“Ushtria e shushunjave” në Fakultete,  lundron mbi milona euro të studentëve

Kaos në fakultetet publike ! Edhe pse studentët nuk ishin në auditore, pashallarët e arsimit të lartë kanë shpërdoruar  2 miliard lekë për roje private, 1 miliard për mobilje, 400 mln. lekë për pastrimin dhe ngrohjen edhe pse nuk kishte studentë, 120 mijë euro karburante makinash dhe miliona për udhëtime qejfi. Ndërsa për kërkimet shkencore një vlerë qesharake prej 17.700 euro

Kaos në fakultete, shpërdorohen miliona euro me auditore bosh

NOA

Monitorimi : Universitetet shpenzime marramendëse për rojet, vetëm 0.4% për kërkimin shkencor , paguan ngrohjen e godina pa studentë

 

“Si të jetë arsimi sot, do jetë e ardhmja e vendit nesër”. Kjo është një nga postulatet më të famshme por edhe më diferencuese midis qeverisë së përgjegjshme dhe asaj antikombëtare, të pushtetit të popullit që mbi gjithçka vënë interesin afatgjatë të vendit, dhe zaptuesve të pushtetit që mendojnë për të grabitur, duke u lënë brezave tokën e djegur nga pas. Pavarësisht se godinat kanë qëndruar bosh gjatë 1 viti të plotë akademik, për shkak të mbylljes si pasojë e COVID-19, 6 universitetet publike në vend kanë shpenzuar për ngrohjen e tyre shuma të konsiderueshme”. Sipas të dhenave Nga 4.6 milion Euro të përdorura për zërin “Investime” në një vit kalendarik, vetëm 0.4% kanë shkuar për kërkim shkencor.Kërkimet shkencore në Shqipëri mbeten pa fonde. Universitetet kanë dhënë miliona euro për sigurinë e godinave, karburant makinash dhe ngrohje edhe pse studentët nuk ishin në auditore.Për vitin akademik 2020-2021, 6 universitete shtetërore kanë shpenzuar 32, 5 mln euro vetëm për shërbime. Shpenzimet më të shumta i ka marrë siguria e godinave. Nga 130.428 euro që janë përdorur një vit më parë, vitin e shkuar u hodhën 1.888.400 euro.“Më dramatik bëhet fakti që në këtë vit online ku askush nuk ka frymuar në këto godina kemi një shtim prej 130 mijë eurosh të buxhetit për ruajtjen e godinave në krahasim me atë paraardhës,” tha Qiraxhi.

Për kërkimet shkencore, niveli i fondeve është më i ulëti. “Të gjithë ata profesorë, të gjithë ata studiues dhe kërkues shkencorë mund ta kuptojnë se sa vlerë minimale dhe qesharake janë 17.700 euro për të kërkuar dhe për të bërë një kërkim shkencor,” shtoi Qiraxhi.Nuk kanë munguar as investimet për ngrohje, kur auditoret kanë qenë bosh. ‘Shohim se 332 mijë euro nga 6 universitete janë shpenzuar për ngrohjen dhe  pastrimin e godinave,” tha Qiraxhi.Shpenzimet për karburantin e makinave kanë qenë gjithashtu të larta. “Ne kemi përjetuar një mbyllje totale, ne kemi përjetuar në izolim në shtëpi, kemi përjetuar fasha orare të vendosura për shkak të Coivd, pro 120 mijë euro kanë shkuar për karburantin e makinave,” vazhdoi Qiraxhi.Këto shifra i pranojnë edhe pedagogët e universiteteve, të cilët thonë se lista e prioriteteve është e përmbysur. “Për mua është e trishtueshme që institucionet e arsimit të lartë t’i kenë përparësitë e përmbysura.” Të dhënat janë mbledhur nga Qëndresa Qytetare .