Kamioni i firmës private del nga rruga në aksin Maliq – Moglicë, lëndohet shoferi

Maliq : Del nga rruga kamioni i një firme private që punon në aksin Maliq – Moglicë, ngjarja në afërsi të fshatit Strelcë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime, po transportohet drejt spitalit të Korçës për mjekim.

NOA

Mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.