Pas shkarkimit të drejtorit, në krye të Tatimeve emërohet Delina Ibrahimaj

760
Sigal

Pas shkarkimit të Enton Duros vetëm tre muaj pas emërimit në krye të Tatimeve, qeveria ka miratuar drejtuesin e ri të këtij institucioni tejet të rëndësishëm për mbledhjen e të ardhurave për buxhetin e shtetit.

Drejtimin e ka marrë Delina Ibrahimaj, e cila më parë ka qenë drejtore e INSTAT.

Ibrahimaj mban gradën Doktor (PhD) në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, Tor Vergata.

Ajo ka punuar në Bankën e Shqipërisë dhe në Kryeministri, si koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar shkëmbim informacionesh dhe statistikash operacionale mes instituteve shtetërore.