Bashkim Koçi: Familja Hasko, çerdhe në mësuesi për 126 vjet

960
Sigal

 7-Marsi, Dita e Mësuesit

Familja Hasko, e “sakrifikuara” për 126 vjet në mësuesi

Një vlerësim i Ajshtajnit për mësimdhënien se ajo “…është arti suprem i mësuesit, që të ngjall kënaqësi në shprehjen kreative dhe dituri”, më ngacmoi t’i thërrisja kujtesës për veçuar e shkruar për një familje në fshatin Malind të Skraparit, familjen Hasko, e cila për ndihmesën që ka dhënëpër shkollimin e fëmijëve, duke e konsideruar edukimin si lëvizje të guximëshme nga errësira në dritë, është ndoshta nga më arsimdashëset në të gjithë atë krahinë.

Malindi

Vet fshati Malind, edhe pse aq i vogël, “sa një pëllëmbë”, siç e krahason në mënyrë figurative vendlindjen e tij poeti Xhevahir Spahiu, është i bekuar, nuk gjen tjetër si ai që banorët aty, den baba den, ta kërkojë arsimimin që nga djepi e deri në varr. Ndoshta këtë bekim uaka dhënë Naim Frashëri,siç thonë andej, i cili gjatë një rrugëtimi për nëvendlindje, nëFrashër, ka qëndruar dhe ka pirë ujë nga burimi aty në qendër të fshatit. Ka fakte mbresëlënës që malindasit ëndërrat e para i kanë parëpër edukim e shkollim, për t’u bërë njerëz të ditur e, këtë dituri, ta përdornin për të ndryshuar jetën e tyre, por edhe të brezave. Burra nga Malindi kanë mundur të bëjnë vend aty ku ishte shumë e vështirë të lëshohej “qosheja”. Ali Kajtaz Spahiu (Malindi) në dy mandate, (1903-1908), qëndroi në krye të detyrës si kryeabashkiak  i Vlorës. Edhe më pas kanë dalë intelektualë të shquar me aftësi të admirueshme drejtuese e menaxhuese. Novruz Malindi, ish luftëtar me detyra të larta në formacionet partizane, kreu për një periudhë të gjatë detyra të rëndësishme në administratën e shtetit si zv. rektor në Institutit e Lartë Bujqësor (sot UBT), apo edhe zv. ministër ibujqësisë; Skënder Malindi ishte një ndër ushtarakët që bëri karrierë në ushtri dhe, për të vendosur “qershinë mbi tortë”,nga ai fshat është edhe poeti ynë kombëtar Xhevahir Spahiu. Ai fshat i vogël i ngjan një kopshti ku njerëzit, ashtu si lulet, kanë gjetur vendin e duhur për të arritur atë çka u është dashur në fushat ku kanë preferuar të konkurojnë. Është paksa e çutitëshme por nga Malindi kanë dalë këngëtarë virtuozë, sportistë, muzikantë, inxhinierë, arkitektë, mjekë, pra nga të gjithë profesionet që mund të të shkojë mendja.

Familja Hasko

Pas fisit Spahiu, ai që dominon dhe që ka patur e ka durimin e pasosur për të kërkuar arsimimin, qoftë edhe në fund të botës, është ai i Haskove. Por tek Haskot  ka edhe njëndryshim thelbësor. Aty është një familje, ajo e Haki Haskos, e cila ëndërrën për t’u bërë mësues, për të prekur dhe përjetuar vlerat e mësuesit, ka guxuar për ta provuar vet dhe nuk e trembi kurrë ajo thënia anonime e nxjerrë nga populli se “mësuesi  konsumon vetveten per t’ua ndriçuar rrugën të tjerëve.” Treguesi më i bukur dhe më domethësnës është ky: Nga tetë fëmijë që lindi çifti Hasko (Hakiu dhe Haxhireja),katër prej tyre u shkolluan dhe u kualifikuan për mësuesi. Edhe katër të tjerët u arsimuan, por në sektorë të tjerë që, siç e thamë pak më sipër, aty ishte bërë zakon të shkolloheshin në shumë profesione.

“Kafshatën e parë”, pra fëmijën e parë, Dritën,  pasi mbaroi shkollën 7-vjeçare  në qytetin e Çorovodës, dy prindërit me mendim unanim, e nisën të shkollohej për mësuese në shkollën Pedagogjike të Beratit. Dy prindërit tashmë nuk jetojnë, por ata sa ishin gjallë, e kishinshfaqur si ëndërr të tyre, të cilën nuk e kishi realizuar dot për t’u bërë mësues. Në vitin 1962 Drita, pasi mbaroi shkëlqyeshëm, emërohet mësuese në qytetin e Çorovodës, qytet që nuk kish parë deri atëherë një femër që të jepte mësim të kualifikuar, të përgatitur posaçërisht për mësimdhënie. Bashkëqytetrët aty në Çorovodë mbajnë mend se mësuese Drita ishte e lindur për të shkolluar e edukuar fëmijë. Qëndroi gjatë në atë punë, por mbas 15 vjet në arsim, në vitin 1977, iu desh të largohej jashtë vendit për shkak të emërimit të bashkëshortit si diplomat.Por me t’u kthyer në atdhe ajo, si “e djegura nga malli për të shërbyer e punuar në arsim”, u përfshi menjëherënëprofesionin e saj të dashur, duke punuar edhe 9 vjet të tjerëpa ndërprerje, deri sa doli në pension.

Vajza tjetër, Myrvetja, ka qenë paksa më e privelegjuar nga shtatë fëmijët e tjerëtë familjes Hasko sepse shkollën fillore, 7-vjeçaren, të mesmen dhe gjimnazin i përfundoi në Tiranë. Por edhe me Myrveten krraba hoqi andej nga ishte parëëndërra. Ajo vazhdoi studimet e larta për degën gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 1965 filloi punën si mësuese e gjuhës shqipe në shkollën 7-veçare të qytetit tëlindjes, në Çorovodë. Aty ajo për dy vjet (1968-1970) kreu edhe funksionin e nëndrejtoreshës për të ngjitur pastaj një shkallë më lart, drejtoreshë e gjimnazit “Ramiz Aranitasi”. Ishte e para femër nga Skrapari që ngrihej në këtë detyrë delikate të fushës së mësuesisë.

Mësuese Myrvetja në vitin 1974 u transeferua në Tiranë për ta ndjekur fati të ishte mësuese në shkollën “29 Nëntori” e për 10 vjet të tjerëedhe në pozicionin nëndrejtoreshës. Nga 1992-94 punoi në shkollën “23 Nentori”  dhe nga 1992-99 në shkollën “Kongresi i Lushnjës”, deri kur doli në pënsion.

Agroni, më i madhi ipesë djemve të Haskove, ka mbaruar Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Fizikë, në korrik të vitit 1970. Pra edhe ky mësues, porofesionin që edhe pse prek perjetesine, kurrë nuk mund të thuhet se ku përfundon influenca e tij.  E filloi punën në janar të vitit 1971 në shkollën 8- vjeçare “Kahreman Ylli” të Çorovodës, si mësues i lëndëve matematikë dhe fizikë. Gjatë viteve 1972-76 mori emërimin në shkollën e mesme të arsimit të përgjithshëm “Ramiz Aranitasi”, pikërsht aty ku kishte qënë nxënës e kish marë mësimet disa vite më parë.

Gjeografia ku shërbeu si mësues Agron Hasko është diçka më e gjërë. Për 3 vjet (1976-79)ai u emërua të jepte mësim në zonën e Tomorricës, në shkollën 8- vjeçare të fshatit Melovë.Në atë fshat arsimdashësish mësues Agronit, kur e transferuan, iu duk sikur “e shtynë” për të zbritur në qytet, në Çorovodë. Në fakt formimi dhe kualifikimi i tij duhej dhe vlente më shumë në klasa më të larta. Kështu nga 1979-81 ai u emërua në pozicionin e nën/drejtorittë shkollës së mesme “Ramiz Aranitasi” e pastaj, për dy vite të tjerë (1988-90), përgjegjës i seksionit të arsimit pranë Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit të Skraparit. Vitet në vazhdim mësues Agroni mbeti si mësimdhënësi më i mirë në lëndën e fizikës pranë shkollës së mesme e më pas, në shkollën 8-vjeçare “Zylyftar Veleshnja”.

Mesues Agron Hasko nuk u ndje anjëherë i konsumuar si mësimdhënës. Nevoja, por edhe aftësitë e tij për të edukuar fëmijët më shumënga zemra sesa nga libri, e “detyruan” të rikthehet për herë të tretë në shkollen e mesme “Ramiz Aranitasi” (1996-99) si mesues i Fizikes dhe, nga periudha 15 shtator 1999 deri 15 shtator 2006, punoi si drejtor i saj. Ishin vitet që ai, ashtu si shumë të tjerë, për nevoja të ngutëshme familjare erdhi në Tiranë. Dhe  vitet që i mbetën për të dalë në pension, ia kushtoi pa ndërorerëlëndës së tij të dashur fizikës, por këtë radhë me nxënës të shkollave jo publike.

I katërti i “dinastisë” Hasko, Gëzimi, i cili edhe pse pas përfundimit të gjimnazit “Ramiz Aranitasi”,në vitin 1973, filloi studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë dhe u dipllomua në maj të vitit 1978 , në profilin “Inxhinier Gjeodet”, nuk i shpëtoi dot “infeksionit” të trashëguar nga dy motrat dhe vëllai për t’u bërë pjesë e armatës të mësimdhënësve. Ai vëtëm katër vjet punoi si inxhinier gjeodet pranë Ndërmarrjes së Ndërtimit, në degën teknike, sepse nga viti 1982 e deri më sot, pra 38 vjet,është pedagog pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit , në   Departamentin e Gjeodesisë, në Tiranë. Për aftësi menaxhuese dhe ndershmëri të kristaltë në marëdhëniet me studentët, Gëzim Hasko për 6 vjet (2013-2019) ka drejtuar Fakultetin e Inxhinierisë se Ndërtimit në pozicionin e dekanit. Këmbngulës për të ndjekur zhvillimet dhe përparimin në kohë reale të shkencës së Gjeodezisë, Gëzim Hasko ndoqi porosinë e të diturit se “Pasi të mësoni vetë ju do të jepni mësim, dhe pasi të jepni mësim ju do të mësoni akoma më shumë”,( Phil Cholins). Në këtë kuptim ai nuk u lodh asnjëherë së mësuari. Eshtë kjo arsyeja që ai prej 21 vitesh mban titullin shkencor “Profesor i Asociuar”.

 

“Të tjerët” e Haskove

 

Sigurisht që “trupa pedagogjike” e familjes Hasko është shumë më e madhe. Ata janë martuar, kanë krijuar familjet e tyre dhe kanë lindur e rritur fëmijë. E veçanta, fakt që konsolidon pasionin e kësaj familje të madhe për profesionin e mësimdhënies, i cili është ndoshta më i çmuari, më i dobishëmi e që ka ndikim të madh në lumturinë e përbashkët, është se edhe nuset dhe dhëndurrët e asj dere të madhe kanë qenë të guximshëm për mbajtur denjësiusht profesionin e mësuesit. Vajza e madhe, Drita, ka për bashkëshort Syrja Lazen, njërin nga derjtiuesit më në zë të sektorit të arsimit në Skrapar. Çuditërisht djali i tyre,Albani, ka mbaruar për Arkitekturë, por nuk i ka shpëtuar dot pasionit të mësimdhënies. Ai në vitet 2005-2009 ka kryer detyrën e pedagogut.  Ata kanë edhe një vajzë, Kuenda. Ajo ka mbaruar Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega fizike, dhe fakultetin e Ekonomisë, dega Financë.Ka kryer master në Hollandë dhe doktoraturën në Gjermani. Aktualisht jep mësim në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, në Departamentin e Mjedisit prej 6 vitesh.

Bashkëshorti i Myrvetes, Bashkim Saliasi, me titull “Prof.Assoc.” në Financë, ka punuar për 20 vjet si padagog pranë Fakultetit Ekonomik në UT, ku ka mbajtur edhe pozicionin e shefit të katedrës së financës. Vajza, Entela, ka mbaruar Masterin dhe Doktoraturën në Zvicër dhe prej 11 vjetësh është pedagoge në Universitetin e Teknologjisë në Hong Kong dhe mban titullin “Prof.assoc.” Atëherë edhe për këtë fakt duhet thënë: mos u çuditni po dëshët. Haskote Malindit të Skraparit kanë çarë me durim e zotësi të pashoqe për t’udhënëmësim edhe ndër më të diturve të Botës, siç është Hong Kongu.

Profesonit të mësuesit, ëndërr që të çon në një planet tjetër, nuk i kanë shpëtuar dot as dy nuset e djemve të Haskove. E madhja, Valentina, mësuese e gjuhës angleze, që nga viti 1974 e deri sa doli në pension, mundi t’u mësojë anglishten dhjetra breza nxënësish, duke u dhënë mundësinë që ata të ndjehen mirë, të meritonin e ta konsiderojnë veten “qytetarë të botës”.  Por edhe bashkëshortja e Gëzimit, Alma Hasko, me gradë shkencore, “Doktore e Shkencave Ekonomike”, ka dhënë mësim pranë Fakultetit Ekonomik për 5 vite radhazi, sikundër edhe djali i tyre, Arioni, i cili ka studiuar në Hollandë për financë, në Universitetin Erazmus të Rotterdamit, ka dhënë  seminare për dy vite në sistemin bachelor pranë këtij universiteti.

Nëse mbledhim vitet që kanë shërbyer në arsim, në fushën e mësimdhënies, e gjithë familja Hasko, del një shifër vërtet inpmresionuese: në më shumë se dy shekuj.

Si për mbyllje, një urim

Edukimi është mbrojtës më i mirë i lirisë sesa një armatë këmbësorie. Këtë sentencë e ka thënë Edëard Everett (1822-1909), amerikan i ditur, por edhe njeri progresist për çështje që nxisin zhvillimin dhe përpaimin e njerëzimit. Vëndi ynë, nëse ka arritur të jetë ky që kemi sot, është falë shkollimit të brezave të tërë, falëheroizmit të atyre që mbajtën mbi shpatulla “urdhërin” e rilindësve, të Naimit të madh se “dritë e diturisë përpara do të na shpjerë”.

Për aq sa mundëm të afishojmënë këto pak radhëkontributin në fushën e arsimit të familjes Hasko nga Skrapari,nga një fshat vërtet i vogël, por me ambicje të mëdha për të influencuar me sa të mundnin në emancipimin e bashkësisë aty ku jetuan, besojmë se e meritojnë një urim, i cili ështëitillë për të gjithëarmatën e “këbësorisë” të mësimdhënësve shqiptarë, në çdo cep të Shqipërisë, por edhe tej kufijve tanë shtetrorë ku jetojnë shqiptarë:Ne festojmë me Ju për Ju, të bindur se mbetemi borxhlinj për atë çka kini dhënë nga vetja për ne të gjithë,  që na mësuat se si  hapet  dera, në të cilën ne duhet të hyjmë vet.