Meta vlerëson Rexhep Meidanin me dekoratën më të lartë në 76-vjetorin e lindjes, ja motivacioni

289
Sigal

Në 76-vjetorin e lindjes, ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani është nderuar nga kreu aktual i shtetit, Ilir Meta me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se presidenti Meta vlerëson Meidanin për përgjegjësinë e lartë shtetërore të treguar si President, për kontributin e çmuar për reformën e rëndësishme të Kushtetutës, për mbajtjen e referendumit të Kushtetutës në vitin 1998, për ngritjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura, si dhe për mbështetjen për çështjen e Kosovës.

Siç theksojnë burimet presidenciale, ceremonia e dekorimit bëhet me rastin e 76-vjetorit të lindjes së Rexhep Meidanit.