaj ekonomik  i Rilindjes është program mashtrimi dhe nuk besoj se do ta besojë njeri. Ti ke vetëm një alternativë  për të fituar ndonjë votë: Lëre timonin, kazanin, garuzhden dhe  merr një oturak në dorë për fushatë, se mbase të votojnë veteranët dhe pensionistët. Ne i bëjmë thirrje gjithë biznesit dhe popullit shqiptar: mos u mashtroni, por mobilizohuni dhe punoni për fëmijët tuaj. Ju, socialistë të vërtetë, me ideale të mëdha, mos flini edhe natën, bindni të gjithë të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim. T’i kthejmë popullit Partinë Socialiste, t’ua marrim nga dora tradhtarëve. Duke votuar sot për LSI, vota juaj  është plumb për armikun dhe begati për  popullin. Rroftë Shqipëria! Rroftë  populli shqiptar!