Aksident në Korçë, një i plagosur

193
Sigal

Një aksident është regjistruar mesditën e së Martës në zonën pranë Pazarit të Vjetër të qytetit të Korçës.

Një automjet ka përplasur një motor.

Drejtuesi i motorit është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës, teksa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.