Agim Janina: Kafeneja është kthyer në institucion, ku diskutohet, analizohet, shprehen mendime, ndërtohen dhe bien qeveri

-Si i mësoi Harri Fulc, nxënësit të kishin frymën e protestës

– Nxënësit vinin nga shtresa të varfëra dhe krahina të largëta dhe nuk ankoheshin për asnjë padrejtësi, që mund t’u bëhej.

Sigal

-Sipas rregullores së miratuar nga Ministri dhe ai nxënësit duhej të hanin çdo ditë mish, por ai ua hoqi dhe nxënësit nuk protestuan

 

“Melankolia” e piktorit Edvard Munch, një Peizazh i trishtë

 

Agim Janina, kritik arti

Fat që në shkollë të mesme kam marrë mësime nga inxhinieri i parë elektrik Qazim Xhepa, ish nxënësve i Shkollës Teknike dhe mbaruar me Medalje të Artë në Universitetin e Vjenës, i cili kur shikonte që nguronim të bënim ndinjë punë që mund të bëheshim pis, zinte e thoshte “në shkollë fusnim duart në dubëlvëcë (WC) deri në bryl për t’i pastruar”!

Kafeneja është kthyer në institucion, ku diskutohet, analizohet, shprehen mendime, thuhen broçkulla e mendime të vyera, por që të ĝjitha ç’ka thuhen, pasi i japim dorën njeri tjetrit, mbyten e shuhen në filxhanin e kafesë.

Kafeneja tashmë është thjesht zgjatim i shtëpisë dhe asnjë kur do të takojë nuk të pyet më ku e ke shtëpinë, por ku e pi kafen.

Kafeneja i ngjan klubit të fshatit të humbur ku mblidhen burrat e diskutojnë për hallet e botës dhe se si duhen zgjidhur ato.

S’kemi ç’bëjmë, të thonë, ndaj gjithkush e pret me kënaqësi ftesën për të pirë një kafe.

Harri Fulc, ish drejtor i Shkollës Teknike shikonte, që nxënësit vinin nga shtresa të varfëra dhe krahina të largëta dhe nuk ankoheshin për asnjë padrejtësi, që mund t’u bëhej.

Atëhere i tha intendentit që merrej me ushqimin, që nxënësve t’u pakësonte mishin nga çdo ditë në tre ditë në javë. Asnjë nga nxënësit nuk protestoi. Si kaloi një javë ua pakësoi mishin një herë në javë dhe askush nga nxënësit nuk protestoi.

Si kaloi një javë ua hoqi mishin fare dhe përsëri askush nga nxënësit nuk protestoi.

Atëhere hyri në mensë dhe iu drejtua:

– Sa herë në javë hani gjellë me mish?

– Në fillim hanim çdo ditë, u përgjegj nxënësi e vazhdoi, pastaj tre herë në javë, më pas një herë në javë dhe tani kemi tre ditë që nuk hamë më mish…

Harri Fullc i tha:

– Më lexo menynë që është varur te dera!

Nxënësi iu afrua derës dhe lexoi menynë, ku shkruhej se çdo ditë për drekë do të hanin gjellë me mish.

– Kush e ka firmosur?

– Juve dhe ministri…

– Atëhere pse nuk protestoni për shkeljen e një të drejte që ju takon?

Askush nuk foli:

– Nëse nuk protestoni për shkeljen e të drejtave tuaja, kurrë nuk do të bëheni njerëz të lirë! – mbylli fjalën Harri Fulc.

Epo ishte amerikan ai! – do thuash ti. Jo së pari ishte njeri i lirë dhe luftonte për lirinë e vet, që është dhe liria jote!

Fat që në shkollë të mesme kam marrë mësime nga inxhinieri i parë elektrik Qazim Xhepa, ish nxënësve i Shkollës Teknike dhe mbaruar me Medalje të Artë në Universitetin e Vjenës, i cili kur shikonte që nguronim të bënim ndinjë punë që mund të bëheshim pis, zinte e thoshte “në shkollë fusnim duart në dubëlvëcë (ËC) deri në bryl për t’i pastruar”! Dhe i pari që jepte shembullin ishte drejtori i shkollës Harri Fullc, që jepte shembullin i pari!

Çështë protesta?

Protesta (e quajtur edhe demonstratë) është një shprehje publike e kundërshtimit, mosmiratimit ose mospajtimit ndaj një ideje ose veprimi, zakonisht politik. Protestat mund të mendohen si akte bashkëpunimi në të cilat shumë njerëz bashkëpunojnë duke marrë pjesë dhe ndajnë kostot dhe rreziqet e mundshme për ta bërë këtë.  Protestat mund të marrin forma të ndryshme, nga deklaratat individuale deri te demonstratat masive. Protestuesit mund të organizojnë një protestë si një mënyrë për t’i bërë publike opinionet e tyre të dëgjohen në përpjekje për të ndikuar në opinionin publik ose politikën e qeverisë, ose ata mund të ndërmarrin veprime të drejtpërdrejta në një përpjekje për të miratuar vetë ndryshimet e dëshiruara. Aty ku protestat janë pjesë e një fushate sistematike dhe paqësore jo të dhunshme për të arritur një objektiv të caktuar, dhe përfshijnë përdorimin e presionit si dhe bindjen, ato shkojnë përtej protestës së thjeshtë dhe mund të përshkruhen më mirë si një lloj proteste e quajtur rezistencë civile ose rezistencë jo e dhunshme.

Forma të ndryshme të vetëshprehjes dhe protestës ndonjëherë kufizohen nga politika qeveritare (siç është kërkesa për leje proteste), rrethanat ekonomike, përkatësia fetare, strukturat sociale ose monopoli i medias. Një reagim i shtetit ndaj protestave është përdorimi i policisë së trazirave . Vëzhguesit kanë vënë re një militarizim të shtuar të policisë së protestave në shumë vende, me policinë që vendos automjete të blinduara dhe snajperë kundër protestuesve. Kur ndodhin kufizime të tilla, protestat mund të marrin formën e mosbindjes së hapur civile, forma më delikate të rezistencës kundër kufizimeve, ose mund të përhapen në fusha të tjera si kultura dhe emigracioni.

Një protestë në vetvete ndonjëherë mund të jetë objekt i një kundërproteste. Në raste të tilla, kundërprotestuesit demonstrojnë mbështetjen e tyre për personin, politikën, veprimin, etj. që është objekt i protestës origjinale. Protestuesit dhe kundërprotestuesit ndonjëherë mund të përplasen dhunshëm. Një studim zbuloi se aktivizmi jo i dhunshëm gjatë lëvizjes për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara prirej të prodhonte mbulim të favorshëm mediatik dhe ndryshime në opinionin publik duke u fokusuar në çështjet që organizatorët po ngrinin, por protestat e dhunshme prireshin të gjeneronin mbulim të pafavorshëm mediatik që gjeneronte dëshirën e publikut për rivendosjen e rendit dhe ligji