‘Zyrtarizohet’ koalicioni Doshi-Rama, besniku i PSD-së emërohet në krye të IKMT-së në Shkodër

293
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Partia Social-Demokrate e Tom Doshit nuk do të jetë në koalicion me socialistët në mandatin e tyre të tretë, kur në shtator të nisë punën legjislatura dhe Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Kështu të paktën ka deklaruar kryeministri Rama.

Por siç duket kjo nuk do të jetë e vërtetë, pasi shpërblimet e para duket se kanë nisur.

Rasti i parë u regjistrua në Shkodër. Drejtori i IKMT-së, Ilir Niklekaj, ka dhënë dorëheqjen pa asnjë arsye, në një kohë që ishte në krye të operacionit të trumbetuar nga Rama, për pastrimin e vijës bregdetare nga ndërtimet pa leje. Në krye të Inspektoriatit të Territorit në Shkodër  u emërua Serdar Hoxha. Dhe mësohet se i emëruari sot në krye të IKMT-së, Serdar Hoxha, ka qenë kandidat për deputet i partisë së Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe pse nuk arriti të fitonte mandatin, 25 -vjeçari Serdar Hoxha, ia ka dalë të fitojë një pozicion pune në të cilin rrallë shohim bashkëmoshatarë të tij.