Ministria heq rimbursimin e ilaçit për trombozën në tru, edhe pse jemi në pandemi

239
Sigal

 

 Flet e moshuara: Nuk i blemë dot me 150 mijë lekë pension, burri u kurua në Itali nuk paguam asnjë euro!

Pensionistja Drita Mullai ka ngritur shqetësimin se prej muajit shtator bashkëshorti i saj nuk merr rimbursim për ilacin “Gliatilin” e cila përdoret për personat që kanë kaluar trombozë në tru.“Shqetësimi im është që prej shtatorit nuk marrim rimbursimin e ilaçit “Gliatilin” që e përdot bashkëshorti Bardhyl Mullai i cili ka kaluar trombozë në tru. Nuk ka mungesë nga ky ilac, por prej shtatorit i kanë hequr rimbursimin duke ia lënë vetëm veteranëve të luftës. Nuk e di sa veteran kanë ngelur që përdorin këtë ilac me rimbursim. Të gjitha ilaçet e burrit i marr pa rimbursim por kjo “Gliatilin” më kushton më shumë sepse 1 tabletë me 14 kapsula kushton 13 mijë lekë të vjetra, ai merr 3 në ditë, llogariteni sa shumë na kushton ne pensionistëve që marrim vetëm 150 mijë lekë pension.Në Itali kemi bërë kimio, analiza çdo gjë në spital pa paguar asnjë euro. Sa erdhëm këtu bëra operacion burrin nga prostata, ngeli sakat.Mesazhi për ministren – “Ju lutem mendo që të na rimbursosh këtë ilac për kaq pak të sëmurë që janë me këtë diagnozë që mos arrijmë deri në atë ditë dhe të sëmuremi mendërisht. Nuk i vuan as shteti as ministrat por i vuajnë familjarët”.