Prof. Lavdosh Ahmetaj: Mbikriza ekonomike dhe iluzionet e qeverisë

341
Sigal

 

Qeveria nuk ka dashur kurrë të studjojë thellësisht gjendjen ekonomike të vendit

 

 

 

Ushtria shtylla e shtetit

Të vijmë tani në degën e ushtrisë. Në seancën parlamentare, të muajit shkurt po bisedohej buxheti i luftës, unë kam qenë mbrojtësi më i madh i këtij buxheti, me qëllim që të mund të kemi një ushtri të vogël por të fortë, e të disiplinuar e të rregulluar mirë, e cila të bëhet shtylla eshtetit, duke qëndruar sipër partive dhe jashtë ndikimit të personave. Dhe kisha shpresë të plotë se do t`ia arrinim qëllimit, pasi nëushtri kemi një organizator shumë të zotin, të cilin enjoh mirë dhe e nderoj edhe më shumë. Mirpo kanë shkuar tetë muaj të gjatë dhe shpresat tona kanë mbetur gjitmonë të thata: asnjë organizim të ri nuk kemi parë e asnjë projekt nuk është paraqitur akoma për këtë organizim. Ku qëndron puna dhe kujt i takon faji?

Me disa masa që ka marrë ministri i Luftës e me disa gradime që janë bërë tani shpejt, gradime të shpejta dhe të panevojshme, më duket se është trazuar e vështirësuar organizimi i ushtrisë, pse, sot e prapa do jetë shumë zor që të largohen oficerët e tepërt ose të rrëzohen nga grada ata të cilëve u janë shtuar yjet e u janë rritur rrogat. Duhet ta caktojmë njëherë e mirë se sa ushtri duhet të mbajmë në këmbë e të vendosim edhe numrin eoficerëve që na duhen për këtë ushtri; përndryshe, administrta e ushtrisë nuk do të ketë kurë një buxhet të rregullt dhe qeveria nuk do të mundet t`u bëjë ballë rregullisht shpenzimeve të nevojshme për mbajtjen e ushtrisë sonë.

Vitin që shkoi ministri i Luftës u ka dhënë bursa djemve të vegjël, të cilët do të venin nëpër shkolla ushtarake europiane: ç`u bënë këta nxënës? A vijojnë t`i marrin bursat apo jo?

Për sivjet kam dëgjuar se ministrii Luftës ka qëllim të dërgojë disa oficerë të rinjë që plotësojnë mësimet në shkolla e larta të luftës e të shtatmadhorisë në Francë e gjetkë. Nuk kam asnjë kundërshtim për këtë gjë, madje lëvdoj më tepër inisiativën e ministrit të të Luftës, pasi ushtria jonë ka vërtet nevojë për oficerë të mësuar mirë. Vetëm dëshirojë që ata oficerë, që do të dërgohen jashtë për të plotësuar msimet, të jenë nga më të mirët si nga dituria ashtu edhe nga morali.

Në kohën që zgjedhja ekëtyre oficerëve duhet të bëhet me kujdes ndërmjet atyre që kanë mbaruar akademinë ushtarake. Në këtë mënyrë do të shmangen partizanët dhe nuk do të ketë qarje dhe ankime, dhe oficerët që do të venë, do të mund t`i kryejnë mirë mësimiet e veta e të bëhen nderi i ushtrisë sonë, të cilës i uroj me gjithë zemër përparim dhe lulëzim.

Mbikriza ekonomike dhe iluzionet e qeverisë

Duke folur për gjëndjen ekonomike dhe financiare të shtetit tonë, zoti Kryeministër, e cilësoi këtë gjendje të vështirë dhe mjaftë kritike.

As unë dhe as ndonjë tjetër nuk besoj se të kundërshtohet nga zoti Kryeministër për këtë vendim, ndoshta mund të kuptojmë gjendjen tonë ekonomike e finaciare edhe më të zezë se sa ai. Atje ku largohemi e ndahemi nga zoti Kryeministër është mbi masat që thotë se qeveria ka marrë e se ka qëllim të marrë për t`i bërë ballë shtërngesës e për ta përmirësuar këtë gjendje.

Faji i qeverisë tonë në këtëçështje rrjedh prej disa shkaqesh, të cilat kam për t`i përmendur këtu shkurtazi e me pak fjalë: Shakaku i pare është se qeveria nuk ka dashur kurrë të studjojë thellësisht gjendjen ekonomike të vendit e, pra, nuk mund të gjejë mjetet për tër ta përmirësuar; Shkaku i dytëështë moskujdesimi i saj për politikë kursimesh, në vend që të mundet për të bërë ekonomi e ka mbushur borxhin me shpenzime të panevojshme. Qevria jonë ka ecur gjithmonë me ëndrra dhe iluzione, iluzioni mbi ndihmat e jashtme, iluzioni mbi pasuritë e brendshme, E pra, ka pasur shumë prova që lypsej t`i hapnim sytë, ka pësuar mjaft zhgënjime për të mos u ushqyer më me ëndërra e përralla.

Konferenca e Gjenevës, më e madhja konferencë ekonomike e financiare që ka parë bota e që kujton historia, u ka hapur sytë edhe atyre që nuk donin të shihnin mbikrizën ekonomike që rëndon sotë mbi tërë botën. Kudo pushim fabrikash, kudo punëtorë që kryqëzojnë krahët, kudo vaporë të lidhur në kunjat e limaneve. Tregëtia fle, kapitalet mungojnë, falimentimet e “kraket” bankare janë në rend të ditës, buxhetet e shumë shteteve janë të ngarkuara me defiçite të tmerrsghme.

Ndihmat që shpresohej që do t`i jepëte Rusisë, megjithse më fort për këtëçështje ishte mbledhur ajo konferencë, nuk u dhanë. Shaku që shtetet nuk mund të japin hua dhe se kapitalistët nuk mund të investojnë pasuritë e veta në Rusi, është se kërkohen garanci të mjafta për sigurinë e kapitaleve e të fitimit. Edhe ankimet e Austrisë, e cila po i afrohej vdekjes çdo ditë me hapa të shpejtë, nuk u pritën mirë nga konferenca.

Mirpo shembulli i Rusisë dhe Austrisë nuk ja preu guximin dërgatës sonë dhe nuk e përmbajti që të kërkonte një hua prej njëqind miljon franga ar. Gazetat shkruan aso here, kur po këndohej kërkesa jonë, një nga delegatët e një qevrie të madhe tha këto fjalë : Paraja është tepër e shtrenjtë dhe nuk këkron aventuara.

Ndërsa, nga ana tjetër, komisioni ingarkuar për shqyrtimin e kësaj kërkese u përgjigj me këtë frazë: Konfreenca nuk është kopetente. Në këtë mënyrë, konferenca deshi të na jepte të kuptonim se kishim lajthitur derën e se kishim parëëndrra me sy hapur.

Iluzioni i politikës qeverisëse në lidhje me pyjet

Ndërsa iluzioni tjetër që naka bërë të ushqejmë shpresa të tepërta ka qenë besimi imadh që kemi patur mbi vlerën epasurive tona e sidomos të pyjeve. Cdo shqiptar, e më tepër qeveritë tona, kanë pasur besim se, posa të nxirnim në shitje pyjet tona, kapitalet e botës kishin për të rendur me shumicë e se cdo trup i këtyre pyjeve do të shndërrohej në flori.

Por prap, mjerisht mjerisht, e vërteta nuk doli kështu. Qeveria i nxori në shitje pyjet dhe i shpalli edhe në gazetat e huaja, por asnjë kapitalist me rëndësi dhe me të holla në xhep nuk u paraqit për t`i blerë.

Kam qenë gjithmonë i mendimit që pyjet të shiteshin, por, duhet që të priten mirë e sipas një sistemi, pyjet ripërtëriten pas disa vitesh, kurse po të rrijnë bashkë pas disa kohësh kalben e prishen. Shkaqe që pyjet na kanë ngelur pa u shitur janë dy:shkaku i parë, qeveria vetë nuk I njeh pyjet që kemi dhe nuk di t`i shesë. Kur nuk tregohet sipërfaqja e këtyre pyjeve, lloji I drurëve, largësia prej detit, mjetet e komunikimit e hollësira të tjera, askush nuk përpiqet për t`i blerë. Shaku i dytë,është se qeveria ka kërkuar çmime tëpër të larta. Ministria e Punëve Botore nuk është e interesuar kurrë që të mbledhë lajme mbi çmimin e lëndës drusore ne vende të tjera, që të dinë si rregullohet shitja e pyjeve tona.

Si mundet të besojë qeveria jonë se do të gjejë blerës më 12 franga ar metri kub në pyll, në kohën kur nëpër skelat e Jugosllavisë një metër kub dhogash të prera e të sharruara mirë shiten për 105lira italiane?

Në kohën qëështë e ditur se kapitalisti i huaj, që vjen të rrezikojë kapitalet e veta në Shqipëri, duhet të ketë njëshpresë fitimi pakëz më të madhe se në vendin e vet. Unë nuk them që t`i lemë të huajt që të vijnë e të rrjepin, por, nga ana tjetër, nuk mundemi as të besojmë se do të gjejmë njerëz të prishur nga mendtë që të derdhin të hollat  etyre me duarë të plota në Shqipëri.

Kapitalist të ndershëm e me qëllime të mira nuk kemi për të gjetur kurrë e në qoftë se vijojmë me këto sisteme, do të mbetemi gjithmonë në duartë e disa vagabindëve, të cilët do të vijnë e do të marrin konçesione pa na dhënë asnjë garanci, me shpresë që t`i shesin këto konçesione dhe të fitojnë duke bërë ndërmjetësin…. Vijon