Skandali/ Naftëtarët vdesin në protesta, Bankers 15 vite në drejtim të paditur pa paguar

1761
Sigal

“Bankers”, 15 vite pa raportuar në parlament; 13 vite pa paguar 418 milionë USD, për 20 taksa lokale-qendrore

“Bankers”, 15 vite pa raportuar në parlament; 13 vite pa paguar 418 milionë USD, për 20 taksa lokale-qendrore. Prej 10 vitesh, ky koncesionar deklaron bilance me 20-25% humbje; por vazhdon punën/ Para 8 muajve, dy ministret Balluku-Denaj, i falën gjobën 105 milionë euro, të vendosur nga dogana-tatimet, për fshehje të ardhurash, për eksporte të paligjshme të naftës bruto dhe mospagim akcize; ndërkohë që në pazar me mafien shtetërore, kjo kompani po zhvat me shpërthime nëntokësore, burimet e konservuara të rezervave të naftës, që i përkasin plan-shfrytëzimit 2030-2050 Ministria e Ekonomi-Financave, vazhdon të mbajë të fshehtë e të favorizojë prej 13 vitesh, skandalin e taksa-tarifave qendrore-lokale, të pa paguara e që nuk paguhen në vazhdim, nga koncesionari 25-vjeçar “Bankers Petrolium”; duke u përcjell nga një qeveri në tjetrën e nga një ministër tek tjetri; me shënimin “Pamundësi teknike-ligjore”. Kjo “Pamundësi teknike-ligjore”, është pazari që kanë bërë kryeministrat Nano, Berisha e Rama dhe ministrat e tyre me koncesionarin “Bankers”, i cili vazhon të nxjerrë naftën shqiptare e ta çojë në rafineritë e huaja, duke lënë pa lëndë të parë rafinerinë e Ballsh-Fierit, megjithëse ka detyrim kontrate ta furnizojë sipas kapacitetit e kërkesës, ndërsa tepricën mund ta importojë. Redaksia “Pamfleti” e ka trajtuar këtë skandal miliona USD taksa humbje e evazion fiskal për shtetin; por Rama e konsideroi “shpifje”, ndërkohë që burimet nga Ministria e Ekonomi-Financave, na kanë bërë me dije se “Bankers” vazhdon të mos paguajë taksat lokale-qendrore. Jo se koncesionari offshorë tashmë kinez, është më i fortë se shteti shqiptar, por sepse drejtuesit qeveritarë të qysh prej vitit 2004 e deri sot në muajin mars 2020; lejojnë heshturazi, që “Bankers” të mos paguajë as “1 qindarkë” taksa, duke shkëmbyer “ndere”. Sipas të dhënave në Regjistrin e Detyrimeve ”Taksa-Tarifa Qendrore e Lokale”, rezulton se biznesi Sipërmarrje Koncesionare Nr. 18, është koncesioni “Bankers Petroleum Albania Ltd (ish-Saxon International Energy Ltd Albania Branch në ishujt Kajman); i cili prej 13 vitesh, nuk ka paguar 418 milionë USD detyrime, për 20 taksat lokale-qendrore në qeveri e në pushtetin lokal Patos-Roskovec, Fier.

Ja 20 taksat lokale e qëndrore që nuk paguan “Bankers”

  1. Taksën e akcizës
  2. Taksën e qarkullimit
  3. Taksën e karbonit
  4. Taksën e rentës minerare
  5. Taksën TVSH
  6. Taksën e lejes mjedisore
  7. Taksën e pastrim gjelbërimit
  8. Taksën e hapjes së puseve të ujit
  9. Taksën e evadim groposjes së mbetjeve teknologjike
  10. Taksën 2% nga të ardhurat, fond i garantuar për trajtimin e punonjësve.
  11. Taksën e depozitimit të prodhimit bruto në mjedis.
  12. Taksën vendore të shfrytëzimit të territorit.
  13. Taksën kombëtare e vendore, të dëmtimit të tokës.
  14. Taksën rajonale të mbrojtjes së shëndetit publik.
  15. Taksën e lejes dhe përdorimit të lëndëve shpërthyese.
  16. Taksën e përdorimit të rrugëve rurale e nacionale.
  17. Taksën ndaj pushtetit lokal, me 2% të të ardhurave vjetore, si administrator i territorit.
  18. Taksën e rehabilitimit të mjedisit nga gazrat.
  19. Taksën e rehabilitimit fizik-ekologjik të mjedisit të përdorur.
  20. Taksa-Sigurim i Mjedisit të rrugëve lokale-kombëtare, për transport materialesh ndotëse.

Privilegj tjetër antiligjor, që kryeministrat e 16 viteve të fundit, i kanë bërë, është mos-raportimi në parlament e qeveri nga “Bankers” dhe ministrat e Energji-Ekonomisë. Sipas Ligjit Nr. 9663, datë 18.12.2006 “Për Koncesionet”; çdo vit, ministri përkatës ka detyrimin të raportojë në seancë parlamentare mbi ecurinë e koncesionit të naftës, si sektor strategjikë i ekonomisë; mirëpo prej afro 16 vitesh aktivitet, “Bankers”, asnjë ministër nuk ka raportuar në parlament, sepse nuk kanë dashur e nuk duan kryeministrat./Pamfleti