Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka uruar besimtarët e krishterë dhe ortodoksë për festën e Krishtlindjes.
Nga qelia e burgut, Meta përmes urimit, thotë se kjo festë shënon ‘lindjen e shpresës dhe paqes, fuqia e dritës hyjnore mbi errësirën dhe konfirmim i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit’.
Me një citat të zgjedhur nga Bibla, ish kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta e vë theksin veçanërisht te dashuria, që sipas tij jo vetëm që nuk gëzohet me padrejtësinë, por përballon, beson, shpreson dhe duron gjithçka.
‘Dashuria nuk shteron kurrë’, shkruan Meta në mesazhin e urimit në rrjetet sociale.
Mesazhin për besimtarët, Meta e përmbyll duke uruar bekime për çdo familje shqiptare, veçanërisht shkrian Meta, ngohtësia e Zotit qoftë pranë të gjithë atyre që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë.
Urimi
GËZUAR KRISHTLINDJEN të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar! [🙏] [🇦🇱]
Krishtlindja është lindja e shpresës dhe e paqes, fuqia e dritës hyjnore mbi errësirën dhe konfirmim i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit.
“Dashuria është zemërgjerë, kërkon të mirën. Dashuria nuk ka smirë. Dashuria nuk gëzohet me padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka. Dashuria nuk shteron kurrë” – Bibël.
Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju, në çdo familje shqiptare dhe veçanërisht pranë të gjithë atyre që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. GËZUAR! [❤️]





















