Demir Korita: Myzeqari, intelektuali, fjalëzjarrti dhe oratori Thoma Meço

171
Sigal

Sivjet ai do të festonte 90 vjetorin e lindjes, si gjithmonë mes miqve e shokëve dhe të afërmëve, ashtu siç dinte ai ti festonte!

-Isha me fat që, pas 41-vjetësh të bashkohesha me ish-mësuesin tim Thoma Meço në organizatën e veteranëve të LANÇ-it të rrethit të Fierit, dhe të punonim së bashku për rreth 18-vjet, ku ai për rreth 8-vjet qe në krye të kësaj organizate si kryetar i saj, në të cilën shkëlqeu për aftësitë e tij intelektuale e organizative, për oratorinë e guximin e tij si patriot e qytetar, në ceromonitë e ngjarjet historike, i cili magjepste auditorët e pjesëmarrësit duke afruar mjaft simpatizantë të LANÇ-it. Thomai kaloi nëpër kapërcyellin e vështirësive të jetës, ku përjetoi disa sisteme të ndryshme sociale-ekonomike-shoqërore.

Ai krenohej që ishte bir i Myzeqesë së bukur, të bollëkut, të njerëzve bujar e mikpritës , e cila i përngjante një sofre të madhe ku përreth saj janë ulur nga gjithë trevat shqiptare nga Çamëria e Kosova, nga veriu e jug-lindja , etj. Krenohej me vëndlindjen e tij, Mujallinë atje buzë lumit Seman ku jeta merrtë përmasa romantike, mes gjelbërimit, shushërimave të lumit Seman , cicërimave të shumllojshmërisë të zogjve, të këngës së bylbilit, të plantacioneve me agrume dhe kavakëve “elegant” që “kapnin” retë që mbuloheshin nga hardhitë me varietetet shumë shekullore. Më 26 maj 1934. Në atë truall të muajt më të bukur të pranverës, më 26 maj 1934 lindi Thomai, fëmija i katërt i Llazi Meços, i cili vite më pas do të shfaqej si një meteor në qiellin e bukur të  Myzeqesë; si ndër personalitetet më me zë të krahinës e më gjerë.

Malarja, tuberkulozi, sifilizi e sëmundje të tjera, dhe mungesa e shëndetësisë ndikonin negativisht në shëndetin e shoqërisë, ku mesatarja e jetëgjatësisë varionte aty tek të 40-vjetëve. Për gjendjen e mjeruar të fshatarit të atyre viteve, mësuesi Jani Dodi (dëshmor i Atdheut ) shkruante:

Punoj dimër, punoj verë.

                  Punoj natë, punoj ditë.

                  Por i mjeri asnjëherë,

                  nuk i ngopa dot fëmijtë.

Periudhën e pushtimit fashist dhe atë nazist, ai e përjetoi rëndë ku ishte dëshmitar i disa ngjarjeve të rënda, e sidomos vrasjen nga mercenarë të paguar, të 4 këshilltarëve të Shënpjetrës , të mësuesit të tij Thanas Ikonomi (i cili ishte anëtar i Këshillit Antifashist të zonës së Semanit) ditën e Dafinës”në derë të shtëpisë, po ashtu dhe vrasjen e mësuesit dhe komisarit të çetës së Semanit “Andon Profka” dhe militantin e shquar Rakip Kryeziu. Ishte prezent dhe pa në sytë e tij dhunimin e të atit prej tyre, ku në shpirtin e njomë të këtij pionieri zjeu gjaku i urrejtjes ndaj këtyre bashibozukëve e kriminelëve dhe forcoi bindjen se kur të rritej do të luftonte me të gjitha forcat për t’u treguar brezave, luftën sakrificën dhe gjakun e derdhur nga bijtë dhe bijat e popullit për çlirimin Kombëtar të Shqipërisë dhe futjen e vëndit në rrjedhat e progresit dhe zhvillimit social-ekonomiko-shoqëror.

Thomai, ndjeu dhe preku nga afër çastet kur mësoi lajmin për  çlirimin e Fierit dhe gjithë Myzeqesë, më 15 tetor 1944, datë të cilën e festoi gjithë jetën. Për të dhe gjithë popullin e shumëvuajtur lindi një epokë e re.

Mësuesinë e “dashuroi” pa masë dhe e ushtroi si profesion atje ku kishte nevojë atdheu. Pra, për Thomanë ëndrrat po bëheshin realitet. Ai iu përkushtua detyrës së mësuesit me mish e me shpirt, për të ndihmuar në luftën kundër analfabetizmit dhe edukimin e brezit të ri. Si mësues, ai shkoi, jetoi dhe punoi në fshatrat më të largëta të Shpiragut të Beratit (1950-1953), në ato të Kurjanit (1953-1955), në Kallm të Fierit, Drenovë të Mallakastrës (1957-1959), Petovë të Fierit (1957-1964) etj. Kudo ku punoi, Thomai u shqua për aftësitë e tij metodiko-pedagogjike, si drejtues e organizator i këtyre shkollave dhe për energjitë, vitalitetin dhe forcën e arsyes në shërbimin fisnik dhe human për zhvillimin dhe progresin e shoqërisë.

Motoja e përhershme e tij ishte studimi, përkushtimi, puna, kërkesa ndaj vetes e të tjerëve se: “Ajo të zbardh faqen dhe të hap rrugën për dije e progres të mëtejshëm”. Thomai ishte edhe nismëtari kryesor për ngritjen e shkollës 7-vjeçare në Petovë, e cila ka në themelin e saj të historisë punën e apasionuar e të përkushtuar të Thoma Meços në gjithë rrugëtimin e jetës së tij si arsimtar. Nga inspektimet e organizuara prej seksionit të arsimit, Thomai u dallua për aftësitë e tij metodike, e pedagogjike, ndaj dhe e çuan në Kabinetin Pedagogjik të rrethit, në detyrën e drejtorit të kabinetit. Duke ndjekur këtë rrugë dhe kalimit nëpër filtrin e diskutimit dhe kolegjialitetit, që ishte një aftësi e zgjuarsi e Thomait, u arrit që në ato vite të viheshin vepra madhore si: “Gjëmimi i atij Dimri”, “Shoku Niqifor”, “Dy krisma në Paris” etj, ku morën çmime kombëtare.

Ishte ky çelësi i suksesit që Thomai ynë i pjekur ideologjikisht, politikisht, artistikisht punoi dhe arriti suksese në fushën e artit e kulturës ku ai e drejtoi për mëse mbi 10-vjet. Nga teatri dhe estrada e Fierit dualën mjaftë artistë të mëdhenj që debutuan në teatër dhe kinematografi dhe u vlerësuan me tituj më të lartë në art si ;”Artist i Popullit”, “Mjeshtër i Madh”, “Artist i Merituar”. Në kuadrin e humorit një shok i Thomait u tha shokëve se: “ky lala i Myzeqesë doli mjaft i zoti”. E kishte fjalën se disa prej drejtuesve në art-kulturë kanë patur “jetë të shkurtër”. Por Thomai kishte tjetër aftësi dhe veçori pasi ai i mbështeste dhe vlerësonte shumë aktorët për shpirtin e lartë artistik, për të dhënë vepra të nivelit të lartë, i motivonte dhe i nxiste për të kapur vepra të autorëve botërorë, siç ishin aktorët e shquar: Luftar Paja, Hajrie Rondo, Fatos Sela, Dervish Biba, Dhimitër Jano, Muhamet Sherri, Xhelal Hoxha, Fuat Boçi, Gjergj Lala, Roland Çarka, Agim Agolli, Barjam Dosti, Todi Llupi, Arqile Lipe, Sotir Stefa, etj. Për aftësitë dhe marrëdhëniet njerëzore të Thomait me trupën e teatrit dhe estradës e kanë vlerësuar e respektuar si etalonin e sakrificës dhe të dashurisë njerëzore. Gëzimet e hidhërimet i ndante me shokët dhe mbi të gjitha ishte prototip i masovikut, njeriut human dhe mikpritës.

Periudha e lavdishme ishte ajo e viteve 2009-2017 kur ai ishte në krye të Komitetit të Veteranëve të LANÇ-it të rrethit, i cili kishte në krah intelektualët e shquar Miti Nito, Ballëm Mete, Vasil Toska, Sokrat Ikonomi. Si vizionarë dhe kërkues arritën të ngrenë në një shkallë më të lartë veprimtarinë e Komitetit të Veteranëve të rrethit, në organizimin e sesioneve shkencore në zonën e Libofshës, Semanit, Roskovecit e Cakranit, vlera këto të papërsëritshme dhe të veçanta në shkallë vendi. Në këtë organizatë, Thomai u shfaq si një intelektual me aftësi dhe energji të tij, të fuqisë së mendimit, pjekurisë, fjalës e oratorisë brilante që shfaqte përpara pjesëmarrësve në auditore, në vendet historike ku ishin zhvilluar ngjarje e beteja kundër armikut si, në Margëlliç, Sheqishte, Seman, Libofshë, Cakran, Gorishovë, Peshtan, Vërri, Suk, në Fier, Lushnje, Mallakastër, Skrapar etj. Ai u njoh shfaqej si një përsonalitet i fjalës së zjarrtë,i oratorisë si askush tjetër  dhe u duartrokitej  nga pjesëmarrësit për aftësitë e tij, të karakterit shpërthyes, të oratorisë të papërsëritshme dhe interpretimit aktoresk, që bënte për vete pjesëmarrësit që e dëgjonin me shumë interes e vëmendje.Ishte fakt së në radhët e organizatës vërshuan dhe u antarsuan mjaftë intelektual ,kryetar të bashkive Fier ,Patos e Rroskovec dhe pasardhës të rinjë.

veti dhe virtyte familjare që kanë lënë mbresa të pashlyera te bashkëohësit.

S’kish sesi që në këto takime dhe bankete të mos e merte i pari vetë këngët myzeqare aq të preferuara të tij që i këndonte  me pasion e dashuri.

Kërr, kërr, kërr ia bën tavani/

                  O shokë more….

  Ose… 

   Haj’dalim nga Myzeqeja,

   Të shikojmë tokat e reja-a etj….

Për gjithçka që Thomai i dha shoqërisë u vlerësua dhe u nderua nga organet kompetente të kohës me këto urdhëra:

Urdhri i Punës së Klasit I, II, III., Urdhri “Naim Frashëri”,“Njeriu i Vitit-2014”,“Nder i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it”,“Nder i Qarkut Fier”,Anëtar i Komitetit Kombëtar të LANÇ-it ,“Nderi i Komunës Qëndër,”

“Nderi i Myzeqesë”, etj

Ai dha gjithçka sa mundi nga jeta e tij, për atdheun, për LANÇL, për  Myzeqenë. Arritjet dhe sukseset e Thomait kanë një emër. Ajo ishte bashkëshortja dhe gruaja e tij besnike, Athina Meço (Gjoni), që e mbështeti atë fuqishëm në forcimin, konsolidimin, edukimin dhe shkollimin e fëmijëve, në krijimin dhe lehtësimin e kushteve për kryerjen e detyrave shtetërore e shoqërore.

Histori dhe lavdia e Tij tani filloi!