Bektashinjtë në Uashington DC – Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve mori pjesë në shënimin e 25 vjetorit të Aktit Ndërkombëtar të Lirive Fetare

48
Sigal

Nga New York për “Telegraf” Beqir Sina

Në Uashington Kryegjyshi Botëror Bektashian, Kryeshenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj në shënimin e 25 vjetorit të Aktit Ndërkombëtar të Lirive Fetare, bëri bekimin dhe u lut në gjuhën Shqip.

UASHINGTON DC: “Ndërsa përkujtojmë 25-vjetorin e Aktit Ndërkombëtar të Lirisë Fetare (IRFA), ne riafirmojmë angazhimin e fortë dhe të qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për të avancuar lirinë fetare për të gjithë, kudo,” -thuhet në një dekleratë të Departamentit Amerikan i Shtetit, Komisioni Ndërkombëtar mbi Lirinë Fetare në Uashington, me rastin e këtij jubileu.

Liria e fesë ose e besimit është një vlerë bazë amerikane.

Njëzet e pesë vjet më parë, kur Presidenti Clinton nënshkroi në ligj Aktin Ndërkombëtar të Lirisë Fetare, ai vuri në dukje: “Kur promovojmë lirinë fetare, ne promovojmë gjithashtu lirinë e shprehjes, ndërgjegjes dhe shoqërimit, dhe të drejta të tjera të njeriut”.

Në prag të Nëntorit, me ftesë të Institutit të Paqes të Shteteve të Bashkuara (USIP) dhe Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Kryeshenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj i shoqëruar nga udhëheqësi i zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare të Kryegjyshatës, profesor Arben Sulejmani, morën pjesë në forumin e oraganizuar me rastin e 25-vjetorit të Aktit të rëndësishëm Ndërkombëtar të Lirisë Fetare (IRFA).

Ky përvjetor i Aktit IRFA paraqiti përkushtimin e fortë amerikan rreth lirisë fetare, për të siguruar paqen dhe stabilitetin në mbarë botën dhe për të dëgjuar nga udhëheqësit vizionin dhe promovimin e lirisë fetare ndërkombëtare.

Gjatë forumit u paraqitën kontribute nga liderët e qeverisë, procesin e krijimit të legjislacionit IRFA, ashtu edhe në zbatimin e tij në të gjithë administratat. Ndër pjesmarrësit, që përshëndetën këtë aktivitet ishin edhe: ish-përfaqësuesi i IFRA, Frank Wolf ; ish-senatori, Don Nickles; ish-kryetarja e Komisionit të SHBA-së për Lirinë Fetare Ndërkombëtare (USCIRF), Katrina Lantos Swett; Ambasadori i Përgjithshëm për Lirinë Fetare Ndërkombëtare, Rashad Hussain si dhe të gjithë ish-ambasadorët At-Large për Lirinë Fetare Ndërkombëtare si: Robert Seiple, John Hanford, Suzan Johnson Cook, David Saperstein dhe Sam Broënback.

Pas paraqitjes dhe përshëndetjeve të dhe diskutimit me drejtuesit e qeverisë IRFA, aktiviteti vijoi me një pritje dhe bashkëbisedim me Kryegjyshin Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj për të vijuar me një diskutim me zërat jetësorë të shoqërisë civile nga e gjithë bota, rreth përvojave të tyre, të partneritetit me SHBA, mbi lirinë fetare ndërkombëtare.

Gjatë vizitës në SHBA, Kryegjyshi Botëror Bektashian, kryeshenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj i shoqëruar nga udhëheqësi i zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare të Kryegjyshatës, profesor Arben Sulejmani, takuan Ambasadorin At-Large, Rashad Hussain, i cili kishte dijeni rreth çështjeve problematike dhe sfidave me të cilat përballet Kryetari i Komunitetit Bektashi në Maqedoninë e Veriut, Prof. Arben Sulejmani dhe gjithë komuniteti bektashian i atjeshëm, për mos trajtimin e barabartë para ligjit dhe drejtësisë.

Në këtë takim, Kryegjyshi, Dede Edmond Brahimaj e falemenderoi ambasadorin per kujdesin që ky zyrtar amerikan për liritë fetare dhe për gatishmërinë për vazhdimësinë e partneritetit.

Dyshja Diplomatike Botërore Bektashiane, ndër të tjerët, takuan miqtë e tyre të vjetër ish-ambasadorët At-Large, në veçanti patën takim me miqtë e bektashinjve, përfshirë ambasadorin Sam Brownback, të cilit i shprehën mirënjohjen për vizitën që ai pati bërë në Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë.

Me ambasadorin Broënback u përmend përparimi i bërë si dhe u zhvilluan biseda për çështjet të tjera që zhvillohen tutje. Takimi me Ambasadoren Susan John Cook, me të cilën u drekua, solli në tryezë kujtime nga e kaluara, kohën kur ajo shërbente në administrata të Presidentëve Bill Clinton dhe Barack Obama.

Zonja Cook pranoi një falënderim të posaçëm nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj për urimin që Presidenti Obama i bëri Teqesë Bektashiane të Detroitit për përvjetor, dhe punën e palodhur të klerit bektashi shqiptar në Amerikë Baba Rexhebit dhe Baba Arshiut.

U përmend nga ajo se kur kishte parë Presidentin Obama në ballinën e revistës bektashiane Urtësia, ishte befasuar dhe, i kishte bërë me dije se është nder i madh që një president amerikan të paraqitet në ballinin e një reviste me baza islame, më pas ambasadorja Susan John Cook e kishte njoftuar Presidentin me bektashizmin, gjë që rezultoi me fletëurimin për përvjetorin e Teqesë Bektashiane të Detroitit.

Një takim u zhvillua me Prof. Katrina Lantos Swett, presidente e Fondacionit për Liritë Fetare Lantos, ish-kryetare e Komisionit të Shteteve të Bashkuara për Liritë Fetare Ndërkombëtare (US Commission for International Religious Freedom).

U diskutua raporti i vitit 2016, që ishte në nivelin botëror si shkelje e të drejtave të Komunitetit Bektashian në Maqedoninë e Veriut dhe Teqeja Harabati Baba, ku janë shkelur të drejtat humane dhe religjioze, natyrisht qe kjo do ta ndihmojë edhe vetë vendimin e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg të Francës, që me 12 Prill 2018 vendosi vendimin në të drejtë të Komunitetit Bektashi kundër Shtetit të Maqedonisë së Veriut; ku aplikanti i parë është Kryegjyshi Botëror Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj, si Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me seli në Tiranë-Shqipëri dhe Aplikanti i dyte është Arben Sulejmani, Kryetar i Komunitetit Bektashian të Maqedonisë, Gjyshata Bektashiane e Maqedonisë me seli në Teqenë Harabati Baba në Tetovë. I rikujtuan udhëtimin e gjatë diplomatik dhe takimin e prof. Sulejmanit me të në Bruksel , në një përvjetor të UE së bashku me Anëtarin1.