7 marsi/ Mësuesi Ali Xhafa, ka “dekoratë” mirënjohjen e nxënësve

656
Sigal

Fjala e mësuesit dhe pesha e qiellit, nuk maten dot

 

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit

 

Nga Dhimitër Shtëmbari

 

I lindur më 10 qershor të vitit 1934 në Leskovik, Ali Mahmut Xhafa do ta mbaronte shkollën e mesme Pedagogjike në Shkodër më rezultate të larta. Dhe tashmë do t’í futej ëndrrës së tij të kahershme: mësuesisë. Mirëpo…

Fati nuk pati qenë me Të. Atyre kohëve, njëri vëlla do t’i dënohej për motive politike! Dhe kjo “njollë” mësuesit leskoviqar nuk do t’i ndahej tërë jetën. Për t’i shpëtuar disi përgojimit politik, “arratiset” prej vendlindjes për të shërbyer mësues fshatrave të Rroskovecit. Gjithmonë i përkushtuar. Çdo ditë në lartësinë e profesionit. Mundohet e lodhet i gjori, se e ka mizën nën kësulë, mbase mendonte ndonjë dritëshkurtër. Mirëpo, në të vërtetë Aliu e kishte në gjak artin e punës si mësues.

Falë edhe staturës që kishte krijuar, iu dha mundësia të ndiqte studimet e larta me korrespondencë për bio – kimi. Dhe sërish me rezultate të larta.

Në vitin 1965 Ali Xhafës i merret parasysh kërkesa për të shërbyer në shkollat e rrethit të Lushnjes. Natyrisht, nuk mund të dërgohej brenda në qytet, madje as edhe në ndonjë shkollë fshati me emër, por… në atë të Çermës – Sektorit të Ndërmarrjes Bujqësore “29 Nëntori”. Edhe këtu Aliu si Aliu: në pararojë ë kolegëve. Si të thuash, ishte i lindur për mësues. Mbas dy vjetësh e emërojnë në shkollën e Dushkut, një sektor më afër qytetit të Lushnjes. Dhe këtu do të shërbente pak më shumë se njëzet vjet, kur do të dilte në pension. Edhe në shkollën e mesme e, më pas, në atë tetëvjeçare të Dushkut Ali Xhafa si nëndrejtor apo si mësues bëri emër, paçka se nuk e vinin nëpër presidiume! Një nga ish-mësuesit e shkollës së Dushkut, që më pas do të bëhej kuadër në rreth, shprehet me superlative për këtë njëri shembullor. “Padyshim, Aliu ishte një nga mësuesit më skrupuloz të shkollës sonë. I shkëlqyer në të gjitha veprimtaritë mësimore e edukative brenda e jashtë shkollës”.

Ali Xhafa ka qenë një nga mësuesit më të dalluar të rrethit për modernizimin e mësimit. Ai pati krijuar kabinete të botanikës e të zoologjisë. Ndërkohë, ka qenë edhe ndër më të shquarit mësues në shkallë rrethi, për sa i përket pajisjes së nxënësve me mjete mësimore vetjake, si me tabela, skica, herbariume, preparate të larmishme, balsamime etj.. etj. Kopshti botanik i shkollës së Dushkut ishte ndër më mbresëlënësit. Në të mësues Aliu zhvillonte me nxënësit tema mësimore të karakterit teorik e praktik. Po gjatë pushimeve verore? Për mësues Aliun nuk kishte pushime verore. Vihej në krye të një grupi botanistësh e zoologësh të vegjël myzeqarë dhe shkonte në vende të ndryshme të Shqipërisë për të grumbulluar lloje të ndryshme bimësh a insektesh. Dhe, në fund, gjithçka që mblidhej edhe nga mjaft grupe të tjera të aktivizuara në tërë Shqipërinë, sistemoheshin në një ekspozitë kombëtare, që çelej në kryeqytet. Në vitin 1987 grupi i nxënësve të Lushnjes i drejtuar prej këtij mësuesi zuri vendin e dytë, ndërsa një vit më vonë (1988) zuri vendin e parë. Ndërkohë që shërbente në fshat, Ali Xhafa aktivizohej edhe në Shtëpinë e Pionierit në qytet, ku ishte drejtues metodist i Rrethit të Natyralistëve të Vegjël të rrethit të Lushnjes. Dhe, mbas tërë kësaj pune të frytshme, në fshat e në qytet, mjerisht… as edhe një Fletë Nderi! Më 6 mars të vitit 1995 Presidenti i Republikës e dekoroi Ali Xhafën me “Urdhrin “Naim Frashëri” të Klasit të Parë”. Më 23 janar të vitit 2008 drejtoria e Zyrës Arsimore të bashkisë së Lushnjës e nderoi me titullin “Miku i fëmijëve”.

Sa shumë vonë! Në qershor të këtij viti (2019) Ali Xhafa feston 85-vjetorin e lindjes. Këto ditë afër 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, teksa kujton nxënësit dhe kolegët e shumtë sytë i mbushën me lot. Me lot gëzimi. Atij i buron nga shpirti dashuria për profesionin. Ka një dashuri të atillë, të cilën mbase vetë e ka të vështirë ta shprehë të plotë. I ndodh sikundër atij që është shprehur, se fjala e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten dot.

 

Korça

O vëllezër shqipëtarë,
Gëzohi që erth kjo ditë
Kaq’ e mir’e kaq’e mbarë,
Që sjell gjithë mirësitë!

Kjo është një dit’e rezë,
Që bie vëllazërinë
E dëbon jetën e zezë
Dhe ndarjen e marrëzinë.

Ta lusimë këtë ditë,
Q’e bekoi zot’i vërtetë
Dh’e dërgoi me shumë dritë,
T’i mbes’emëri përjetë.

Sot e vumë gurr’e parë,
Sa’sht’e bekuar kjo ditë!
Zot’i math e pruftë mbarë
E na dhëntë urtësinë!

Hapu, hapu, errësirë!
Pa jakë tëhu, o dritë!
Se arriti koh’e mirë,
U gdhi nata, u bë ditë.

Sot niset një tjatrë jetë,
Të rremenë posht’e shtije,
Mbretëron fjal’e vërtetë,
Dhe të mirat gjith’i bije.

Zot’i math qoft’i lëvduar,
Q’e nxjer në shesht të vërtetën,
Se ajo sij ka buruar,
Pa e ndritur jetën.

Lumja ti, moj korç’o lule,
Q’i le pas shoqet’ e tua!
Si trimi në ball’u sule,
Ta paçim përjetë hua!

Kushdo që është sot burrë
Dhe shqipëtar i vërtetë,
Emëri s’i shuhet kurrë
Dhe nderi i rron përjetë.

Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmblë, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!

Kjo ‘shtë mëm’ e mirësisë,
Që bije qytetërinë,
Gasthin e vëllazërisë,
Njerëzin’ e miqësinë.

S’jemi grekër as bullgarë,
Asgjë tjetër nukë jemi,
Jemi vetëm shqipëtarë,
Në kët’emër nderr’e kemi.

Ky emr’ është shum’ i mirë,
Se më s’jemi të gënjyer,
Nukë jemi n’errësirë,
E njohëmë gjën’ e vjyer.

Perëndia na e lëntë
Përjetë ta trashëgojmë,
Edhe kurrë mos e dhëntë
Ta humbim e ta harrojmë!

Të lemë mëmënë tënë
E të marimë një shtrigë!
Zoti mos e pastë thënë!
Pun’e keq’e shum’e ligë.

O, sa qenë të gënjyer
Ata që vuan për botë!
Turp të math kanë rrëfyer,
Punuanë fare kotë.

Pa mejtoni, o të gjorë,
Efialtin, Pafsaninë,
Që u bënë trathëtorë
Dh’e gjenë më perëndinë.

Nga gjithë ç’kemi kënduar
Për të njohur vetëhenë,
Kaqë gjë kemi mësuar,
Të nderojmë mëmëdhenë.

Se njerëstë gjithë vdesin,
Po jeta s’mbetet e shkretë,
Gjuha, mëmëdheu mbesin
Të patundurë përjetë.

Me zëmërë të gëzuar
Dhe me gjithë shpirt uroni!
Zotërinjt’ e zotëruar,
Gjithë përnjëherë thoni:

Rroft’ e qoftë Shqipëria
Dhe kombi e gjuha jonë!
Lulëzoftë dituria,
Edhe ndihmës paçim zonë.