Përfundon me sukses të plotë Kuvendit i Përgjithshëm i Sh.A.K.Tomorri. Ja organet drejtuese të shoqatës.
Kastriot Caka
Kryeredaktor i gazetës “Dielli i Tomorrit”
Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” Shqipëri sipas Statutit të saj është organizatë e pavarur, joqeveritare, jopolitike, jofitimprurëse. Ajo është trashëgimtare e shoqatës kulturore me të njëjtin emër, themeluar në Rumani, në nëntor të vitit 1906, e cila ka patur veprimtari në shoqëri e klube në shtete të ndryshme, si në Greqi, Egjipt, Amerike, Rumani, etj. Në Shqipëri ajo ka degët e saj në: Skrapar, Berat, Tirane, etj. Gjatë viteve 1906, 1921- 1924, 1931, 1937, 1951, thmelues të saj kanë qenë figura të njohura si, në Rumani Nikolla Naço, në Egjipt Jani Vruho, në Athinë Mit’hat Frashëri dhe në Amerikë ka dhënë kontributin e tij Fan Noli.
Pas proceseve demokratike të viteve 1990, më datë 20.06.1999 u themelua Shoqata Kulturore “Tomorri” nga tre intelektualë me vlera kombëtare të trevës së Skraparit,Nuri Çuni, Veli Hoxha dhe Idriz Metani. Bordi i së cilës i përbërë nga 5 vetë, zgjodhi si Kryetar të Shoqatës Nuri Çunin.
Pak radhë për misionin e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri” nga Engjëll Musai , Kryetar i SH.A.K.Tomorri
Qëllimi i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri” është të njoh, studiojë, të propagandojë kulturën dhe arsimin, të mbajë gjallë traditat, zakonet, folklorin, patriotizmin dhe luftën për liri e pavarësi të Trevës rreth Tomorrit. Është detyrë patriotike e intelektualëve të shoqatës “Tomorri” të evidentojë kontributin e figurave të shquara sipas periudhave historike. Të ngrejë në një shkallë më të lartë ndërgjegjen atdhetare për forcimin e unitetit të kombit dhe të zhvillimit e përparimit te mëtejshëm te sistemit demokratik te vendit. Sot Shoqata A.K.Tomorri funksionon me degët e saj në te gjithë zonat e vendit ku ka Skrapalinjë, si dhe ka filluar riorganizimin për hapjen e degëve të saj edhe në Itali, Amerikë, Kanada, Greqi, e vende të tjera të Europës. Regjistri Kombëtar i antarësisë, regjistrimi i antarësisë me firma dhe adresa ,si dhe pajisja e tyre me Kartat e Antarësisë, është padyshim një nismë e jashtazakonshme dhe unikale që vetëm SH.A.K.Tomorri ka arritur ta realizojë në Republikën e Shqipërisë.
Kuvendit të Përgjithshëm të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”.
Më datën 21 prill 2024 në Tiranë në mjediset e Hotel “Tirana International” salla Blue Room u zhvillua mbledhja e Kuvendit të Përgjithshëm të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”. Mbledhja u hap nga z.Ilmi Qazimi, Kryetar i Grupit të Punës për Riorganizimin e Procesit Zgjedhor të Shoqatës A.K.Tomorri. Pasi përshëndeti të pranishmit ai bëri me dije se kjo mbledhje po realizohej edhe nën praninë e noteres. Drejtuesi i seancës z.Ilmi Qazimi prezantoi përbërjen e Komisionit të Verifikimit të Mandateve dhe po ashtu edhe të Sekretarisë së Kuvendit. Në Komisionin e Mandateve bëjnë pjesë Fatjon Kaloçi kryetar, Ilir Hoxha anëtar dhe Nazmi Çela anëtar. Në Sekretarinë e Kuvendit bëjnë pjesë Nazmi Çela anëtar, Ilir Hoxha kryetar dhe Bashkim Ccullahi anëtar. Drejtuesi i mbledhjes i dha fjalën Kryetarit të Komisionit të Mandateve Fatjon Kalocit, i cili pasi verifikoi të pranishmit në mbledhje konstatoi se të pranishëm ishin 26 nga 39 përfaqësues të mandatuar.
Pasi u verifikua saktësia e mandateve, verifikimi me kartat apo pasaportat respektive të identitetit të pranishmëve u shpërndanë mandatet respektive për të pranishmit. Pas marrjes së mandateve, z.Ilmi Qazimi ftoi të pranishmit të votonin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues.
Këshilli Drejtues votoi për Kryetar z. Nuri Çuni dhe Nënkryetarë të Këshillit Drejtues, Saimir Hoxha, Përparim Celibashi, Besnik Bakiu.
Për Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri” mes tre kandidaturave, Kryetar u zgjodh Engjëll Musai, me vota unanime. Zv/Kryetarë të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri” u zgjodhën: z.Fatos Çerenishti, z. Ilmi Qazimi, znj. Enkeleda Hysenbelliu dhe z. Ilir Hoxha.
U zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, z. Rustem Demir Zyko si kandidaturë e vetme dhe me vota unanime.
U miratua me unanimitet emrat e anëtarëve të Kryesisë së Shoqatës të përbërë si më poshtë: Ilmi Qazimi, Nuri Çuni, Rustem Zyko, Hysen Caka, Ilir Hoxha, Saimir Hoxha, Fatos Çerenishti, Dule Malindi, Petrit Bakiu, Zagoll Gjoni, Engjëll Musai, Nazmi Çela, Sulejman Laze, Bashkim Sulçe, Ylli Shahu, Bashkim Koçi, Sefedin S. Çela, Refail Caka, Dashuri Hysaj, Besim Boçi , Veli Hoxha, Agim Kapxhiu, Përparim Saliasi, Rushit Kuçi, Sazan Guri, Bernard Flamuraj.
Në fjalën e tij Kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri” shprehu falenderimin për besimin e dhënë dhe u shpreh se do ta kryej me devotshmëri e përkushtim detyrën e ngarkuar. Qëllimi im do të jetë uniteti i shoqatës, ndaj do të kërkojë që askush të mos e ndjejë veten të aneksuar, por si pjesëtar i barabartë me të gjithë anëtarët dhe drejtuesit e saj. Do të jemi një shtëpi e madhe, ku shumë pak gjëra, madje periferike na ndajnë dhe shumica e çështjeve na bashkojnë.
Më pas Kryetari i Shoqatës Kulturore Atdhetare “Tomorri” z. Engjëll Musai ftoi z. Fatjon Kaloçi të lexonte propozimet e ardhura për disa ndryshime në statutin e shoqatës. z.Kaloçi i bëri të ditura Kuvendit të Përgjithëshëm të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, në mbledhjen e datës 21 prill 2024 në Tiranë, propozimin për ndryshimet e Statutit , të cilat do të publikohen të plota në numrin e radhës së gazetës “Dielli Tomorrit”:
Drejtor i Ansamblit Artistik “Demir Zyko” Nder i Kombit, Klodian Qafoku,
Kryeredaktor i gazetës “Dielli i Tomorrit”, Kastriot Caka
Koordinatori Kombëtar dhe sistemin On-Line, Fation Kaloçi
Janë miratuar me unanimet: Ndryshimet Statuore
Janë miratuar me unanimet:
- a) Xhevahir Spahiu është ri-zgjedhur President Nderi i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri “
- b) Këshilli i Intelektualëve.
Sekretari i Përgjithshëm i SH.A.K. “Tomorri”
Rustem ZYKO
Deklaruan pas zgjedhjeve në Kuvendin Kombëtar të SH.A.K.Tomorri
Bashkim Koçi
Një takim model, ashtu si e meriton Skrapari dhe skraparlinjtë! Mirënjohje për të gjithë ata që na bënë të jemi krenarë për çka përfaqëson krahina jonë, Skrapari ynë!
Nazmi Çela
Takim dinjitoz i njerëzve me origjinë, rrënjë e zemër të madhe që mendojnë e punojnë për unitet e shtim vlerash! Respekte për pjesmarrësit e kulturën e trevës tonë. Krenarë për vlerat e gjithçka pozitive.
Prof.Dr. Kristaq Kume
Urime Engjell! Të angazhohesh për të ruajtur dhe promovuar vlerat e vendlindjes dhe të djemve e vajzave që linden në vendin ku ke lindur jo të gjithë bëjnë. Mirënjohje dhe respekt për Ju që angazhoheni me shpirt për vendlindjen tuaj Skraparin!
Ilmi Qazimi
Kryetar i Grupit të Punës për Riorganizimin e Proçesit Zgjedhor të Shoqatës A.K.Tomorri.
Nën mbikëqyrjen dhe ndjekjen konkrete të anëtarëve të grupit nismëtar për riorganizimin dhe zhvillimin e procesit zgjedhor, përfunduan me sukses të plotë zgjedhjet në degët e shoqatës në të gjithëRepublikën, Skrapar, Poliçan, Kuçovë, Pogradec. Do të vazhdojmë zgjerimin edhe me degët e tjera ku jetojnë dhe banojnë bijtë dhe bijat e “Tomorrit”.