Delvinë, LSI denoncon Rilindjen dhe presionet e saj

489
Në të gjitha qarqet e vendit Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë në krye të detyrës, për të denoncuar çdo rast të shkeljes së ligjit, kur bëhet fjalë për blerjen e votës. “Ja ç’po bëjnë rilindësit sot gjithë ditën në Delvinë. Po tentojnë blerje masive të votës. Organet kompetente të hetojnë mbi shkeljen flagrante të ligjit nga rilindësit e tmerruar nga humbja që i pret në Delvinë, Sarandë, Vlorë e në të gjithë Shqipërinë.

Terrori dhe presioni psikologjik mbi votuesit dhe qytetarët nuk ka të ndalur.

“Në Konispol, 2 makina me targa AA 505 CN BMW e zezë dhe Mitsubishi A379OE i bardhë, janë dislokuar në Shalës. 2 makinat janë nën dirigjimin e kryetarit të bashkisë Konispol, pasi dihet që Mitsubishi foristradë është i bashkisë dhe përdoret nga shoferi i tij”, thuhet në denoncimin e Lëvizjes Socisliste për Integrim. 
Sigal