Dëshmi kontradiktore për dosjen “Shullazi”, Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë për ballafaqim

427
Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar sot kërkesën e Prokurorisë sa i takon dosjes “Shullazi”. Nisur nga fakti se dëshmitë e dëshmitarëve të çështjes janë kontradiktore, Prokuroria ka kërkuar ballafaqim mes tyre.
Sipas organit të akuzës, do të ballafaqohen biznesmeni Ylvi Beqja dhe noterja Aida Spahiu. Por kështu, Beqja do të ballafaqohet edhe me shoferin e tij, Romeo Tarja.
Ballafaqim do të ketë edhe për dëshmitë e Besnik Musait dhe noteres Aida Spahiu. Në dëshminë e tij, Besnik Musai ka konfirmuar kërcënimet nga Shullazi.
Ndërkaq, Prokuroria ka kërkuar lexim të deklarimeve të Jani Zekës, pasi pretendojnë se ka dy deklarime të tij.
Sigal