(Nga studimi për fshatin Bitaj)
- LËVIZJET DEMOGRAFIKE NE FSHATIN BITAJ

Gjatë këtyre dekadave, duke kaluar nëpër tri periudha historike, (para vitit 1944, nga 1944-1990 dhe nga 1990 e këtej), fshati Bitaj ka pësuar disa ndryshime jo vetëm në përmirësimin e mënyrës së jetesës, në komoditetin e banesave dhe të infrastrukturës rrugore, në rritjen e kulturës e të arsimit, por edhe sa i takon zhvendosjes së popullsisë, për t’iu përshtatur kushteve të reja që sillte çdo regjim. Mjaft familje janë transferuar nga fshati dhe janë sistemuar brenda territorit të republikës në: Lushnjë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Tiranë, (plus edhe nëpër fshatrat e këtyre bashkive), ndërkohë që kemi edhe mjaft familje, kryesisht të reja, në emigracion, që jetojnë në vende të ndryshme të botës si në: Greqi, Turqi, Gjermani, Itali, Kanada, SHBA etj. Nga studimi im, del se, ky raport i lëvizjeve demografike ka ndodhur kryesisht për shkak të pretendimeve të brezave për një jetesë më të mirë, kushte që u krijuan pas shndërrimeve demokratike.
- FAMILJE NGA BITAJ QË JANË TRANSFERUAR ME BANIM NË KOLONJË
Siç theksuam më sipër, për arsye se familjet kishin më tepër akses për një jetë më të mirë dhe ndodhej pranë rrugës automobilistike kombëtare veri-jug, mjaft familje të Bitajt u vendosën me banim në Kolonjë. Të tilla familje janë: Bashkim S. Sulçe, 1965, Gani J. Gjolena, Brahim H. Gjolena, Misir B. Beqiri, Hamdi B. Beqiri, Muharrem S. Beqiri, Rufon Beqiri, Qerim Xhindole, Adem Xhindole, Ali Xhindole, Hazis Çela, Kamber M. Çela, Ladi M. Çela, Ali Çela, Dake A. Çela, Jemin M. Çela, Halit M. Beqiri, Hekuran Beqiri, Sokol H. Beqiri, Sazan H. Beqiri, Asqeri Xh. Çela, Agron Th. Burgjia, Arben G. Gjolena, Artan G. Gjolena, Nexhip A. Beqiri, Jakup A. Beqiri, Bashkim J. Çela, Zabit K. Pllana, Ali R. Pllana, Gëzim S. Hoxha, Kristaq L. Burgjia, Arshin Osmëni, Afrim Osmëni, Muhamet Karemani, Fuat M. Karemani, Petrit E. Kalemasi, Gramoz P. Kalemasi, Lenci P. Kalemasi, Fatos P. Kalemasi, Isa A. Beqiri, Hasan A. Beqiri, Agim R. Çela, Myzafer E. Kalemasi, Fuat M. Karemani, Dashnor & Erjon I. Beqiri, Sabri R. Bejlliu, Riza K. Bejlliu, Namik R. Bejlliu, Feti M. Karemani, Ardian S. Beqiri, Landi K. Burgjia, Ardian F. Çela, Myftar Gjata, Sami B. Beqiri, Rrapush S. Gremi, Shkëlqim H. Beqiri, Besnisk H. Beqiri, Vlashi L. Burgjia, Flamur I. Çela, Bektash Z. Arapi. Shkëlqim A. Osmani, Alban A. Osmani, Lulëzim F. Karemani, Ervin H. Beqiri, Enrik R. Bejlliu, Albert F. Karemani, Leonardi F. Karemani, Kelo Karemani, Vilajet R. Gjolena
- TOPONIMIA E FSHATIT
1.Gropa e madhe= është një sipërfaqe toke 23 dynym, ose 2.3 ha tokë. Në këtë vend unë kam jetuar 21 vjet. Kishte kushte për të mbajtur bagëti e shpezë. Jetonin 3 familje të ardhur nga Skrapari.
2.Gropa e stanit=Në këtë vend banorët vendas kanë ngritur stane për bagëtitë.
3.Gorrica e bukur=Kjo pemë ishte më e madhe krahasuar me pemët e tjera. Kishte një trup e formë të bukur sikur ta kishe bërë me dorë. Në behar, nën hijen e saj pushonin apo mërzenin 1000 krerë dele e dhi. Gorrica e bukur ishte kufiri ndarës mes Bitajt dhe Vanajt.
4.Xhavari=Në këtë zonë përrenjtë sillnin shumë zhavor në kohën që binte shi. Nga kjo i mbeti emri “Zhavar”.
5.Dushku i trashë= Një sipërfaqe toke e madhe ku mbi 80 % dominonte druri i dushkut shekullor dhe shumë i trashë.
6.Zabeli=Tokë e butë.
7.Ara e Alushit=Ka marrë emrin nga pronari, i cili quhej Alush Guri, i ardhur nga Melova e Skraparit.
8.Kripthi=Sipërfaqe toke me përbërje kripore, ku shpeshherë edhe dhitë lëpinin me gjuhë. Ishte tokë jopjellore për drithëra e perime.
9.Çezma e lajthisë= ose e Kadri i Pllanës. Uji i saj buron nga kodra dhe mbi çezmë ka patur e ka edhe sot lajthi. Pranë cezmës e kishte bërë shtëpinë Kadri Pllana, i ardhur nga Kosova në vitet 1910-20.
10.Kopshti i Xhevitit= Këtë kopsht e kishte pronë të vetën, Xhevit Çela.
11.Mëni i udhës=Populli i thoshte “Mëni në mbudhë”. Ishte një mën shekullor i mbjellë në mes të udhës. Atje bëheshin të gjitha mbledhjet e fshatit.
12.Shkoza e dendur= Një zonë që kishte pemë, shkoza, shumë të dendura në krahasim me zonën përreth.
13.Shegas= Një sipërfaqe toke ku pjesën më të madhe e kishte me bimë, shegë, ndaj quhej ‘shegas”.
14.Gorrica e Shaqes=Quhej kështu nisur nga emri i pronarit të tokës.
- BITAJ KOOPERATIVË
Fshati Bitaj u bë kooperativë më 14.03.1956.
Për të propaganduar realizimin e reformave të saj, qeveria e asaj kohe dërgonte në bazë personalitete të shquar, të deleguar nga qëndra si dhe nga pushteti vendor.
Për ish-rrethin e Lushnjës, i deleguar nga qëndra ishte shoku Spiro Moisiu, ish-komandant i Shtabit të Pergjithshëm të LANC.
Në vitin 1956 e më vonë, kryetar komiteti ishte shoku Sadik Koprencka, djal me origjinë nga Koprencka e Skraparit. Çupën e xhaxhait të tij e kishte marrë Gani Q. Sulçe, (dëshmor i atdheut) vëllai i Sefedin Q. Sulçes që banonte në lagjen “Gropa e Madhe” Bitaj. Të deleguarit e qeverisë që erdhën në Bitaj për formimin e koperativës, më 13.03.1956, u strehuan, darkuan e fjetën në familjen e Sulçeve, në “Gropën e Madhe”. Tregojnë se u bë një darkë e paparë. Mish pa hesap dhe raki Skrapari. U pi e u ngritën dolli deri në mesnatë. Të nesërmen të deleguarit i priste populli i Bitajt. Mbledhja u bë jashtë, tek sheshi nën hije, te “Mëni i udhës”.
Sh. Spiro Moisiu shpalosi direktivat e Qeverisë së re për fshatin shqiptar, sipas përvojës lindore. Në mbledhje nuk qenë dakort të gjithë për formimin e koperativës, por me vota, dominoi shumica dhe më pas heshtja. E para u ngrit Zenepe Qemal Sulçe (burri i saj ra dëshmor), njëherësh e kishte djalë xhaxhai kryetarin e Kom. Ekz. të Lushnjës, sh. Sadik Koprencka. Më pas u çua Rrapi Koçi, sekr. i partisë së fshatit e kështu me radhë. Ditën e parë, më 14.03.1956, firmosën 19 familje me 125 frymë, me 46 krahë pune, me 26 pendë qe e buaj, me 63.3 ha tokë të punueshme. Mbledhja u la për ditën e dytë, më 15.03.1956. Edhe ditën e dytë vazhdoi mbledhja dhe u futën në koperativë edhe 49 familje të tjera me 290 frymë dhe 110 krahë pune. Mbledhja e parë e kryesisë zgjodhi drejtuesit e ekonomisë:
1.Kryetar i kooperativës Bitaj u zgjodh
Rrapi Tiko Koçi.
2.Llogaritar i parë u zgjodh Zamedin Gani Sulçe.
3.Brigadier i parë u zgjodh Latif Banush Beqiri.
- KONKURS DHE PAK HUMOR
Në maj të vitit 1957 u organizua një konkurs, se cila lopë do të jepte më shumë qumësht. Pas lajmërimit që cilido që dëshironte, mund të vinte së bashku me lopën në qendër të fshatit, për të garuar për sasinë e qumshtit të lopës së vet, im at, Sefedin Sulçe, u tregua i gatshëm për të marrë pjesë në konkurs. Kishin ardhur mbi 25 familje së bashku me lopën për dore. Ndodheshin edhe të deleguarit nga rrethi bashkë me një fotograf. Në përfundim të garës, e para për sasinë e qumështit doli “Baliska”, lopa e Sefedin Sulçes. I thanë Sefedinit që të dilte në fotografi me lopën, por ai u përgjigj me mençurinë që e karakterizonte, se donte që të dilin edhe fëmijët, sepse ata e ruanin lopën, prandaj dua të dal me të dy fëmijët, tha ai dhe kështu u bë. Erdhi fotografi në shtëpinë tonë dhe na nxori në foto. Për mua ishte fotoja e parë e jetës sime. Lopa jonë kishte ardhur që nga Skrapari dhe ishte qumështore.
6.INTELIGJENCIA E FSHATIT

Bitaj ka nxjerrë drejtues, burra e gra të arsimuar, me shkollë te lartë. Ata kanë punuar e punojnë në fronte të ndryshme të jetës. Kanë kontribuar me detyra të ndryshme në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, jo vetëm në Lushnjë, por edhe në qytëte të tjerë. Ndër ta mund të përmendim: Nerina N. Beqiri, ka mbaruar për frëngjisht; Julian J. Beqiri, për arkitekturë; Eldi J. Beqiri, ek. kompjuterike; Viktor B. Gjolena, tek. ndertimi; Endri V. Koçi, tek. menaxhimi; Erlind F. Beqiri, bio-kimi; Anxhela F. Beqiri, psikologji; Erda Z. Pllana, punë sociale; Soraldi S. Beqiri, shkenca kompjuterike; Dojana A. Gjolena, shkenca politike; Geni V. Çela, jurist; Lorena N. Beqiri, avokat; Aqif I. Beqiri, jurist në SHBA; Valbona Sh. Beqiri, juriste, Itali; Ariol B. Beqiri, jurist, Kanada; Ersa Sh. Beqiri, studente juridik; Kristina N. Beqiri, avokate, Athinë. Redona M. Karemani, parukeri estetikë; Elda Gj. Koçi, estetikë.
Kanë mbaruar të lartën për veterinari-zootekni: Vlashi L. Burgjia, Amonil V. Burgjia, Ylli R. Bejlliu, Brahim H. Gjolena, Farushe A Beqiri, Zymbyle J. Beqiri, Bajram R. Çela, Fatbardha G. Gjolena, Marjana B. Çela.
7.MËSUESIT E FSHATIT

Nga Bitaj kanë mbaruar arsimin e lartë ose të mesëm për mësuesi: Thoma L. Koçi, Vezire S. Sulçe, Gani I. Gjolena, Bashkim S. Sulçe, Nexhip A. Beqiri, Sherife I. Gjolena, Zyra A. Çela, Myftar Gjata, Gjergji S. Koçi, Themi Rr. Koçi, Ndine Nd. Koçi, Sofie Nd. Koçi, Vasilika S. Koçi, Floriana Ll. Koçi, Enkekejda M. Koçi, Ana M. Koçi, Aurora V. Koçi, Inelda Th. Koçi, Llambi S. Koçi, Ilda A. Koçi, Suela V. Burgjia, Hedije S. Beqiri, Nimete R. Beqir, Blerina A. Xhindole, Alsa S. Gjolena, Jemine D. Çela, Monaliza M. Karemani, Hedie Beqiri, Pavlina Rista, Tefta Velo, Dafina Çili, Juliana M. Karemani, Tefta Hasan Çela.

8.MJEKËT E FSHATIT
Edhe pse në dukje si fshat i vogël, Bitaj ka nxjerrë disa mjekë si: Miti Nd. Koçi, Genti M. Koci, Darjeta E. Koci, Markelian Gj. Koçi, Viola A. Çela, SHBA; Eljada A. Çela, Paulin K. Çela, Erinda V. Çela, Florika V. Ndoni, Brisida N. Beqiri, Valentina R. Beqiri, Luiza K. Beqiri, Hava T. Alla, Gjermani; Eno S. Beqiri, Itali; Paula D. Beqiri, Erisa Sh. Beqiri, Adnant J. Beqiri ,mjek Itali; Selina P. Gjolena, mjeke Itali; Alionda S. Beqiri, Morena Y. Xhindole, mjeke Turqi; Aurora S. Beqiri, mjeke,Itali; Lesion T. Koçi, Ema S. Bejlliu,mjeksi, Suedi; Radiola R. Hoxha mjeke Tiranë; Eda R. Hoxha mjeke Turqi; Franceska Y. Beqiri mjek Kanada; Anisa Y. Beqiri, mjeke Kanada; Landa T. Karemani inf, Greqi; Eleonora N. Beqiri, mjek Athinë; Hasan Çela, Minerva H. Çela, Shqiponja H. Çela.
9.PËR INXHINIERI
Arben A. Kalemasi, ing. Irlandë; Ismail R. Beqiri ing. nafte; Taulant M. Çela, ing; Arden K. Beqiri, Gesiona B. Beqiri, Ilir N. Beqiri, Zhuliano B. Çela Dhoksie S. Koçi, Persi Th. Koçi, Albana Th. Koçi, Xhesia A. Gjolena, Reanda A. Gjolena, Kristi S. Bejlliu arkitekte në Gjermani; Ornela B. Çela, Xhuljano B. Çela, Mirgen A. Çela, Mirjon A. Çela, Laku F. Karemani, Berti F. Karemani.
10.DEGA AGRONOMI
Kanë mbaruar për këtë degë: Sabri R. Bejlliu, Agim R. Çela, Skënder I. Gjolena, Sokol H. Beqiri, Hajdar A. Çela, Selvi A. Beqiri.
11.PËR FINANCË:

Ylli R. Beqiri, Lori S. Gjolena, Gerta Sh. Beqiri, Itali; Sergej V. Gjolena, Moskë; Elvis G. Metushi, Jurgen J. Beqiri, Fation V. Çela, Greqi; Alesio D. Gjolena, Itali; Enxhi D. Gjolena, Itali; Erand B. Sulçe, Itali; Enrik R. Bejlliu, Etilda R. Hoxha, Jakup A. Beqiri.
12.USHTARAKËT

Sigurisht, në sistemin e kaluar, mbrojtja e atdheut ishte e sanksionuar me Kushtetutë si detyrë mbi detyrat, pra më e rëndësishme se cdo gjë tjetër. Nga fshati kishim disa ushtarakë, përveçse repartin ushtarak e të veshjes së forcave vullnetare e kishim fare afër. Ushtarakët tanë:
Ferdinand K. Beqiri, Asllan E. Kalemasi, Enrieta A. Kalemasi, Ana A. Kalemasi, Suat R. Beqiri, Tiko Rr. Koçi, Llambi S. Koçi pedagog në ish-shkollën e Bashkuar Tiranë, Elidon S. Koçi, Petraq H. Koçi.
13.VETERANËT E FSHATIT BITAJ

Si çdo fshat në vendin tonë edhe nga Bitaj kanë dalë partizanë në formacione të ndryshme partizane. Edhe pse ishte fshat i vogël nga Bitaj kanë qënë partizanë për çlirimin e vendit nga okupatorët dhe bashkëpunëtorët e tyre 11 persona: Abaz Ramadan Beqiri, Abdulla Rrahim Pllana, Caush Nuri Gjolena, me grupin e Myzeqesë, Faik Selman Beqiri, Brig.XVI, (dëshmor i fshatit), Isuf Sejdin Gjolena ka luftuar deri në tokat e ish-Jugosllavisë. Misir Banush Beqiri, korrjer; Selim Myrteza Hoxha, Brig. XVI; Refat Rrahim Pllana, Thoma Lami Koçi, me rininë; Selfo Sherif Beqiri Brig XVI, Thoma Laze Burgjia, korrjer.
14.KRYETARËT E KËSHILLAVE POP. TË FSHATIT PAS ÇLIRIMIT

Kryetari i parë i fshatit, fill pas çlirimit, ka qënë Hasip Sulo Buba (1945-52). Ishte nga fshati Blezënckë, Skrapar, lindur më 25 gusht 1906. Në lagjen “Gjermeni”, të Bitajt, ai u vendos më 1939. Hasip Buba ishte i pranishëm në formimin e Çetës së Parë të Myzeqesë, më 26 dhjetor 1942 në Kolonjë. Ka marrë pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi kjo çetë. Hasipi dallohej për guxim e trimëri. Gjatë gjithë betejave ai u plagos 2 herë në krah dhe 1 herë në kyçin e dorës së djathtë. Pas daljes nga spitali, erdhi në shtëpi. U aktivizua në komandën e vendit, me qendër në Libofshë. Për kontributin që dha në luftë për çlirimin e vendit, u dekorua nga ish-Presidiumi i Kuvendit Pop. me: “Medaljen e Trimërisë”, “Medaljen e Çlirimit”, “Medaljen e Kujtimit”, dhe atë të 40-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Ai ishte invalid i luftës. Në vitin 1959 u largua familjarisht për në Berat. Të tjerë që morën detyrën kryetar i këshillit ishin: Isuf S. Gjolena, Abaz R. Beqiri, Xhevit N. Çela, Rrapi T. Koçi, Kadri A. Pllana, Tahir Gjolena, Dërvish Arapi, Qani M. Karemani, Gëzim F. Çela, Ylli R. Bejlliu dhe Ramazan K. Bejlliu, i cili edhe sot është në këtë detyrë.
15.GJAHTARËT E FSHATIT
Për kushtet e favorshme të terrenit, treva jonë me shtrirje nën hijen e kodrave të Manastirit të Ardenicës, ka qënë e pasur me kafshë të egra e shpezë të shumta e për rrjedhojë fshatarët merreshin me gjueti. Kafshët e egra apo shpezët shërbenin si ushqim për familjet. Ndër burrat gjuetarë më të përmendur në fshat kanë qënë: Hasip Buba, Mete Koprenca, Xhevit N. Çela, Selfo Sh. Beqiri, Qerim Xhindole, Kadri A. Pllana, Met Arapi, Aqif Sh. Beqiri, Isuf S. Gjolena, Ramadan Beqiri, Ahmet Cela etj.
16.BURRA QË KANË KRYER FUNKSIONE NË PUSHTETIN VENDOR.

1.Sotir Ll. Koçi, ka kryer disa detyra, si: kryetar i koop. Bubullimë, kryetar i koop. Këmishtaj, shef i Bujqësisë (në vitet që Kolonja ishte rreth më vehte), drejtor i Pyjores Lushnjë, drejtor i sektorit të Fermës Rrapëz dhe punonjës në administratën e ish-rrethit të Lushnjës.
2.Rrapi T. Koçi, kryetar i koop. fshati Bitaj, (1956-1963).
3.Jakup A. Beqiri, përgjegjës sektori i ndërm. së Konsumit Kolonjë, kryetar i komunës Kolonjë 1996-2000, 2007-2011 dhe 2011-2015, anëtar i Këshillit Bashkiak Lushnjë.
4.Nexhip A. Beqiri, drejtor i shkollës mesme Kolonjë, anëtar i kësh. të komunës Kolonjë, anëtar i kësh. të Qarkut Fier.
5.Bashkim S. Sulçe, anëtar i kësh. të komunës Kolonjë, 2000-2006.
6.Gjergj S. Koçi, kryetar i kësh. të komunës Kolonjë 1992-96.
7.Sabri R. Bejlliu, kryetar i komunës Kolonjë 2000-2006.
8.Barjam M. Karemani, anëtar i kësh. të komunës Kolonjë, një legjislaturë.
- MIKU I LIBRIT

Më vonë, banorët e Bitajt etj, do të bashkoheshin për formimin e kooperativës së Bashkuar Bubullimë me këto fshatra: Bitaj, Kolonjë, Ardenicë, Bubullimë, Gjonas, Imshtë, Eskaj, Kamçisht dhe Pirrë. Kishte edhe të ftuar nga koperativat përreth si: Këmishtaj, Gorreja, Krutja etj. Kom. Ekz i rrethit në b/punim me Shtëpinë e Kulturës Bubullimë, organizuan një konkurs letrar “MIKU I LIBRIT”. U ftuan të gjithë lexuesit e zellshëm të librit artistik dhe jo vetëm, për të marrë pjesë, madje edhe nga koperativat fqinje, Gorre, Këmishtaj, Krutje etj.
Në konkurs mori pjesë edhe Sefedin Q. Sulçe, në moshën 60 vjeçare. Pas disa hezitimesh, e mori fjalën Sefedin Sulçe. E pyeti kryetari i komisionit:
“Hë xhaxha, për çfarë do të flasësh ti? Çfarë libri ke lexuar”?
Në fakt, ai e bëri me kunjë këtë pyetje, madje për të krijuar ilaritet, sepse nuk besohej që një burrë plak të lexonte libra, aq më tepër që kudo sundonte analfabetizmi, por të gjithë sa qenë të pranishëm, u mbeti dopjo gjashta në duar. U ngrit babai e tha: “Unë do të flas për dy romanet që kam lexuar kohët e fundit: Romanin “Lulja e Kujtimit” dhe “Për mbrojtjen e Atdheut” të Foqion Postolit. Ai i bëri një analizë të hollë ideoartistike veprave personazheve, sa i la me gojëhapur të gjithë sa e dëgjonin, dhe komisioni e të gjithë të pranishmit e pritën me duartrokitje fjalën e tim eti. Kryetari i jurisë e pyeti: “Deri më sot, nuk kam dëgjuar një zbërthim letrar të tillë, megjithatë kam një pyetje.”
-Urdhëro”!- tha babai.
-Sa klasë shkollë ke bërë zotrote?
-Kam bërë 9 klasë, tha babai, me një buzëqeshje që fliste për humor…
-Po, ku i ke bërë ti 9 klasë shkollë, se ne s’kemi të tillë shkollë këtu?
-Po, shoku kryetar. Ja, ta shpjegoj unë. 5 klasë i kam bërë me dele dhe 4 klasë me dhi.
Të gjithë e përcollën momentin me të qeshura dhe brohoritje. “Unë, shoku kryetar, nuk kam bërë asnjë klasë shkollë, por kam mësuar të shkruaj e të lexoj gjuhën tonë të bukur, në mënyrë autodidakte”, tha babai. Juria e vlerësoi babanë me notën maksimale.
Drejtuesi i komisionit tha: Për moshën që keni, ju zini vendin e parë dhe merrni me meritë Certifikatën “MIKU I LIBRIT”.
18.NËNAT ME SHUMË FËMIJË

Në Bitaj gruaja kishte një rol të rëndësishëm si familjare dhe si punëtore në fshat apo për futjen e së resë në familje. Mirërritja dhe edukimi i fëmijëve ishte detyra kryesore e nënave. Nga gratë që lindën më tepër fëmijë krahasuar me nënat e tjera, janë: 1. Hava S. Beqiri, nënë me 13 fëmijë (8 vajza e 5 djem.)
Kjo nënë është dekoruar nga Kuvendi i asaj kohe me medaljen ‘NËNË HEROINË’.
Fatkeqësisht dekorata nuk gjendet.
2.File Beqiri, nënë me 9 fëmijë (7 vajza e 2 djemë).
3.Angjelina Ndoni, nënë me 9 fëmijë (6 vajza e 3 djemë)
4.Asije Aqif Karemani, (5 djem e 4 vajza). Shënim; Asija është bijë e Havasë, (e cila siç cituam më sipër, ka lindur 13 fëmijë). Sipas bisedës që bëra me të, ajo më tha se kishte dëshirë që të “barazonte” me nënën e saj e të rriste 13 fëmijë, por nuk i arrita, tregon ajo, se nuk ushqeheshin dot.
5.Bajame Karemani, nënë me 8 fëmijë (7 vajza e 1 djal). Shenim: Asija është e reja (nusja e djalit të Bajames). Edhe unë vendosa të arrija vjehrrën dhe ia kalova, sepse linda 1 më tepër, tha ajo.
6.Xhevo Beqiri nënë me 9 fëmijë (6 djem e 3 vajza).
Gruaja bënte punët e shtëpisë, ndërkohë që ishte specialiste e tezgjahut për bërjen e rrobave. Për atë kohë vajza që dinte të bënte tezgjah, kishte përparësi edhe në martesë, sepse quhej vajzë inteligjente, punëtore.
19.GRATË QË PËRDORNIN TEZGJAHUN & ZANATE TË TJERA.

Tezgjahu ishte mjeti i tipit “mini/minifakturë”, pjesë “industriale” e mjeteve familjare për bërjën e veshmbathjeve të familjes. Përbëhej prej druri sipas skemës së një mekanizmi ku gërshetoheshin mjeshterisht elëmentët e tezgjahut të një “kombinati tekstili familjar”. Gjë e mrekullueshme që e përdornin nënat tona dhe ua trashëguan edhe brezave të grave që arritën deri në ndryshimet demokratike. Të tilla gra e vajza që përdornin tezgjahun ishin:
Lefta I. Koçi, Hatixhe Xh. Gjolena, Hava S. Beqiri, Razie Rr. Çela, Vera Doko, File Burgjia etj.
Në Bitaj kishte edhe gra, nuse e vajza që përdornin makinën qepëse. Mund të përmendim: Myryba M. Beqiri ku makina e saj ishte nga të parat, volanti i së cilës rrotullohej me dorë. Më pas erdhën dhe nuse të reja të cilat kishin makina të mira dhe plotësonin nevojat e fshatit. Të tilla ishin: Hajrie Çela, Neriman Çela, Violeta Çela.
Në Bitaj kanë fituar zanatin e traktoristit disa djemë: Ali R. Pllana, Rasim Sh. Beqiri, Ahmet B. Çela etj.
Si kovaç njihej Tajar Çela.
Kanë qënë 2 mekanikë: Ibrahim Çela dhe Muhamet Çela.
Bitaj kishte 1 berber, Muharrem S. Beqiri.
Më vonë ky erdhi në Kolonjë dhe sot është në pension. Hoxhë i fshatit është Dritan S. Beqiri. Ai ka studiuar në Berat e punon në xhaminë e Lushnjës që ka në patronazh edhe xhaminë e Kolonjës. Disa burra të fshatit bënin rrogoza dhe i shisnin në pazar për të fituar ndonjë lek e për të mbajtur familjet e tyre. Vet kryetari i koperativës, Todi Mino, i kishte dhënë leje Fejzi Çelës, për të bërë rrogoza, sepse ishte fukara dhe kishte 13 frymë për të ushqyer. Të tjerë burra që punonin rrogoza për tregti ishin edhe: Xhezmi Osmani, Riza Hoxha, Gani Çela, Fejzi Çela, etj.
Bitaj kishte edhe ustallarë që ndërtonin shtëpi. Pa shkollë ishte Laze G. Burgjia, por qe usta i zoti. Me punën e tij ai bëri emër në Myzeqe. Ai bëri emër edhe gjatë kohës që realizoi rikonstruksionin e kishave si; ajo e Bitajt, Vanaj, e Bubullimës, dhe e Manastirit të Ardenicës. Xha Lazja ishte një zanatçi për t’u pasur zili. Mbante qylaf të zi në kokë dhe me trastën në krahë, ku mbante veglat e punës, e gjeje në mes të halleve të myzeqarëve. Ishte njeri i muhabetit dhe i shakasë, burrë me taban e tradita. Unë që po shkruaj këto rreshta e kam njohur personalisht dhe kujtoj se në “Gropën e madhe” ai më ka bërë shtëpinë. Bitaj ka pasur edhe 2 muzikantë. Këta filluan t’i binin fyellit e të tërhiqnin shumë shikues. Ata ishin: Hekuran F. Beqiri dhe Idriz Beqiri. Ata filluan t’i binin fyellit që kur ishin të vegjël. Merrnin melodi mjaft tërheqëse që dëgjoheshin me kënaqësi nga fshatarët. Më vonë kaluan në kurse për veglat muzikore dhe në veçanti për klarinetë. Që të dy i binin shumë bukur klarinetës. Idriz Beqiri u largua në fshatin Dushk, kurse Hekurani erdhi me shtëpi në Kolonjë dhe krijoi një orkestër të vogël. Fshati nuk kishte më nevojë të merrte orkestra nga larg, por tashmë këto i kishin në fshatin e tyre.
- “NËNA HEROINË” HAVA BEQIRI
Nëna Heroinë Hava Beqiri me bashkëshortin Aqif Beqiri
Zonja Hava Sabri Beqiri ka lindur në fshatin Kasimeas, Ngurrëz e Madhe, Lushnjë, më 10/04/ 1933. Ajo kishte për baba Sabriun dhe nënë, Bajamen. Havaja ishte vajzë e vetme. Kishte 5 vëllezër. Për shkollë as që bëhej fjalë. Në vitin 1946 u martua me z. Aqif Sherif Beqirin. Meqë ishte vajzë e vetme, vëllezërit e saj pyetën shumë dhe për z. Aqif dëgjoi fjalët më të mira duke i thënë se ishte një djalë fisnik, i ndershëm, punëtor e shakaxhi. E donte shumë humorin. Po të njëjtat cilësi kishte edhe Havaja. Ishte një cift që të dy krijonin situata humoristike. Havaja në vitin 1951-52 u fut në kursin kundër analfabetizmit që u organizua në Bitaj. Havaja bashkë me Aqifin lindën e rritën 13 fëmijë, 8 vajza e 5 djemë. Ajo punonte shumë se duheshin ushqyer e rritur fëmijët. Për numrin e lindjeve dhe rritjen e 13 fëmijëve Havaja u dekorua me urdhërin “Nënë heroinë” dhe dekoratën e lartë “HEROINË E PUNËS SOCIALISTE’” Në vitin 1980 ajo mori pjesë në Kongresin e grave të Shqipërisë. Cilësi e kësaj zonje ishte se dallonte shumë si grua e zonja e mikpritëse. Po të kaloje pranë shtëpisë së saj nuk të linte pa të dhënë 1 gotë ujë të ftohtë ose dhallë. Ndërroi jetë më 10/10/2012 dhe u përcollë me nderime të mëdha. Ja emrat e 13 fëmijëve të çiftit “HAVA E AQIF BEQIRI”: 1.Idajet.2.Nexhip.3.Asije.4.Nevruze.5. Farije .6.Shyqyri.7. Feride.(vd).8.Feride.9.Jakup.10.Ilmi.11.Selvije.12.Myzejen.13.Etleva
21.ÇIFTE TË MARTUAR ME DASHURI

Brenda fshatit, në kohë ende të paqarta mbijetese, çiftet që kapërcyen zakonet prapanike të fejesave e martesave me lajmësi, po u dilte një dukuri e re konkuruese, martesa me dashuri e çifteve. Të tilla çifte, vajza e djemë, që u lidhën me dashuri ishin: Riza Bejlliu me Jeta Xhindolen, (këta janë prindërit e ish-kryetarit të komunës, Sabri Bejlliu, të cilët edhe sot janë në jetë). Hekuran Beqiri me Begzane Gjolena, Mënyr Arapi me Vefi Koçin, Fuat Karemani me Asije Beqirin, Neim Gjolena me Shkëndi Hoxhën, Asqeri Çela me Fatbardha Çelën, Mane Karemani me Lida Çelën, Namik Bejlliu me Anila Ndonin, Namik Bali me Flora Beqirin, Safer Çela me Vezire Osmanin, Soni Gjolena me Jonida Plepin, Besi Arapi me Sonila Plepin etj.
22.FALENDERIM
Falenderoj për ndihmën në realizimin e këtij studimi për fshatin tim të lindjes, Bitaj, personat në vijim: Etleva Aqif Shusha, (Beqiri), Asqeri e Fatbardha Çela, Vasil Rrapi Koçi, Agron Thoma Burgjia, Llambi Sotir Koçi.