Bashkim Sulçe & Kozma Gjini: Armata e 240 mësueve që dinin të punonin dhe rrezatonin kulturë e ktheu Bubullimën në zonë të zhvilluar. Ja emrat që I dhanë lavdinë

1033
Sigal

Gjini Pjesa e Dytë

  • Arsimi/ Bubullima ka nxjerrë 240 mësues ndër vite, një rast unikal në shkallë vendi.
  • Mjaft nga mësuesit e Bubullimës janë vlerësuar me stimuj moralë
  • -Bubullima kishte mësues “rrebelë ekspresiv, përparimtarë dhe kërkues i lindur për transparencë
  • Nëse Bubullima u bë një fshat me kaq emër, u bë se kishte prodhuar një armatë mësuesish që dinin të punonin dhe rrezatonin kulturën

SPORT: BUBULLIMA PREKU KATEGORINË E DYTË

Bubullimasit ishin të gjithanshëm: njerëz të mirë, mësues të mirë, drejtues të mirë dhe sportistë të të gjitha llojeve të sporteve. Dalloheshin në futboll, në volejboll, meshkuj e femra, në kërcim së gjati,  në vrapim etj. Por në futboll, skuadra e Bubullimës u fuste frikën edhe skuadrave të disa qyteteve të kategorisë së dytë. Kishin jo një skuadër kompakte futbolli, por të gatshme dy të tjera me djem të shkëlqyer në përdorimin e topit. Rol të padiskutueshëm në zhvillimin e futbollit, luajti shkolla dhe mësuesit e edukimit fizik. Pasditeve fusha e sportit të fshatit nuk gjendej kurrë e lirë, por e zënë nga ndeshjet  mes lagjeve, fshatrave apo gara mes shkollave. E donin shumë sportin bubullimasit.

Ekipi i futbollit të Bubullimës u krijua në vitin 1948, nga mësuesi Eqerem Hoxha, bashkë me Ndini Golemin, Zoi Koçin, Minush Ristën, Dhimitër Minon, Loni Bardhon, Llambër Hilën, Rako Minon, Nasi Minon dhe Todi Ndrion. Më 1949-50, kanë luajtur me skuadrën: Teodor Muzaka, Tonçi P.Muzaka, Tili Kola, Loni Bardho, Tili Kice, Thoma Nako, Vasil Basha, Mina T.Prifti, Zoi Bozo etj. Më 2000-2002,  u krijua përfaqësuesja e ekipit të Bubullimës brenda të gjitha rregullave të Federatës me mjek, personel etj. Në kohën që sapo kualifikohej  për në kategorinë e dytë, President i futbollit ishte Lipi Hila. Ndeshjet kualifikuese  me Veriun e vendit  u zhvilluan në Librazhd. U ndesh me Maliqin, Fushëmbret –Elbasan,  dhe Peqinin, Fushëkuqen e Laçit etj. Bubullima me Fushëkuqen e Laçit dolën në finale. Ndeshja finale u bë në Shijak. Kupën e mori Fushëkuqja. Për shkak se Bubullima  protestoi për një penallti  të padrejtë, skualifikohet dhe në vend të saj futet “Plugu” në kategorinë e dytë. Për  kontributin që kanë dhënë në zhvillimin e sportit, vlen të përmendim përkushtimin e mësuesve: Dhimitër Mino, Mina Prifti, Rrap Halili, Sokrat Tashi, Uani Mësonjësi, Nikoll Stase, Kroni Rina etj.Në volejboll, vajza, kanë spikatur:Arsino Koçi, Oli Halili, Athina Kola, Liljana Mita etj. Në volejboll djem, dalloheshin: Petro Boçi, Rrapi Halili, Sokrat Tashi, Kroni Rina, Sotir Bardho, Kristaq Papa, Pali Bardhi, Stavri Prifti etj. Në atletikë për femra janë dalluar mësueset: Arsino Koçi, Ndine Mino, Antigoni Golemi, Olimbi Halili, Athina Kola, etj. Në atletikë, meshkuj u dalluan: Vangjel Prifti, Sokrat Tashi, Nikoll Stase etj. Doemos nga ky numër i madh i mësuesve, një pjesë e mirë e tyre, pas arsimit të mesëm pa ose me shkëputje nga puna, mbaruan arsimin e lartë, universitetin e Tiranës apo institutin 2-vjeçar  të Tiranës e të Shkodrës dhe u pajisën me diploma të arsimit të lartë sipas profileve, duke bërë kështu një hap të sigurt drejt konsolidimit  të vendit të punës dhe ngritjes së nivelit të tyre shkencor, pedagogjik e metodiko-shkencor. Shumë prej mësuesve që kishin fituar një përvojë dhe njiheshin në kolektiv për organizim, iu besuan detyra  me përgjegjësi.

  • MËSUES TË DEKORUAR

Padyshim, puna e mësuesve  kishte një matës, rendimentin dhe cilësinë etj.

Mjaft nga mësuesit e Bubullimës janë dalluar në të gjitha veprimtaritë mësimore-edukative e shoqërore të të gjitha natyrave dhe nuk kanë kaluar  pa u vlerësuar me stimuj moralë. Disa nga mësuesit e dekoruar janë: Me medaljen “Naim Frashëri”: Petro S. Muzaka, Aleko Ll. Rista, Gjergji M.Koçi. Me “Urdhër Pune”: Thoma Z.Papa, Theodhor P.Rista.  “Mësues i merituar”: Uani B. Mësonjësi, Loni Th. Papa, “Laureant i Çmimit të Republikës”, Sila B.Mësonjësi me urdhërin “Naim Frashëri kl III”; me urdhëra e medalje  nderi mësuesit: Kristaq Papa, Vangjel Aleko Prifti, Llazar A. Prifti, Tonçi P.Muzaka, Mina Prifti, Kristina Prifti(Muzaka), Niko Prifti, Drita Koçi, (Ndrio), Liri Shundi (Ndrio), Luiza N. Mustafaj (Prifti), Bani M. Mita, Rrapi V. Halili, Andrea Gj. Mone, Kroni V. Rina, Irakli G. Papa, Drita Qose, Vara Mësonjësi (Muzaka), Liri J. Mësonjësi. Një faqe të re e të lavdërueshme kanë shkruar në historikun e inteligjencës së Bubullimës: Vangjel M. Ndrio (studioi në Rumani), Vangjel P. Kice, (studioi në Çekosllovaki), Dhimitër   Gjini  e Agim R. Dheskali, pedagogë e shkencetarë të naftës në shkallë kombëtare dhe me tituj, doktor/profesor. Në këtë grup mund  të futet edhe Stavri A. Rista, inxhinier i mekanikës bujqësore dhe një nga themeluesit  e Fakultetit  në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

BUBULLIMA EDHE MËSUESIT “RREBELË

Vasil J.Prifti: Ishte një mësues ekspresiv, përparimtar dhe kërkues i lindur për transparencë. Kërkonte drejtësi dhe ishte për ndryshime e përmirësime të reja në metodat e mësimdhënies dhe kundër formalizmit  në punën kualifikuese. Ai u bashkua me njerëz  përparimtarë të fshatit që i thoshin hapur  mendimet, por kjo u kushtoi… Sistemi monist nuk i honepste këto kundërshti. Vasilin e transferuan nga Bubullima, në shkollën e Toshkëzit. Rrugën duhej ta bënin në këmbë ose me biçikletë. Mendimi i lirë i mësues Vasilit  u pagua shtrenjtë…..Poeti i ri i Bubullimës, mësuesi Irakli Papa shkruan për Vasilin:

Zogut i duhen krahë për fluturim,

Ti krahë kishe ndërgjegjen e lirë,

Dhe vjen tek ne e nuk heshtkurrë,

Bashkë ndajmë dhimbjen ashtu si dikur.

Mësuesi “rrebel” Sokrat K. Tashi u dënua me një sajesë akuzash absurde. Si mësues ka punuar disa vite në Kosovën e Vogël. Vëllai i tij, Stavri Tashi, kishte mbaruar Institutin Bujqësor në Kamëz, dega agronomi. U caktua agronom në kooperativën e Remasit. Ai u dënua nga gjykata për agjitacion e propagandë. Hafijet e survejonin dhe krijuan alibi që ta hiqnin qafesh edhe vëllanë. “Ti po ndjek shëmbullin e vëllait, Stavrit” -i thanë dhe e dënuan me 4 vjet burg. Në Sarandë e kreu burgun. Pasi doli nga burgu, jetoi pak kohë dhe nga marazi vdiq.  Sokratin e njohëm ne, e njihte fshati, e njihnin edhe shokët e tij. Ai ishte një mësues i mirë e sportist klasi. Kujt nuk i erdhi keq kur u dënua Sokrati. Po kështu, të njëjtin fat si këta kishte edhe Tonçi Vasil Prifti, i cili në vitet ‘60 u dënua për agjitacion e propagandë.

Një shoqëri që nuk bazohet mbi vlera ka jetë të shkurtër.

Është karakteristikë e kohës se mësuesit e para çlirimit dhe pas çlirimit,  e kanë nisur karrierën e mësuesisë nëpër fshatrat e largët kudo që caktoheshin. Më 1942,  Dh.Mino mbaroi Normalen, u kthye në Bubullimë dhe në shtator caktohet mësues në Korishtë të Prizrenit, Kosovë.

Në mbyllje: Nëse ka një fshat në republikë që ka nxjerrë 240 mësues gjatë tërë periudhave kohore të ekzistencës së vet, ai është: BUBULLIMA. Dhe nëse ka një burrë që i ka hyrë një për një gjetjes së emrave të tyre nga i vjetri deri tek më i riu, nga i pari deri tek i fundit, ai është bashkautori i këtij shkrimi, mësuesi e kolegu  Bashkim Sulçe. Por nuk duhet të harrojmë për një falenderim të veçantë mësuesit e vjetër, që na kanë ndihmuar në gjetjen e emrave të mësuesve. Mjaft prej tyre, sigurisht që kanë ndërruar jetë, por mbeten në kujtesën e shoqërisë, sepse kanë lënë gjurmë me punën e tyre tek nxënësit e shumtë që kanë nxjerrë. U jemi mirënjohës  mësuesve: Rrapi Halili, Stavri Prifti, Sotir Bardho, Kristaq Papa, Llazar Bardho, Irakli Papa etj. Duke mbyllur këtë shkrim për Bubullimën, arsyetimi na çon vetiu në konkluzionin se: Nëse Bubullima u bë një fshat me kaq emër, i zhvilluar, i arsimuar, me kulturë, art e sport, e njohur në shkallë republike, u bë në sajë të inteligjencës, për shkak se kishte prodhuar një armatë mësuesish që dinin të punonin dhe rrezatonin kulturën e tyre tek nxënësit, në tërë komunitetin e Bubullimës dhe të fshatrave përreth.

PËR KURESHTJE: JA EDHE LISTA E MËSUESVE QË KA NXJERRË BUBULLIMA:

Theodhor P. Rista, Aleko R. Rista, Pavlina Rista, Rako N. Rista, Marjana P. Rista, Teodor Rista, Vasil L. Rista, Lili L. Rista, Jorgjie Rista, Majlinda Rista, Petro S. Muzaka, Jorgji P. Muzaka, Sako Th. Muzaka, Tonçi Muzaka, Vara B. Muzaka, Brunilda Muzaka, Naje K. Muzaka, Vide Gjini (Muzaka), Jorgjie T. Muzaka, Mariela S. Muzaka, Gavrosh N. Muzaka, Ylli T. Muzaka, Elda M. Muzaka,  Thoma Z. Papa, Todi N. Papa, Koli N. Papa, Llazar K. Papa, Jorgjie N. Papa, Urani P. Papa, Vefi Th. Papa, Sena G. Papa, Leksi T. Papa, Dafina P. Papa, Irakli G. Papa, Kristaq G. Papa, Tefta G. Papa, Tefta K. Papa, Ariste Th. Papa, Ollga Th. Papa, Liljana Th. Papa, Gjergji U. Koçi, Josif  N. Koçi, Arsino N. Koçi, Saveta N. Koçi, Drita Ll. Koçi , Brunilda A. Koçi, Irena A. Koçi, Orjada Koçi, Rita N. Koçi, Ana Koçi, Brunilda N. Koçi, Lefta S. Koçi, Konxhe S.Koçi, Liljana T. Koçi, Osja P. Koçi, Dhurata M.Koçi, Liri N. Koçi, Majlinda L. Koçi, Miti Koçi, Kleodora Koçi, Keli A.Koçi, Adjola A. Koçi, Adelina L. Koçi, Enkeleda A. Koçi, Erinda A, Koçi, Eridiola A. Koçi, Vangjel M. Bardhi, Thoma T. Bardhi, Pali T. Bardhi, Sotir N. Bardho, Llazar N. Bardho, Themije Bardhi, Liri J. Bardho, Athina M. Kola (Bardhi), Maksim M. Bardhi, Aristir T. Bardhi, Parashqevi Bardhi, Liri J. Bardho, Drita A. Bardhi, Mariglen Bardhi, Edi Bardhi, Bela K. Bardhi, Inva J. Bardho, Vjollca L. Bardhi, Marcela M. Bardhi, Alba Th. Bardhi, Marcela V. Bardhi, Mariza M. Bardhi, Migena M. Bardhi, Blerina Bardhi, Liljana Th. Bardhi (Kola), Enkeleda A. Bardhi, Fabiola A. Bardhi, Themije P. Bardhi,Mina T. Prifti, Kristina T. Prifti, Niko T. Prifti, Luiza N. Mustafaj  (Prifti), Vangjel L. Prifti, Llazar L. Prifti, Stavri L. Prifti, Vangjel T. Prifti, Rita Prifti (Koci), Simon T. Prifti, Alketa S. Prifti, Luiza Prifti, Mira Prifti, Vasilika B. Prifti, Vjollca B. Prifti, Llambërni Prifti (Koroveshi), Vasil J. Prifti, Lili J. Prifti, Drita J.Prifti, Todi Prifti, Vjollca N. Prifti, Agron V. Prifti, Luiza Prifti,Kozma Gjini, Patra K. Gjini, Marjana Gjini, Eleni L. Gjini, Maksim L. Gjini, Linda Rr. Gjini, Ylli Ll. Gjini, Elbarina Rr. Gjini, Enkebiola M.Gjini,Dhimitër K. Mino, Loni Th. Mino,  Ndine K. Mino, Besmira K. Mino, Ndine K. Mino,Kozma M. Ndrio, Arsino M. Ndrio, Avsinomi M.Ndrio, Zoi Ll. Ndrio, Drita Ll. Ndrio, Liri Ll. Shundi (Ndrio), Vike T. Ndrio,  Manol Ndrio,Petro V. Boçi, Rozeta P. Boçi, Sonila L. Boçi, Amarildo Th. Boçi, Melita A. Boçi. Edi Th. Boçi,Barjam R. Halili, Rrapi V. Halili, Olimbi T. Halili (Zalli), Alketa Halili, Rezarta Halili, Laureta Halili, Rako B. Mësonjësi, Sila B. Mësonjësi, Uani B. Mësonjësi, Monika U. Mësonjësi, Lindita Mësonjësi, Vefi B. Mësonjësi,Kroni V. Rina, Tefta L. Rina, Eva K. Rina, Blerta K. Rina, Rozana K. Rina,Flora Prençe,Marjeta Prençe, Sotir G. Prençe, Manjola K. Prençe, Eridiola A. Prençe,Jorgjie L. Mita, Sila L. Mita, Antigoni L. Mita, Ana Mita, Josif L. Mita, Bani M. Mita, Vangjel L. Mita, Tefta L. Mita, Naje M. Mita,Loni V. Qose, Drita Qose, Anila Qose, Llambi N. Qose, Koli Qose, Entela N. Qose, Liri J. Qose,Klajdi M. Kaja, Enrila Kaja, Bujana A. Kaja, Ermala A. Kaja, Ermal A. Kaja,Mirela A. Mihali, Oli M. Mihali, Ermira Gj. Mihali,Mikail M. Kola, Drita M. Kola, Marie M. Kola, Klea F. Kolia, Themi L. Kola, Ariste L. Kola, Gjena Shtëmbari, Nikoll T. Stasa, Orjela Stasa, Arben T.Laska, Majlinda Laska, Adelina Ndreçka, Albion G. Ndreka, Manjola K. Ndreka, Natale Hila, Luiza Hila,Thoma J.Kote, Ida Kote, Rina Kote, Antigoni T. Zalli, Goni T. Zalli, Andrea Gj. Mone, Aleksandër Mone, Llamba M.Gogu, Liri U Goga, Eritela Bushi, Entela A. Bushi,Llambi T. Pambuku, Andon T. Pambuku,  Isa Z. Alushi, Halil Z.Alushi,Nasera N. Gjergji, Alda N. Gjergji, Agim Nako, Argita M. Nako, Vangjel Lushi, Sokrat K.Tashi,Nermin Kapllani, Medi Vreko, Llambër S. Stambolliu, Lindita V.Basha, Edlira N.Shtëmbari,Drita N. Velo (Laska), Fatbadha S. Kurti, Tomorr I. Shasho, Ndini Xhunga, Elda K. Xhunga, Eris K. Xhunga, 240. Sotiraq L. Xhunga.

Shenim: Në listë nuk janë përfshirë fëmijët e atyre personave (të transferuar) që pavarësisht se prindërit e tyre janë nga Bubullima, janë bërë mësues  në një rreth tjetër.