Dako: Gati për ballafaqim me kreun e PD-së

645
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike, duke u shprehur i gatshëm të ballafaqohet me Lulzim Bashën. “Me Lulzim Bashën jam i gatshëm të ballafaqohem në çdo studio apo shesh publik, për të gjitha ato që ai dhe altoparlantët e tij bërtasin për mua prej vitesh tashmë!”, ka thënë Dako. Sipas tij, këto janë përpjekje të dëshpëruara të PD që nuk mori kurrë Durrësin dhe që tani po bie në rënie të lirë gjithnjë e më poshtë. “E vetmja gjë qe nuk bëj dot për Lulzimin dhe partinë e tij është të fitojnë Durrësin, të cilin e kanë humbur thellë dhe më thellë, duke rënë poshtë dhe më poshtë në gropën që janë munduar të më hapin mua”, ka thënë Dako. Gjithë të tjerat me këtë lloj soji, për kryebashkiakun e qytetit bregdetar, janë humbje kohe.
Sigal