Ahmet Denaj: Gurë i zjarrtë i Shqipërisë, ka qenë dhe është Labëria.

204
Sigal

         Kur kohët frym’ e Lirisë,  farkëtohet trimëria.

Kjo është metamorfoza që ka pësuar Labëria përshkruar në librin e fundit “Labëria magjike” të poetit vlonjat Dr. Neki Dredha. Në 130 faqe, e ndarë në 19 kapituj në strofa 4 vargjesh me rimë tradicionale: 1 – 3, 2 – 4.

Gjejmë individ dhe fenomene. Shohim Çezarin dhe Çekun, Ismailin dhe Marigonë, Komiten, Donikën, Rugjinën. Gjejmë 3 kryeministra të Perandorisë dhe deri te Nënë Tereza – 4 shenjtor. Gjejmë luftën për të jetuar në paqe, gjejmë punën për mirëqënie dhe jetë më të mirë. Gjejmë cilësitë më të mira të Labërisë si trimërinë dhe atdhedashurinë, siç bëhen prezent edhe zakonet dhe traditat ndër të cilat veçohet mikpritja. Në këtë poemë labërie gjejmë 128 spjegime arkivore historike prej të cilave mëson çdo njeri i mësuar dhe vlejnë aq sa vlen e tërë poema. Pse lexohet me kënaqësi kjo poemë? Ku u frymëzua autori Neki Dredha? Eshtë gjeografia, historia, arkeologjia, heroizmi, kultura, njerëzit, me heronjtë e tyre, natyra me monumentet e papërsëritshëm të saj, ëë po t’i shkruante në prozë donin me mijra faqe. Autori zgjodhi poezinë, artin më të vështirë që me pak fjalë t’i thotë ato që di për Labërinë. E ka arritur qëllimin se ka bashkëpunuar me Prof. Bardhosh Gaçen, Prof. Nondo Varfin, me Dr. Izet Çullin dhe Albert Habazaj e Odise Grillon. Më mjaftoi koha për ta lexuar dhe ndërmarrë këtë shkrim. Si e ka shkruar? Si rapsod? Si folklorist? Apo si poet?

Ju futa një studimi të të ndjerit Petrit Ruka ku thotë: Kam vështrim modest mbi bukurinë e folklorit lab dhe mbi atë ç’ka mund të mësojë poezia prej tij dhe vazhdon më tej: si poet i viseve jugore e kam aq përzemër folklorin sa që kam mësuar shumë si shkruhet poezia. Në llogjikën time them se poeti Neki Dredha e ka shfrytëzuar në maksimum këtë folklor që ka sjell këtë gjënë e bukur për lexuesin. Poezia e tij nuk të lodh, përkundrazi duke kaluar nga një fshat nga një krahinë, nga një personazh te tjetri thua: Sa dallojmë në ngjajshmëritë ne labrit e Labërisë. Nga buzëdeti, në majat borëmbajtëse, nga fushat te Shpella e Bilbilenjve, nga burrat çepegjatë te gratë heroina, nga kënga e sertë te vallja që fik llambat etj. etj. Dhe ky kalim është realizuar me një dritësi mendimi që nuk gjen korigjim. Nuk pranojnë Bilbilenjtë dekorata veç fjalës heroizëm, nuk të qasin Leskodukajt në sofrën e luftrave të tyre veç kërkesë si heroi i luftës.

Libri të krijon përfytyrimin nga një ngjarje te tjetra se në Labëri ka vetëm një simbol lufte: “Liri për vatan”, “Ku të bëri koka bam” dhe më tej konkludon: Asnjëherë s’u dorëzuan nga forca e pushkës se dimë ta përdorim si trashëgim. Ndaj sot po provokojnë të na mundin me forcën e parasë dhe tradhëtisë.

Pse kjo histori tragjike ndaj njerëzve kaq epik? Gjen si përgjigje: Zoti e bëri të bukur e të pasur Labërinë! Kjo është arësyeja edhe pse e lakmon djalli.

Mbeti shtangur Jul Qesari/      Syri s’i ngopej së pari

Nga kjo mrekulli magjike/       Mbi humnerën poetike.

Pa tjetër në Labërinë tonë poeti veçon Kaninën. Komita Muzaka, Gjergj Arianiti, Rugjinae deri te Ismail Qemali janë shenjtorët patriotik të Labërisë dhe shkon deri në Qeparo. Andrea Varfi i parë, në Masallonj apo të tjerë në Revolucionin grek luftuan si për atdheun e tyre. Dr. Nekiu shkon në çdo fshat, bile qëndron edhe në Velçën time te Selam vetullaholli, lerë në Velçë e rritur në Vlorë shkruar për të mbi 200 vargje dhe 8 Nekiu i shton si pjesë historike:

Selam Velça pallë larë/   Shembi bandat në Himarë/                Ra mbi andartët me hov/  Me ta bashkë e në Meçovë.

Janë shumë frymëzuese dhe autentike vargjet për bilbilenjtë. Kishim dëgjuar: Dale bej të dredh cingar… Kurse Nekiu thotë:

Kur i vanë litarit pranë/ Sa të dredhim një duhan/         Thanë pasha ki durim/   Të thur labi poezinë.

Kështu si me kryengritësit popullorë Autori Neki Dredha ju thur vargje plot ndjenjë luftëtarëve të Luftës së Vlorës:

Në Braçalla e Beun/       Tallaz deti në furtunë/ Vatra ku shkrep Vetëtiu/  Bën kuvend Osmën Haxhiu.

Janë me 26 spjegime personazhesh që me Osmënin deri te Xhovani Valencia (italianit që ne vlonjatët i kemi një borxh). Dhe domosdo në memorien historike të kujtesës së labit Dr. Neki Dredhës, Lufta Nacionalçlirimtare me partizanë, dëshmorë, heronj dhe heroina të Labërisë ka merituar ajkën e këtij krijimi poetik. Për t’ju thënë ju na e latë të lirë, ne do ta bëjmë më të bukur. Specialistët do të gjejnë problemet e teknikave, kurse unë lexuesi them: Kujt do t’i shërbejë ky libër sa më shërben mua? Dhe kam të drejtë të shtoj se 128 të dhënat arkivore të shtuara në çdo fund faqeje do t’i shërbente çdo shkolle, çdo mësuesi historiografie, çdo arkeologu, skenaristi, në fshat, qytet apo kryeqytet, sepse do të merrnin neto një informacion specifik sa nuk e kanë marrë dot në vitet e shkollimit. Do të influencoj leximi për të shtuar dashurinë për vendlindjen kudo që të jenë.

Autori ashtu si Ali Asllani dikur shton:

Kam parë Evropën e Azinë/    Po siç po shoh Labërinë

E, ç’nuk kanë parë syt/           Nuk besoj se gjej të dytë.

Kur flet për florën dhe faunën, për bukurinë femërore dhe kostumet popullore, për guzhinën dhe prodhimet bio çdo njësi turistike, ky libër në tavolinat e hollit të tij në hotel a në anije do t’i sillte dashuri e traditë labërie. Do të nxit ndonjë studiues letërsie te ky krijim poetik ashtu si edhe te shumë 80 vjeçarë të tjerë të studiohej dhe t’i jepej përgjigje pyetjes: Pse kaq vonë? Është mirë që na e lanë edhe në këtë moshë që të shërbejnë për brezat. Jo të cmirëzinjtë, por te kritikët e vërtetë ne i zbulojmë këto dukuri si vlera jo të njerëzve, që nuk kanë çfarë të bëjnë, por te atyre njerëzve që e quajnë përgjegjësi që këto krijime të na e lënë në trashëgiminë tonë labërore. Lexova testin e maturës shtetërore në Gjuhë – Letërsi, në sintaksë e morfologji, në ese e drejtshkrim. Kjo poemë flet  për vlerat e gjuhës letrare dhe bukuritë e të veçantave dialektore.

Dr. Nekiu jo vetëm si poet, studiues, si intelektual nga këto ndjenja dashurore për këngën labe u bë firmëtar në Rezolutën e Sh. A. K. “Labëria”, “Nderi i Kombit” për të koregjuar fallsifikimin e bërë me termin iso – polifoni të servirur nga shteti fqinj, nëpërmjet atyre që Labërinë dhe këngën e saj e duan për përfitime dhe jo si pasuri tradicionale e mijra vjetëve, që shkencëtarët e fushës po i zbulojnë çdo ditë.         Pse kaq angazhim i këtij labi 80 – vjeçar? Si mik i hershëm Dr. Nekiu më ka spjeguar: “U shtyva ta shkruaj se po jetoj atë që përjetova në jetën time”. Kurse nga Viktor Hygoi kam mësua: Njeriu nuk ecën ngadalë se u plak, por se vëzhgon marrëzitë e atyre që nxitohen dhe pengohen. Si qershia mbi tortë librit i rrinë fotot, grafikët, peisazhet bardhë e zi si vërtetësi e lashtësisë nga vijnë.

Ku e gjeti Dr. Neki Dredha këtë frymëzim kaq real, ku e njohu kaq në thellësi? Si e përshtati? Nuk ka fshat në Vlorë që Neki Dredha si mjek, si mik, si shok, si i zgjedhur si pushtetar të mos ketë shkelur fshatrat e kësaj treve. Eshtë intelektual potencial, sepse s’e ndan librin letrar, historik, shkencor nga të cilët formon gjithë këtë arsenal njohurish. Urime!