Mesi në Kosovë: Ja çfarë do të arrihet bashkërisht deri në mbledhjen e dy qeverive

579
Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi ka zhvilluar disa takime në Kosovë. Fillimisht mësohet se Mesi ka biseduar me homologun e saj, Enver Hoxhaj dhe më pas me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani. Bashkëpunimi i ngushtë politik që ekziston mes dy vendeve, si edhe ndërveprimin vëllazëror që karakterizon Shqipërinë dhe Kosovën, ishin në fokus të takimit që ajo bëri me Hoxhaj. Në këtë kuadër, ato kanë rënë dakord që ta përforcojnë edhe më tepër bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe kanë insistuar për rritjen e mëtejshme të komunikimit në çdo fushë të interesit të përbashkët. Në lidhje me mbledhjen e ardhshme të përbashkët mes dy qeverive që do të realizohet me datë 27-28 Nëntor në Shqipëri, të dy zëvendës kryeministrat kanë bashkëbiseduar për produktet konkrete që priten të përmbushen së shpejti si rezultat i këtij takimi, dhe kanë nënvizuar gjithashtu rëndësinë e koordinimit për të çuar përpara çdo agjendë që është në interes të dy vendeve. Mesi i siguroi homologut Hoxhaj faktin se Kosova mbetet natyrshëm partneri strategjik i Shqipërisë dhe se vendi ynë ngelet tërësisht i angazhuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona. Ndërsa takimi me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Bajram Hasani, kishte në fokus të bisedës, thellimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. 

Të dyja palët ranë dakord për vijimin e punës për jetësimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe për avancimin e çështjeve me rëndësi për të dyja vendet. Ato diskutuan gjithashtu edhe për krijimin e lehtësirave për produktet që eksportohen nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas. 
Sigal