Alqi Naqellari: Vaksina ruse anticovid-19 nuk ka ngjyra politike

391
Sigal

Presidenti Federatës Ruse Vladimir Putin në 11 gusht dha Deklaratën mbi zbulimin dhe regjistrimin e vaksinës “Sputnik V” kundër koronavirusit Covid-19, nga shkencëtarët rusë të Institutit të Kërkimeve “Gamaleya” të Rusisë, së bashku me ministrinë e Mbrojtjes Ruse. Zbulimi dhe regjistrimi i vaksinës anticovid-19 “Sputnik V” është një nga arritjet më madhështore të njerëzimit në fillim shekullin e XXI. Puna e palodhur e shkencëtarëve, e mjekëve dhe punonjësve të shëndetësisë ruse, prej dhjetra vitesh, dha rezultatet e saj të pritshme.  Për arritjen e këtij rezultati, Instituti i Kërkimeve “Gamalaya” të Moskës për Epidemiologji dhe Mikrobiologji, i cili zhvilloi vaksinën, ka punuar me adenoviruse që nga vitet 1980, dhe e ka bazuar “Sputnik V” në vaksinën e aprovuar ndërkombëtarisht “Ebola”.  Rusia ka eksperiencë në prodhimin e vaksinave dhe arritje të mëdha në fushën e mjekësisë. Rusët prodhuan ilaçin kundër koronavirusit covid-19 “Avifavir”,  i cili bazohet në një medikament japonez për gripin. Në licensimin e “Favipiravirit” (Avifavir) nga Ministria Ruse e Shëndetësisë, flitet për një “preparat me veprimtari të drejtpërdrejtë antivirale”. Ky ilaç përdoret në 15 vende të botës dhe  është i vlerësuar nga gjermanët. Gerd Glaeske  nga Universiteti i Bremenit e konsideron “Favipiravir-in  “ një mundësi të krahasueshme me “Remdesivirin” amerikan që të paktën mund ta lehtësojë rrjedhën e sëmundjes”. Përsa i përket modifikimit të ri rus, Glaeske këshillon t’i kushtohet vëmendje letrës shoqëruese të medikamentit. Rezultatet e marra nga qeveria ruse, dhe sistemi shëndetësor rus në luftën kundra koronavirusit kanë qenë spektakolare duke e renditur Rusinë në vendet me efektshmërinë më të lartë të sistemit dhe vdekshmërinë më të ulët në botë. “Sputnik V” dhe “Avifaviri”,   tregojnë qartë se shifrat e ulëta të mortalitetit dhe masat e marra nga qeveria ruse ndaj Covid-19,  nuk vihen në dyshim. Ky zbulim e gjeti të papërgatitur opinionin politik dhe shkencor botëror, sepse është deklarata e parë që bëhet nga një personalitet i njohur botëror për një zbulim dhe regjistrim të tillë. Duke qenë se shkalla e lartë e vështirësisë për zbulimin e tij është shumë e lartë, ky lajm solli dyshime dhe skepticizëm, veçanërisht në vendet dhe kompanitë që punojnë në zbulimin e këtij medikamenti.  Ai ishte një lajm i papritur, që sfidoi  dyshimin mbi shifrat e “rreme” të dhëna nga qeveria ruse, mbi masat e marra etj. Solli dyshime dhe skepticizëm, sepse besimi perëndimor ndaj Rusisë ka rënë. Rusët akuzohen për ndërhyrje në zgjedhjet në SH.B.A., përfshirjen në atentatin ndaj agjentit të dyfishtë Sergei Skripal, rrëzimin e fluturimit MH17 të “Airlines”,  aq sa ndihmat e Rusisë të ofruara në periudhën fillestare të coronavirusit u panë me dyshim. Kur Moska dërgoi ekipe mjekësore për të ndihmuar Italinë të luftonte pandeminë në mars, disa analistë aluduan se kishin ardhur për të vjedhur sekretet e mbrojtjes.  Kirill Dimitriev, (KFPSR) kryetar i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, ka theksuar se muajin e kaluar, ai pa “një përpjekje të bashkërenduar perëndimore për të ndaluar çdo gjë që është ruse”. Një pjesë e quajtën si deklaratë politike meqënëse u njoftua nga Presidenti. Ky nuk është argument, një lajm i tillë nuk mund të jepet nga një Ministër Shëndetësie, apo nga ndonjë shkencëtar, sepse është një punë kolektive e mijra vetëve dhe ka rëndësi ndërkombëtare. Një pjesë u shprehën skeptikë se nuk janë bërë provat apo testimet 1-2-3 etj, pretendojnë se ka pasoja dytësore në dhënjen e temperaturës apo shoqërohet me të vjella, prandaj duhen bërë më shumë testime. Ky skepticizëm nuk ka ndonjë bazë reale, sepse të gjitha vaksinat japin temperaturë pasi i bën, nuk ka vaksinë “të pastër”. Ministri rus i shëndetësisë, Mikhail Murashko, ka theksuar që provat e fazës 2 kanë përfunduar. “Të gjithë vullnetarët krijuan njësi të lartë të antitrupave ndaj COVID-19. Në të njëjtën kohë, asnjëri prej tyre nuk pati komplikime serioze të imunizimit”. Murashko tha se një fushatë vaksinimi masiv kundër koronavirusit të ri do të fillojë në tetor,  me dozat e para që u jepen mjekëve dhe mësuesve.  Vaksina gjithashtu do të jetë ‘falas’, me shpenzimet që dalin nga buxheti kombëtar, shtoi ai.  Nëse nuk do ishin bërë këto testime nuk do ishte bërë deklarata nga vetë Presidenti Rusisë. Vladimir Putini nuk është President i ndonjë vendi të shkoqur, ku Presidentët dhe Kryeministrat gënjejnë nga dhjetë herë në ditë, por është President i një superfuqie ushtarake, që me politikat e tij të jashtme ndikon në fatet e vendeve dhe popujve të botës.   Reagimi i OBSH-së.  Zëdhënësi për OBSH-në, gjatë një konference për shtyp në internet theksoi: “Testimi dhe identifikimi i rasteve, gjurmimi i kontakteve, izolimi, këto janë të gjitha masat që OBSH-ë propozon dhe rekomandon, dhe ato u zbatuan edhe nga Rusia”, “Distancimi shoqëror social është masa e dytë që filloi të zbatohet relativisht herët”. “Ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet shëndetësore ruse dhe diskutimet janë duke vazhduar në lidhje me parakualifikimin e mundshëm të vaksinës.” Ndërsa  Jens Spahn, ministri i shëndetësisë në Gjermani, tha se ai ishte “shumë skeptik” ndaj një vendimi kaq të “rrezikshëm”, ndërsa homologu i tij amerikan, Aleks Azar, : “Nuk është një garë të jesh i pari”.

Pasojat e Covd-19 në jetën sociale dhe ekonomike të Rusisë

Rusia ka një popullsi prej 146 milionë banorë. Sa i përket coronavirusit statistikat e datës 14 gusht janë këto: Rastet e koronavirusit: Të infektuarit 912.823. Vdekjet: 15498(rreth 1.6% e të infektuarve). Të shëruar: 722964.  Krahasime me disa vende të botës. Franc+Gjermani me një popullsi prej 149 milionë  kanë të infektuar 430 mijë nga të cilët 40 mijë të vdekur(rreth 9.3% e të infektuarve), Itali+Spanjë+ Poloni me një popullsi prej 143 milionë, kanë të infektuar 630 mijë dhe 65 mijë të vdekur,(mbi 10% e të infektuarve), etj. Shihet që Rusia përfshihet në ato vende që kanë më shumë të infektuar, por më pak vdekje nga koronavirusi. Këto rezultate kanë ardhur si pasoj e sistemit të saj shëndetësor dhe masave të marra në zbatim të rekomandimeve të OBSH-së.  Në fushën ekonomike, Rusia ka krijuar Fondin e Mirëqenies Kombëtare, duke treguar kujdes në përdorimin e tij. Ajo do shpenzojë fondin 157 miliardë dollarë, i cili është krijuar si një fond për ditë të vështira. Ai u krijua në mënyrë që të kompensojë humbjen e të ardhurave nga taksat nga eksportet e naftës nëse çmimet do të binin nën 42 dollarë për fuçi. Mos harrojmë se nafta bruto e Kaukazit ra në 35$ fuçia. Deri tani, stimuli ekonomik i njoftuar nga qeveria ruse qëndron afërsisht 2.8 përqind të PBB-së, nga shtatë dhe mbi 10 përqind të PBB-së që kanë aplikuar disa vende të tjera. Ekonomia ka filluar rritjen dhe parashikon që vitin e ardhshëm të kalojë 3.5%.  Rusia ndryshe nga vendet Perëndimore, ka më shumë mundësi të aplikojë politikat monetare, sepse ajo i ka 6 instrumentet e politikës monetare, direkte dhe indirekte, në një kohë kur vendet Perëndimore kanë tre instrumente indirekt por aplikuan me sukses vetëm 1 prej tyre, daljen e parasë jashtë banke, kompensimet direkte në kesh të të punësuarve, konsumatorëve dhe bizneseve.  Rusia ka pas në fillim të periudhës NBI rreth 5% në një kohë që vendet e Perëndimit e kishin rreth  nivelit 0. Porosit nga vendet e tjera për vaksinën ruse. Mbi 20 vende, përfshirë Indinë, kanë shprehur interesin e tyre për vaksinën, sipas Kirill Dmitriev, kreu i fondit të pasurisë sovrane të Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) dhe investitori kryesor në zhvillimin e vaksinës. Rusia ka marrë “aplikime paraprake” nga rreth 20 vende për të siguruar një total prej mbi 1 miliard doza të vaksinës së tyre Gamaleya. Ata kanë bërë marrëveshje me pesë vende për të prodhuar gjithsej 500 milion doza në vit. Testet e fazës 3 të vaksinës pritet të zhvillohen në Arabinë Saudite, Filipine dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas një raporti të Financial Times.

Rusia është vendi i arritjeve të mëdha shkencore, shkencëtarët e saj renditen në elitën e shkencës botërore, dhe askush nuk mund të krijojë dyshime në vërtetësinë e zbulimit të vaksinës Sputnik V. Shqiptarët duhet të nxitojnë njësoj si gjitonët tanë Serbët të kontaktojnë sasinë e nevojëshme të vaksinave dhe të mos presin zbulimin nga të tjerët, sepse ajo tani mund të mos realizohet kurrë për këtë covid, por për një covid tjetër që do psojë mutacion, ose do realizohet në ditën që ata kanë parashikuar. Njerëzit duhet të kuptojnë se skepticizmin ndaj vaksinës ruse e aktivizojnë më shumë ato kompani apo shtete që kanë shpenzuar qindra millionë euro, apo dollarë dhe deri tani nuk kanë arritur rezultatin e kërkuar. Në prodhim, në kapitalizmin liberal të tregut, në kapitalizmin e ashpër dhe të pa mëshirshëm fiton ai që del i pari në treg. Kësaj rradhe doli Rusia dhe ajo do fitojë. Shqiptarët ta shfrytëzojnë këtë rast, mos të humbin kohë. Vaksina nuk është as kapitaliste, as revizioniste e as socialiste, ajo nuk ka ngjyrë politike, ajo shpëton jetë njerëzish. Qeveritarët tanë të bëjnë të paktën politikë sa treçereku i asaj që bëjnë Serbët në simultane me Rusinë, me Kinën, me BE, me SHBA, me vendet e botës së Tretë, etj duke fituar gjithmonë nga pak.

Rusët kanë nxjerrë shkencëtarë të famshëm në të gjitha fushat e shkencës?

Rusia ka kontribut të rëndësishëm në të gjitha fushat e shkencës, mjekësi, kimi, fizikë, fizikë kuantike, matematikë, astronomi, IT, etj, etj, etj. Ka me mijëra shkencëtarë dhe punonjës shkencorë që kontribuojnë çdo ditë, ajo ka nxjerrë 31 nobelistë. Më poshtë po përmendim disa prej tyre.

Mikhail Lomonosov. Lomonosov bëri shumë zbulime në fusha të ndryshme në shkencat natyrore, kimi, fizikë, mineralogji, histori, filologji, optikë etj: ai vlerësohet si i pari që zbuloi ligjin e ruajtjes së masës (1760). Lomonosov është themeluesi i universitetit të parë klasik të Rusisë – Universiteti Shtetëror i Moskës (1755).

Ivan Pavlov. Nobelist mjekësi. Pavlov është themeluesi i fiziologjisë së aktivitetit më të lartë nervor. Ai është fituesi i parë i Çmimit Nobel për Fiziologji (1904). Si fiziolog studioi se si funksionojnë qeniet e gjalla. Puna e tij më e famshme është një eksperiment për reflekset e kushtëzuara.

Élie Metchnikoff. Nobelist mjekësi. Themeluesi i patologjisë krahasuese, fetologjisë evolucionare dhe imunologjisë. Mechnikov zbuloi fagocitozën. Është themeluesi i gerontologjisë. Atij iu dha Çmimi Nobel për kontributin e tij në studimin e sistemit imunitar (1908).

Sergey Botkin. Botkin krijoi teorinë e një organizmi të gjallë si një e tërë e unifikuar. Ai ishte i pari që sugjeroi që verdhëza katarale (hepatiti) ose sëmundja e Botkinit shkaktohej nga një infeksion.

Nikolay Pirogov. Pirogov konsiderohet themeluesi i operacionit në terren, anatomisë rajonale dhe themeluesi i shkollës ruse të anestezisë. Kirurgjia u bë një shkencë falë tij.

Svyatoslav Fyodorov. Okulist dhe mikrokirurgjik. Në vitin 1962, në bashkëpunim me Valery Zakharov, ai krijoi një nga lentet intraokulare më të ngurtë në botë. Në 1973, ai zhvilloi një teknikë të re kirurgjikale për të trajtuar fazën e hershme të glaukomës.

Selman Ëaksman Mjekësi. Nobelist në mjekësi. Shtetet e Bashkuara

Pavel Cherenkov. Nobelist. Cherenkov është autor i disa zbulimeve themelore në optikën fizike, fizikën bërthamore dhe energjinë e lartë. Atij iu dha Çmimi Nobel për Fizikë në 1958.

Dmitri Mendeleev. Kimist. Ishte kimist që krijoi tabelën periodike të elementeve që ne përdorim sot dhe e quajmë Tabela e Mendelejevit.

Andre Geim dhe Konstantin Novoselov. Nobelist. Fituan Çmimin Nobel në Fizikë në 2010 për eksperimentet e tyre mbi vetitë e grafenit, një material i shquar me shumë përdorime të mundshme. Grafeni është materiali më i hollë në botë, është gjithashtu një nga më të fortë dhe përcjellës shumë i mirë i nxehtësisë dhe energjisë elektrike.

Alexander Butlerov. Butlerov është një nga krijuesit kryesorë të teorisë së strukturës kimike.

Zhores Ivanovich Alferov. Nobelist. Fizikan dhe akademik rus që kontribuoi ndjeshëm në krijimin e fizikës dhe elektronikës moderne të heterostrukturës. Nikolay Gennadiyevich Basov. Nobelist.  Punoj në fushën e elektronikës kuantike që çoi në zhvillimin e lazerit. Basov ndau Nobmimin Nobel në Fizikë të vitit 1964 me Alexander Prokhorov dhe Charles Hard Toënes.

Igor Kurchatov. Autor i disa zbulimeve të përparimit në fizikën bërthamore. Midis tyre: reaktori i parë bërthamor në Evropë, A-bomba e parë ruse. Në 1954 ai ishte në krye të ndërtimit të termocentralit të parë bërthamor në Obninsk, BRSS.

Pyotr Kapitsa. Nobelist. Është fitues i Çmimit Nobel për Fizikë në 1978 për zbulimin e tij të heliumit të lëngshëm. Ai projektoi një instalim tregtar për lëngëzimin e gazit. Një nga themeluesit e Institutit të Fizikës dhe Teknologjisë në Moskë.

Sergey Korolev. Korolev ishte një inxhinier kryesor raketash, konsiderohet nga shumë si babai i astronautikës praktike. Ndër arritjet e tij kryesore janë hedhja e parë e suksesshme e një sateliti rreth tokës (1957) fluturimi i parë i manovruar në hapësirë nga Yuri Gagarin (1961).

Mikhail Mil inxhinier dhe shkencëtar i hapësirës ajrore. Krijuesi i serisë së helikopterëve Mi. I diplomuar në Institutin Politeknik Tomsk.

Andrei Tupolev.  Dizajner i aeroplanit. Në vitin 1968, Tupolev prezantoi aeroplanin e parë ajror supersonik në botë, Tu-144. Mbi 70 lloje të avionëve u projektuan dhe u vunë në prodhimin masiv nën mbikëqyrjen e tij.

            Nikolay Basov. Nobelist.  Një nga krijuesit e gjeneratorit të parë kuantik dhe një gamë lazerësh. Fitues i Çmimit Nobel për Fizikë në 1964. Një i diplomuar në Institutin e Fizikës Inxhinierike në Moskë.

Alexander Prokhorov. Nobelist.  Shpikës i teknologjive lazer. Ai krijoi një varg lazerësh. Fitues i mimit Nobel për Fizikë në 1964.

Leonid Kantorovich. Nobelist. Matematikan, ekonomist dhe themelues i programimit linear. Fitues i një çmimi Nobel për Ekonomi në 1975.

Nikolay Semyonov. Nobelist. Një nga themeluesit e fizikës kimike. Ai është më së shumti i njohur për hulumtimin e tij të reaksioneve zinxhir.

Andrei Sakharov. Nobelist. Një pionier i hulumtimit të kontrolluar termonuklear. Një nga figurat kryesore në projektin e bombës termonukleare Sovjetike (1953). Një aktivist i njohur për të drejtat e njeriut.

Zhores Alferov. Nobelist. Një autor i mbi 500 punimeve shkencore dhe rreth 50 shpikjeve në gjysmëpërçues dhe elektronikë kuantike. Në veçanti, Alferov shpiku transistorin e parë të qëndrueshëm.   Rusët kanë nxjerrë një grup matematikanësh të shquar si Nikolay Lobachevsky, Pafnuty Chebyshev, Sofia Kovalevskaya, etj.

Janë këta njerëz, këta personalitete dhe mijra të tjerë që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre në zhvillimin e shkencës ruse dhe asaj botërore. Prandaj nuk është rastësi edhe zbulimi i vaksinës anticovid-19 të pagëzuar me emrin e satelitit të parë të hedhur në orbitën e tokës “Sputnik V”.