Fermerët e Beratit,Fierit dhe Lushnjes, sot në protestë

Domatja e skaduar, fermerët Beratit, Fierit dhe Lushnjes rikthehen  në protestë: Do bllokojmë rrugët

Fermerët e 13 fshatrave të Beratit, Fierit dhe Lushnjes do të rikthehen në protesta pas heshtjes së vazhdueshme të  Ministrisë së Bujqësisë lidhur me problemin e dështimit të shitjes së domates. Ndryshe nga protesta e parë e mbajtur në fshatin Samaticës, fermerët paralajmëruan këtë herë se do të bllokojnë rrugën kryesore Berat-Lushnje në vendin e quajtur ‘Ura e Kuçit’ ose segmentin Lushnje-Fier.Në këto tre qarqe janë të paktën 400 fermerë, të cilët janë dëmtuar nga kultivimi i domates i llojit Ozgan.Frutat e këtij kultivari dëmtohet ende pa u nxjerr në treg, duke dështuar shitjen, kostot për fermerët janë të pallogaritshme, ndërkohë që deri më tani Ministria e Bujqësisë ka fajësuar fermerët për dështimin e prodhimit.

NOA