Prof. Dr. Kim Drasa: Sindromat dhe vigjilenca për të ruajtur fëmijët

462
Sigal

Abuzimi seksual i fëmijëve

Ja sindromat e dhimbjes nëpërmjet abuzimit seksual, ç’rregullimet , frika e padive, dhe vigjilenca për të ruajtur fëmijët

 Prof. Dr. KIM M. DRASA

SEKSOLOG & UROLOG’

PRESIDENT i AUSA “MAKSUT DRASA”

 

Specialiteti im si seksolog (I vetëm në Shqipëri) më ka bërë që të kem pacientë (femra/meshkuj), të cilët janë abuzuar në fëmijëri dhe paraqesin probleme madhore të funksionimit normal të jetës seksuale. Kjo  është arsyeja që po paraqes këtë artikull për të dhënë edhe unë ndihmën për të shpëtuar fëmijët nga abuzimi seksual.

Fëmijët e abuzuar seksualisht (CSA) i referohen rasteve kur fëmijët përdoren në aktivitete seksuale, sepse nga niveli i zhvillimit dhe maturitetit të tyre, ata nuk mund ta kuptojnë ose të japin pëlqime të informuara. Kjo përfshin një gamë të gjerë veprimtarish në abuzimin seksual, duke përfshirë aktivitete kontakti ose jo kontakti.

*Aktivitete me kontakt janë: 1) Puthje seksuale; 2) Përkëdhelje; 3) Masturbim; 4) Penetrimi digital dhe/ose objekteve në Vaginë dhe/ose në Anus; 5) Kontakti Oral-Genital; 6) Kontakti Genital-Genital; 7) Kontakti Anal-Genital.

*Aktivitetet me jo-kontakt janë: 1) Exibicionismi; 2) Një shikim i papërshtatshëm i fëmijës (p.sh. ndërsa fëmija po vishet, duke përdorur toilet, po lahet); 3) Prodhimi ose shikimi i pornografive; 4) Përfshirja e fëmijëve në Prostitucíon.

Aktivitete seksuale janë imponuar mbi fëmijën dhe kjo paraqet një abuzim të fuqisë së kujdestarit mbi femijën. Sekuencat e aktiviteteve shpesh progresojnë prej atyre me nocion te jo-kontaktit drejt atyre të kontaktit, mbi një periodë kohe gjatë të cilës besimi i fëmijëve tek kujdestari është keqpërdorur ose tradhëtuar.

Qysh nga mezi i viteve 70-të, profesionistët e kujdesit shëndetësor i kanë kushtuar një vëmendje kryesore abuzimit seksual të fëmijëve. Pavarësisht njohjes së rëndësisë klinike të abuzimit seksual të fëmijëve. Disa pediatër mund të mos ndjehen si duhet të pregatitur për të kryer vlerësimin mjekësor. Gjithashtu, pediatrët janë shpesh në lidhje të besueshme me pacientët dhe familjarët dhe janë në një pozicion ideal për të ofruar një mbështetje thelbësore ndaj fëmijës dhe familjes. Kështu, pediatrët nevojiten të jenë të mirëinformuar rreth burimeve në dispozicion të komunitetit, sicc janë qendrat e referimit dhe konsultimit për vlerësimin dhe trajtimin e keqtrajtimit seksual. Në një studim vlerësoj mjekët resident dhe prakticioner për njohuritë e tyre për abuzimet dhe keqtrajtimet seksuale, duke përdorur një pyetësor me 30 pyetje. Rezultatet gjetën një mesatare të përgjithshme 63.3%. Kjo forcoi teorinë që duhet të ngrihet niveli  i njohurive për të trajtuar sa më mirë fëmijët e keq trajtuar dhe abuzuar seksualisht.

Disa shembuj janë propozuar për të ndihmuar profesionalistët e shëndetit për të kuptuar rrethanat që rrethojnë keqtrajtimin seksual të fëmijëve.

Parakushtet për abuzimin seksual

* Motivimet e autorit të krimit:

Autori i krimit është i gatshëm të veprojë në impulse që lidhen me zgjimin seksual, të lidhura me fëmijën.

* Tejkalimi i frenimit të brendshëm: Autori i krimit injoron barrierën e brendshme kundër abuzimit seksual të fëmijës.

* Tejkalimi i frenimit të brendshëm: Autori i krimit është në gjendje t’i shmangë (bypass) barrierat tipike në ambientin e kujdestarisë, të cilat normalisht shërbejnë për të penguar keqpërdorimin seksual të fëmijës.

* Tejkalimi i rezistencës fëmijës: Autori i krimit është i aftë të manipulojë fëmijën deri në pikën e përfshirjes së fëmijës në aktivitetin seksual. Manipulimi shpesh përfshin ose përdorimin ose jo të forcës për të siguruar që fëmija do ta mbajë sekret aktivitetin e papërshtatshëm.

Progresioni longitudinal i abuzimit seksual

*Angazhimi: Autori i krimit fillon lidhjen me fëmijën gjatë aktiviteteve jo seksuale për të fituar besimin dhe konfidencën e fëmijës.

* Ndërveprimi seksual: Autori i krimit përfshin aktivitetin seksual brenda lidhjes me fëmijën. Ai shpesh fillon me aktivitete të tipeve të -jo- kontaktit dhe me kalimin e kohës drejt formave me tepër invasive të aktiviteteve të kontaktit.

* Fshehtësia (sekreti): Autori i krimit orvatet të përmbajë akses ndaj fëmijës dhe me evitu zbulimin e abuzimit duke e shtërnguar me forcë fëmijën për ta mbajtur të fshehtë veprimin abuziv. Shtërngimi për ta mbajtur sekret mund të jetë e qarte (pra, kërcënimi për sigurinë e jetës të fëmijës ose të familjes së tij) ose kërcënimi mund të jetë Implicit (pra, manipulimi i besimit të fëmijës për t’i krijuar frikën se mund të humbin “miqësinë” ose “vëmendjen” nëse e vërteta do bëhet e njohur nga të tjerët).

* Zbulimi: Abuzimi seksual mund të bëhet i njohur nga të tjerët ose aksidentalisht kur bie në sy një symptomë prej keqtrajtimit ose një palë e 3-të dëshmon abuzimin që çon drejt një vlerësimi ose mund të jetë i qëllimshëm sikundër ndodh kur fëmija nxjerr në shesh abuzimin që është duke ndodhur dhe kërkon ndihmë.

* Supresioni (shtypja): Zhurma, e cila ndodh mbasi njerëzit marin lajmin, në rrethanat e kujdesit të fëmijës, me mendu që ata janë të pa afte për të mbështetur fëmijën; kështu këta njerëz ushtrojnë presion mbi fëmijën për të tërhequr mbrapsht të gjitha që fëmija ka treguar, me qëllim që të kthehemi mbrapa drejt të perceptuarit të situatës të “qëndrueshme”, e cila ekzistonte përpara zbulimit të abuzimit seksual.

Abuzimi seksual tipik paraqitet sikunder nje shembull i keqtrajtimit që ndodh me kalimin e kohes. Femijet ose familjet e tyre zakonishte e njohin autorin e krimit sepse ata shpesh janë ose të afërm ose të njohur të familjes.

Modeli Dinamik Traumagenic

*Seksualizimi traumatic: Shkalla dhe ndjenjat seksuale të fëmijës janë të formuara në një zhvillim të papërshtatshëm dhe menyrë disfunksionale ndërpersonalisht. Fëmijët mësojnë që sjellja seksuale mund t’i ccojë drejt shpërblimeve, vëmendjes ose privilegjeve. Seksualizmi traumatik mund gjithashtu të ndodhi kur anatomisë seksuale të fëmijës i është dhënë kuptim dhe rendësi të shtrembëruar.

*Tradhëtia: Fëmija kupton ose mëson që besimi individual i ka shkaktuar dëme, mungesë paraqitje të standarteve morale ose dështim të mbojties si duhet të vetvehtes.

*Pafuqia: Ky është një proces i shfuqizimit në të cilën sensi i fëmijës të vet-efikacitetit, do të jenë qëndrueshmërisht të prishura nga manipulimi dhe kërcënimi i autori të krimit. Fëmija manifeston symptoma të frikës, ankthit, dhe dëmtim të fuqisë së përballjes.

*Stigmatizimi: Vet-imazhi i fëmijës perfshin domethënë negative dhe është i shoqëruar me fjalë sicc janë: keq, tmershëm, turpshëm dhe fajtor. Ky stigmatizim është konsistent me mentalitetin “dëmtime të mira”, përshkruar nga Sgroi et al (1982), në të cilën fëmija ndjehet i anashkaluar, devijuar dhe jo aq të plotë sa ai ose ajo u ndjenë përpara abuzimit.

USA 

PREVALENCA: Abuzimi seksual në USA ka prevalencë: 20% tek femrat dhe 5-10% tek meshkujt. Një prevalencë klasike e studiuar në Në England, midis studentëve femra dhe meshkuj (Finkelhor, 1984), i cili përdori përcaktimin që përfshin të dyja format e abuzimit: atë të kontaktit dhe jo-kontaktit me autorë krimi të moshuar dhe fëmijëve, më të rinj se 17 vjecc doli 19.2% midis femrave, studente (1 ne 5 gra) dhe 9% midis studentëve, meshkuj (1 në 10 djem), raportuan për shpërdorim seksual gjatë fëmijërisë së tyre.

INCIDENCA: në USA incidenca me e madhe (piku) ka qenë në 1992 dhe mbas kësaj periudhë fillon rrënja e rasteve të abuzimit seksual deri në 13%, në vitin 2013.dhe arriti në një rrënie të përgjithshme deri 55%. Me optimizëm, përpjekjet për parandalimin e abuzimeve seksuale si dhe burgimi i autorëve të krimit (së bashku me faktorë të tjerë sociale) mund të ketë ndikuar aktualisht në rrënjen e numrit të fëmijëve, të cilët janë dëmtuar nga abuzimet seksuale. Në anën tjetër, frika e padive dhe pragjeve më të larta të ndëshkimit të përcaktuara për investigimin dhe argumentimet dhe ndryshimet në polisat dhe procedurat mund të kenë bërë ndryshimin e numrit.

Morbiditeti / mortaliteti

Konsensuset e shumta psikologjike dhe mjeksore kane pershkruar shoqerimet me abuzimin seksual. Ç’rregullimet psikologjike jane raportuar se kane nje rritje te incidences ne keto persona, të cilët janë abuzuar seksualisht dhe perfshijne depresionin, cregullime ne te ngrene, cregullime anksietoze, abuzim thelbesor, somatization, cregullime stresi post-traumatik, cregullime  shkeputese, disfunksion psikoseksual ne rini dhe probleme te shumta nderpersonale, duke përfshire vështirësitë me çështjet e kontrollit tee vetes, zemërimin, turpin, besimin, varësisë dhe dobësisë.

PTSD dhe lidhjet e tij me abuzimin seksual kanë marrë vemendje të konsiderueshme profesionale. Diagnoza e PTSD në kontekstin e abuzimit seksual kërkojnë ndodhin e keqtrajtimit dhe (1) Rieksperienca frekuente përmes ndërhyrjeve të bezdisshme dhe/ose të këqia; (2) Shmangie të sjelljes dhe një ndjenjë të mpirjes përballë eventeve të zakonshme; dhe (3) Rritje të simptomave të zgjimit, sicc janë: hidhet përpjetë, ccregullime gjumt, dhe/ose të koncentrimit.

 Shënim: Asnjë impakt universal afat shkurtër ose afatgjatë të abuzimit seksual, të jetë identifikuar dhe prezenca ose mungesa e simptomave ose kondicioneve nuk tregon as përgënjeshtron ndodhinë e abuzimit seksual.

Vazhdimësia mjekësore e abuzimit seksual përfshin kondicione mjekësore të shumta, duke përfshirë çregullime të funksionimit Gastro-intestinal (pra. Syndromi i zorrëve të irrituara, dyspepsia, dhimbje abdominale pelvike), ccregullime gjinekologjike (pra: dhimbje kronike pelvike, ccarrje genitalle ose anale, dhe forma të ndryshme të somatizimit, duke përfshirë kondicione neurologjikë dhe sindromat e dhimbjes. Për më tepër, fëmijët mund të marrin sëmundje seksualisht transmetuese nëpërmjet abuzimit seksual dhe femrat që kanë arritur pubertetin mund të ngelin shtatzanë.

Në punimet fillestare, Felitti et al, kanë eksploruar koneksionin e ekspozimit të disfunksionit të fëmijëve abuzuar me banorët e shtëpisë drejt rreziqeve shëndetësore në vijim dhe zhvillimit të sëmundjeve kur të bëhen adult, në një seri studimesh të referuara si Eksperiencat e Pafavorshme Fëmijërisë (ACE).

Si rregull për të vlerësuar ekspozimin e fëmijëve të abuzuar dhe mospërfillljen, pyetësori ACE kërkon rreth kategorisë së keqtrajtimit të fëmijës, veçanërisht psikologjike, fizike dhe abuzimit seksual.

Pyetësori për abuzimin seksual: (1) A i preku ose përkedheli në një mënyrë seksuale ?; (2) A e detyroi fëmijën që ta preki trupin e aubuzuesit në vendin seksual ?; (3) A tentoi një intercourse vaginale, orale, anale me fëmijën ?;(4) Aktualisht kishte intercourse vaginalle, orale ose anale me fëmijën?.

Në vazhdimësi ka edhe 3 pika kryesore ku mund të përfundojë fëmija: (1) Rreziku i alkolizimit; abuzim me ilacce; depresion dhe tentativë për suicide rriten me 4-12 shkallë.

(2) Rritja e duhanpirjes; shkalla e varfër e shëndetit; dhe numër të lartë të partnerëve seksual dhe STDs rriten me 2-4 shkallë.

(3) Inaktiviteti fizik dhe obeziteti i tepruar rriten me 1.4-1.6 shkallë.

MESAZHI:

1) Fëmijët e abuzuar seksualisht problemin më madhor seksual, kur rriten, kanë çrregullimet që emërtohen:”Post Traumatic Stress Disorder” (PTSD).  Symptomat e këtij çregullimi janë vështirësitë seksuale: a) Dyfunksioni Erectil (ED); b) Dhimbja Vaginale; c) Dëshira e ulët seksuale.

2) Familja, shoqëria, instancat shtetërore të jenë të përfshira totalisht për të ruajtur fëmijët, me vigjilencë dhe fanatizëm të theksuar deri në moshën adulte, për t’i shpëtuar nga abuzimi seksual.