Edicioni i 24-t i Panairit të Librit / Roland Qafoku sjell risinë e re për lexuesin me librin” 50 pyetje për 50 personazhe”. 

297
Sigal

Libri  “50 PYETJE PËR 50 PERSONAZHE”, autor Roland Qafoku

Roland Qafoku shprehet:

“Mes mbi 2 mijë personazheve që unë kam intervistuar në 25 -vjet karrierë në media, përzgjodha 50 prej tyre, duke i sjellë në një formë të veçantë në këtë libër. Ne gazetarët vlejmë për pyetjet që bëjmë, kujt ia drejtojmë ato dhe në cilën kohë ua kemi bërë këto pyetje. Duke e shoqëruar përherë veten me këtë postulat, e kisha projektuar herët që disa nga intervistat më të mira t’i sillja për publikun në një libër. Kam besuar se janë intervista të rëndësishme për shkak të atyre, që këta personazhe kanë thënë pas pyetjeve që u kam bërë për ato çështje që nuk flasin për ditë. Pra nuk janë pyetje për një çështje të caktuar që pas disa viteve intervista nuk vlen. Sot ka jo pak vlerë se çfarë detaje ka treguar dikur për jetën e vet: Edi Rama, Olsi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta, Erion Veliaj, e shumë e shumë politikanë të tjerë. Por edhe gazetarë si Elez Biberaj, Armand Shkullaku, Ben Blushi, Mero Baze, Rudina Xhunga, Nikoll Lesi e të tjerë. Apo shkrimtarët si Ismail Kadare, Mira Meksi, Ylljet Aliçka, por edhe personazhe të dashur për ne si Artan Fuga, Ermonela Jaho, Ernest Troshani, Ekrem Bardha, e të tjerë. Këtë libër ia kam dedikuar kujtimit të babait tim që ndërroi jetë më 12 mars nga Covid 19. Ishte nga të parët që e kishte lexuar librin, pa e ditur që nuk do ta shikonte të botuar.- Ja bab, doli libri për të cilin më thoshe i ke bërë bashkë disa që vetëm bashkë nuk mund të rrinë”!