Benet Beci “me pushime”/ Bashkia lejon batërdinë, Thethi përrallor mbytet nga plehrat, ankohen turistët pasi nuk merren masa për t’i pastruar

124
Sigal

Thethi përrallor i Shqipërisë ndodhet në pushtimin e plehrave. Një qytetar ka dërguar pamje nga gjendja në të cilën ndodhet bukuria natyrore në Shkodër. E ndonëse vizitohet nga qindra mijëra turistë vendas dhe të huaj, në çdo stinë të vitit, Thethi për shkak të neglizhencës nga ana e Bashkisë, do t’u ofrojë vizitorëve në këto ditë të nxehta vere, një panoramë krejt ndryshe dhe që lë për të dëshiruar. Thethi është mbushur me plehra në çdo cep të tij dhe orë pas ore po kthehen në pirgje të mëdha, teksa mbeturinat janë derdhur edhe nga koshat, pasi Bashkia nuk ka angazhuar asnjë firmë pastruese. Nëse bashkia do të kishte zbatuar planin e masave për pastrimin e zonave publike, sidomos në këtë sezon vere, Thethi nuk do të qelbej nga plehrat, teksa qytetari denoncues sqaron se turistët ankohen për këtë gjendje që është krijuar në zonën turistike. Qytetari; Në hyrje të Thethit e mbushur plot mbeturina të lutem shpërndaje. Me qindra turistë ankohen nga plehrat. Pamjet jane të bukura po bashkia nuk na i mbledh mbeturinat. Bllokohet rruga nga mbeturinat, se nuk i pastrojnë. Edhe dje kam qenë te bashkia dhe asnjë masë nuk kanë marrë.