“T’i kalojmë barrierat politike”, Rama: Qeveria e re do të hyjë në histori si qeveria për përbërjen e grave

219
Sigal

I pari që mori fjalën në foltoren e Kuvendit ishte kryeministri Edi Rama, i cili do të prezantojë programin qeverisës.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë e ka nisur me një nga ato që e cilëson pika të forta të qeverisë ‘Rama 3’, që është përfaqësimi i kabinetit të ri nga shumë gra ministre.

“I nderuar Kuvendi i Shqipërisë, me një ndjenjë të posaçme mirënjohjeje për zgjedhësit tanë dhe përgjegjësie përpara të gjithë shqiptareve, pavarësisht se kanë votuar për PS apo jo, jam këtu sot para jush për të kërkuar votëbesimin për qeverinë e re në këtë mandat të 3. Kjo qeverie re do të hyjë në histori si qeveria me përbërje më me shumë gra. Kjo qeverisje i ka dhënë përpjekje shoqërore për t’i dhënë grave dhe vajzave vendin e merituar në bashkësinë tonë.

Përbërja e grave në qeverisje ka qenë pasqyra e rritjes së vazhdueshme të rritjes së numrit të tyre në Kuvend. Kjo është një nga gjërat me rëndësi që edhe koha iu jep më shumë rëndësi. Për këtë besoj se ky Kuvend do të marrë një nga shumë faqet e bukura. Shqipëria renditet në vend të parë për numrin e grave në qeveri, ka qëndruar në 5 vendet e para më herët. Duhen thënë dy gjëra; tejkalimi i lartë këtë herë i shkallës së barazisë 50-50-% s’ka qenë qëllim në vetvete, nuk ishte pikënisje e qëllimshme, por ishte pikëmbërritja e natyrshme e analizës së punës së këtij kabineti. Sot kemi dukshëm më shumë gra, se ministret e qeverisës së re iu përshtaten më mirë startit qeverisës. Ka ende shumë forca diskriminuese dhe energji negative ndaj vajzave dhe grave.

Nuk është e nevojshme që të shkosh në një vend të humbur, të largët për të parë këtë. Kudo në territorin e vendit bëhet kërdi e heshtur. Dua të shpresoj dhe të uroj që të gjitha gratë e pranishme në këtë sallë, pa dallime partiake, në radhë të parë gratë ministre, vetë kryetarja e Kuvendit, ta ndejnë më të fortë veten se kurrë për të qenë në vijën e parë. Për të folur me akte konkrete, përtej barrikadave politike, dhe ju nuk do të jeni vetëm konsumatorë, por dhe prodhuese të energjisë së politikës. Shumica e re qeverisëse do të punojë me forcën e ideve dhe vullnetit.”, tha Rama.