Monopolizimi i thertoreve, a favorizon importimin e mishit, AKU kujt interesave i shërben?

574
Sigal

Qeveria ka monopolizuar thertoret, me pretekstin e krijimit të kushteve higjienike të therjes së bagëtive. Mirëpo në kushtet e Shqipërisë, ku mungojnë fermat e mëdha dhe të përqendruara të mbarështimit të bagëtive, ku fshatarët dhe fermerët kanë tufa bagëti të vogla, janë të shpërndarë në një territor të gjerë, pasi bagëtitë kulloten në natyrë, i kanë pak mundësitë që një dele, një viç, 5 pula, një derr, apo një gic që kanë, ta çojnë në thertoren e madhe dhe moderne, që është në qytet. Kemi ende të freskët “suksesin” e bujshëm të AKU-së, e cila sekuestroi 7 qengja, që u therën në malin e Sopotit të Delvinës dhe jo në thertoret e monopolit. Qeveria dhe AKU kështu favorizojnë me qëllim importimin e qindra tonëve mish nga vendet e largëta të botës, duke injoruar, luftuar mishin e freskët të barinjve tanë. AKU dje sekuestroi 552 kg mish në Elbasan, pikërisht, sepse ishte i ngrirë, pa certifikatë, natyrisht është sasi e importuar. AKU nuk thotë se kujt biznesi iu sekuestruan këto sasi, nga u importua kjo sasi e madhe mishi, cilat kompani dhe pronarë e importuan pa certifikatë. Ndërsa AKU quan “sukses” të saj, që sekuestroi po dje në Elbasan edhe 40 kg mish dele, pa certifikatë veterinare, që do të thotë se ishin 2 dele dhe 18 kg peshk të freskët, ndërsa tonelatat e peshkut të ngrirë, pa etiketë, që nuk dihet nga cili shtet importohet, nuk …preken nga raftet e supermarketeve.